LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

8 Gusht 2020, 18:53, Politikë CNA
Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Shifrat në rritje me Covid-19 po shqetësojnë jo vetëm qytetarët por edhe mjekët.

Mjeku Pëllumb Pipero pohon se shqetësimi më i madh lidhet me ata qytetarë, të cilët kanë nevojë për hospitalizim.

Në dy spitalet Covid, shtretërit e programuar për të sëmurët po ezaurohen, ndaj së shpejti do të hapen Covid 3 dhe 4, por Pipero është i mendimit që e gjithë struktura shëndetësore në vend të bëhet gati për vjeshtën, tha mjeku në një lidhje me “TvKlan”.

Në situatën aktuale, ekspertët e shëndetësisë apelojnë për respektimin e distancës, përdorimin e maskës dhe higjienë të shtuar për të frenuar përhapjen e infeksionit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga