LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha kthehet pas 17 vite/ Kujton vrasjen e Kolonel Malushit, si u qëllua me breshëri armësh

8 Gusht 2020, 08:17, Kronika CNA
Artan Hoxha kthehet pas 17 vite/ Kujton vrasjen e Kolonel Malushit, si u

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka kujtuar pak minuta më parë vrasjen e Kolonel Gani Malushit, i cili u plagos rëndë më 06 gusht të 2003-shit dhe ndërroi jetë një ditë më pas.

Hoxha ka publikuar foto me kolonelin dhe sjell ndërmend atentatin ndaj tij. Manushi u qëllua me breshëri armësh vetëm pak metra larg drejtorisë së Policisë së Durrësit, ndërkohë që ishte në makinë me shoferin e tij.

?Burrat kujtohen, nuk vajtohen…
Shkuan 17 vite….

Me ?Deshmorin e Atdheut?, Kolonel Gani Malushi, 20 maj 1953 – 7 gusht 2003.
Komisari u plagos rëndë më 06 gusht 2003, dhe do të ndahej nga jeta vetëm një ditë më pas, me 7 gusht 2003. Malushi u qëllua me bresheri kallashnikovi ndersa leviste me shoferin e tij, ne nje atentat te organizuar, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Gani Malushi u shpall “Dëshmor i Atdheut” më 16 nëntor 2004?, shkruan gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga