LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

7 Gusht 2020, 10:42, Opinione CNA
Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i

Ka filluar një debat publik në Shqipëri, për shtetasin e njohur publikisht si Ylli Ndroqi dhe atë të njohur nga drejtësia si Xhemail Pasmaçiu.
Duke dashur të dalë i pastër nga historitë e tij të trafikut të drogës, njeriu me emër të ndryshuar e ka spostuar debatin tek sekuestrimi i mediave të tij.

Shumë gazetarë flasin për lirinë e fjalës, në fakt Ora duket më e lirë se kurrë prej 4 ditësh është pjesërisht në opozitë, pasi sulmon vetëm Erion Veliajn dhe hesht për Edi Ramën, por serish mund të quhet në opozitë. Shoqëri civile, aktivistë, por edhe kllouna oborri flasin për Ora-News, por askush për thelbin e çështjes, trafikantin e drogës për të cilin Interpoli ka dhënë të paktën dy dosje në Turqi dhe Itali. Ata që duan ta mbrojnë theksojnë se sulmi është politik, se Yllin nuk e bleu dot qeveria. Në fakt kjo duket qesharake kur mendon se Ndroqi ose Pasmaçiu është një nga njerëzit më pranë qeverive në çdo kohë, dhe direkt me kryeministrat, përjashto Sali Berishën, që ja dinte letrat dhe e mbante në distancë.

Por thelbi nuk qëndron tek fakti sa miq i ka pasur pushtetet Ylli, por a po sulmohet Ora News si zëri i qytetarëve apo organet ligj zbatuese më në fund pas shumë vitesh hapën dosjen e një trafikanti droge në media?
Sapo thua trafikant drogë, kjo dhe sipas SPAK dhe Interpolit, gjithçka bie poshtë.

Si mund të jetë zëri i qytetarëve apo i opozitës një trafikant droge?

Stafi, kolegët gazetarë që bëjnë detyrën e tyre janë një medalje por me dy anë. Së pari sot janë në oponencë më Veliajn por nuk na tregojnë kohët e arta kur raportonin sukseset e Lalit në çdo cep të Tiranës. Sepse dikur Ylli dhe Lali ishin si dy gonxhe. Kujtojmë dasmën e djalit të Ndroqit që hapej me valle nga Veliaj me nënën e ndjerë të Yllit. Prandaj janë dy anët e medaljes si media për Orë-n, dje kur i mbante iso dhe sot që përplaset me Veliajn duke e gjetur dhe si argument ?për të shpëtuar fytyrën në opinion publik, se po i sulmon Veliaj.

Në fakt sulmi po vjen ndaj një trafikanti droge me dosje të kopsitura mirë, dhe organet ligjzbatuese këtë punë kanë, por Ylli kërkon të shpëtojë imazhin e tij atë të dytin, pra emrin e ndryshuar se Xhemail Pasmaçiun identitetin e parë, ende s e ka pranuar publikisht.
Çdo argument që japin mbrojtësit e tij në publik është misioni i Yllit në media dhe puna e tij e ndërshme këto vite, po drogën kush e bëri?

Kështu sipas këtij version çdo njeri që merret me drogë, ble një Tv e fillon misionin mediatik si zë i qytetarëve dhe kështu gjithçka quhet e shkuar dhe e mbyllur. S?mund të jetë trafikanti zëri i qytetarëve kurrë, as i opozitës, qoftë edhe duke bërë luftë me shtetin.
Trafikanti apo ish-trafikanti i drogës nuk mund të jetë pronar mediash, edhe për një arsye shumë të thjeshtë. Ka disa kritete ligjore për tu liçensuar dhe Xhemail Pasmaçiu me dosjen që ka, s do qasej dot në dyert e shtetit, liçensat i ka përfituar si Ylli Ndroqi, prandaj ka dhjetëra argumenta që rrëzojnë çdo tezë mbrojtëse nga ata të paguarit apo të papaguarit.

Kemi të bëjmë me shtetasin Xhemail Pasmaçiu, trafikant droge që është bërë Ylli Ndroqi, pronar televizioni. Ky është thelbi i gjithë debatit. Xhemaili apo Ylli nuk është gazetar, por sipas Interpol dhe çështjeve me drejtësinë në Turqi dhe Itali është trafikant droge, të tjerat janë tumnana që ngre ai dhe të tijët për të shpëtuar pa lagur nga gjithë kjo histori./CNA.al

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Ora News në 48 orët e lirisë harron Edi Ramën

Po hajduti (trafikanti) ka faj?

 

12:32 Opinione

Lajmëtari Sonila

Nga Frrok ÇupiMos mendoni se kam gabuar gjininë teksa shkrua...

11:26 Opinione

Çibani Taulant

Nga Ilir LevonjaPlot 7 vjet në pushtet që Taulant çibani u t...

Lajmet e fundit nga