Connect with Us

Anila Hoxha ngre alarmin/ Dritan Dajti mund të lirohet nga burgu vitin tjetër

Kronika

Anila Hoxha ngre alarmin/ Dritan Dajti mund të lirohet nga burgu vitin tjetër

Publikuar

-

Anila Hoxha ngre alarmin/ Dritan Dajti mund të lirohet nga burgu vitin tjetër

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha, ka kujtuar vrasjen e 4 dëshmorëve Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Samir Duçkollari.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ngre alarmin se Dritan Dajti po shkon drejt daljes nga burgu dhe deklaron se në këtë mënyrë po rivriten edhe njëherë 4 policët.

Ajo zbërthen skemën që pretendon se po nxjerr jashtë dyerve të burgut Dritan Dajtin.

“Fuat Vjerdha gjyqtari i Apelit që votoi kundër zbritjes së dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. U shkarkua! Lindita Hoxha, gjithashtu kundër uljes së dënimit të përjetshëm. U shkarkua! Prokurori Artan Bajrami përpara se të bënte rekursin në Gjykatën e Lartë për vendimin ndaj Dajtit, për çështje orësh u shkarkua dhe ai. Tani ka fjalë juristësh që parashikojnë: Gjykata e Lartë me kleçkën se dosja duhej rekursuar nga prokurori i çështjes ( Bajrami) dhe jo prokuror zëvendësues do vendosë rrezimin e rekursit.

Ne rast se kjo ndodh, Dajtit i mbeten në fuqi 25 vjet dhe me kohën e para-burgosjes llogaritet që vjeshtën e 2021, të kthehet në shtëpi. Edhe pse mbase ndonjëri nga ju priste të kishte qenë në listën e regjimit 41 bis! Ndaj veç të sotmes, si datë vrasjeje të dëshmorëve Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Samir Duçkollari, kujtoni edhe datat kur ata u rivranë dhe kur do rivriten në vazhdim”, shkruan ajo.

LEXO EDHE:  Vrau dhe u arratis/ Ekstradohet i shumëkërkuari

Kujtojmë se 4 efektivët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, u ekzekutuan më 7 gusht të vitit 2009, gjatë një operacioni në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo në vitin 1999 në Tiranë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Një ngjarje e rëndë ashtë regjistruar pasiten e sotme në Durrës, ku babë e birë janë plagosur me armë zjarri.

Sipas uniformave blu, autori i plagosjes është shtetasi A. Ll., i cili ka qëlluar nën efektin e alkoolit dhe është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Vrau dhe u arratis/ Ekstradohet i shumëkërkuari



Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Vrasja horror në Korçë/ Policia jep informacion zyrtar

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojnë të depërtojnë edhe brenda ambienteve

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojne të depërtojnë edhe brenda ambjenteve

Një vatër zjarri ka rënë në ambientet e jashtme të burgut të Fushë- Krujës.

Zjarr i është vënë shkurreve jashtë burgut, dhe tashmë rrezikon edhe godinën.



Kjo është hera e dytë në pak kohë që bie zjarr në afërsi të burgut, ndërsa ende nuk ka autor.

Zjarrëfikëset e Krujës po mundohen të kontrollojnë flakët për të mos depërtuar deri në ambientet e brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Benzi” përplaset me furgonin/ Plagosen tre persona, një vajzë në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Bulqizë.

Mësohet se një makinë tip “Benz” është përplasur me një furgon, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre persona.



Nga informacionet paraprake, raportohet se një vajzë rreth 27 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Tentoi të vriste një person, arrestohet Dhimiter Zito

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Rrëshen/ Kontrolle me dron për lokalizimin e autorit

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE