Connect with Us

Covid-19 shpërthen në Elbasan, Mirditë e Fier

Aktualitet

Covid-19 shpërthen në Elbasan, Mirditë e Fier

Publikuar

-

Covid-19 shpërthen në Elbasan, Mirditë e Fier

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 124 raste të reja me koronavirus dhe 4 humbje jete. Nga të dhënat e publikuara vihen re, përpos Tiranës shifra të larta në Elbasan, Mirditë e Fier.

Në Elbasan janë konfirmuar 19 raste pozitive, duke u bërë qyteti që ka arritur rekordin me rastet e reja brenda pak orësh, si asnjëherë më parë.

Ndërkohë, 9 raste pozitive janë konfirmuar  në Mirditë. Rastet e Mirditës janë dy personel mjekësor në Fan. Bëhet fjalë për një kryeinfermier dhe një infermiere si dhe familjarë të tyre. Po ashtu ka edhe vatra të reja. Mësohet se në Mirditë tamponet kanë ardhur me vonesë dhe si rredhojë rastet e publikuara sot nuk janë vetëm të orëve të fundit. 

Po ashtu, edhe qyteti i Fierit vazhdon të ketë vatra të reja dhe shtim të rasteve me COVID-19. Vetëm sot janë konfirmuar 7 raste në Fier dhe 1 rast në Patos me koronavirus, ndërkohë që një ceremoni mortore dyshohet të jetë bërë shkak i kësaj vatre. Dy ditë më parë u konfirmua 4 raste në Fier, pjesëtar të një familjeje nga Cakrani. Ndaj rastet e sotme janë të gjithë të afërm të këtyre kontakteve, ku të gjithë kanë qenë në një ceremoni mortore në Cakran. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Lufta kundër pastrimit të parave/ Ngrihen strukturat në shtatë prokurori

Publikuar

-

Nga

23 prokurorë angazhohen në luftën ndaj pastrimit të parave dhe sekuestrimin e aseteve kriminale

Ditën e sotme janë organizuar seksionet e posaçme në prokuroritë  pranë gjykatave të rretheve gjyqësore në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Janë gjithesej 23 prokurorë, të cilët do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve të krimit.

Përmes krijimit të këtyre strukturave, synohet rritja e efikasitetit në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme.

LEXO EDHE:  Britania e Madhe rishikon bilancin/ Mbi 47 mijë viktima nga Covid-19



Strukturat e krijuara do të mbështeten nga njësi të specializuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave si dhe nga Drejtoria e Prandalimit të Pastrimit të Parave. Puna e tyre do të mbështetet në nivel qendror nga koordinimi mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë Brendshme dhe Ministrisë së Financave, të cilat do të garantojnë sigurimin e mbështetjes së nevojshme për mirëfunksionimin e tyre./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Largohet drejtori i OSHEE/ Ja kush e zëvendëson

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dyshon se i ngacmoi seksualisht vajzën/ Përleshen dy burra në Lushnje

Publikuar

-

Nga

Dyshon se i ngacmoi seksualisht vajzën/ Përleshen dy burra në Lushnje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin: Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.



Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

LEXO EDHE:  Protestë në Elbasan/ Qytetarët bllokojnë rrugën

LEXO EDHE:  Protestë në Elbasan/ Qytetarët bllokojnë rrugën

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta e naftëtarëve të Ballshit/ Berisha: Ti jepen menjëherë pagat

Publikuar

-

Nga

Protesta e naftëtarëve të Ballshit/ Berisha: Ti jepen menjëherë pagat

Mëngjesin e sotëm naftëtarët e Ballshit u ngritën sërish në protestë për pagat e prapambetura, ndërsa protesta u shoqërua edhe me përplasje dhe tensione.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili deklaron se naftëtarët e Ballshit janë vjedhur dhe mashtruar.

Berisha dënon qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë rast, ndërsa kërkon që naftëtarët të paguhen menjëherë.

“Naftëtarët e Ballshit të vjedhur dhe mashtruar nga Edvin Hajduti dhe banda e tij, në revoltën e kafshatës.



Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik dhe të pashpirt ndaj tyre dhe kërkoj pagesën e menjëhershme të të gjitha detyrimeve ndaj tyre. Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, krahas një videoje të protestës.

LEXO EDHE:  Basha ftesë publike Ramës nga Fieri/Me çfarë e sfidon

LEXO EDHE:  Dyshohet se ngacmoi seksualisht 9-vjeçaren/ Prangoset i moshuari

Ndërkohë, kujtojmë se në protestën e sotme para Uzinës së Ballshit u regjistruan përplasje me policinë dhe dy naftëtarëve u ra të fikët.

Kjo nuk është hera e parë që naftëtarët protestojnë për rrogat e tyre, pasi atyre ia kanë vonuar gjithmonë pagat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE