LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayerni shaktërron Chelsean, kualifikohet në çerekfinalet e Champions League

8 Gusht 2020, 20:54, Sport CNA
Bayerni shaktërron Chelsean, kualifikohet në çerekfinalet e

Bayern Munich ka mposhtur Chelsean me rezultatin 4:1, për të prerë biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, me rezultatin e përgjithshëm 7:1 nga dy ndeshjet.

Bayern e nisi vrullshëm edhe ndeshjen e dytë, duke shënuar qysh në minutën e 10? me anë të Robert Lewandowski, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kampionët e Bundesliga dyfishuan epërsinë me anë të kroatit Ivan Perisic, i cili në minutën e 24? shënoi për 2:0. Chelsea reagoi fillimisht me anë të Hudson Odoi në minutën e 28?, por ky gol u anulua nga VAR.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Tammy Abraham shënoi golin e parë të ?Bluve?, për rezultatin 2:1. Por, në 45 minutëshin e dytë Bayern arriti që të gjente golin edhe dy herë.

Fillimisht Corentin Tolisso shënoi për 3:1 në minutën e 76?, kurse Robert Lewandowski vulosi rezultatin final 4:1 në minutën e 84?. Kështu, Bayern kalon në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku aty do të përballet me skuadrën e Barcelonës.

Lajmet e fundit nga