LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokimi i merkatos për shkak të Çinarit, ja kur e merr CAS vendimin për Partizanin

8 Gusht 2020, 07:40, Sport CNA
Bllokimi i merkatos për shkak të Çinarit, ja kur e merr CAS

Partizani ka mbyllur në parim disa marrëveshje me lojtarë që janë në listën e dëshirave të trajnerit Ilir Daja, por në këtë moment nuk mund të bëjë asnjë zyrtarizim pa dalë vendimi i KAS-it të Lozanës për zhbllokimin e merkatos.

?Panorama Sport? mëson nga burime të sigurta në klubin e kuq se deri në mesin e këtij muaji pritet që të hiqet masa për bllokimin e merkatos nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër. Prej ditësh Partizani ka bërë një ankimim, dhe sipas të gjitha gjasave, javën tjetër do të zhvillohet seanca dëgjimore në KAS, nga e cila si kërkesë e parë e klubit do të jetë zhbllokimi i merkatos. Zyra juridike e klubit ka garantuar se kjo është një masë e sigurt që do të merret nga paneli në seancën e parë deri më 15 gusht.

Gazeta zbuloi më 15 korrik se Partizanit i ishte bllokuar transferimi i lojtarëve për një vit nga FIFA. Ky vendim tronditës kishte ardhur për shkak të transferimit të cilësuar si të parregullt të sulmuesit Erald Çinari në vitin 2018, kur të kuqtë paguan një dëmshpërblim te Vllaznia. Në këtë histori është përfshirë edhe FSHF-ja, që ka federuar lojtarin. FIFA ka dënuar Çinarin me 4 muaj, ndërsa klubi ka marrë 80 mijë euro gjobë.

Lajmet e fundit nga