LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Apeli i Tiranës rikthen në burg Kreshnik Tushën

7 Gusht 2020, 07:54, Kronika CNA
Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Apeli i Tiranës rikthen

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg shtetasin Kreshnik Tusha, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku viktima mbetën biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Kujtojmë se Tusha shkoi i plagosur në Spitalin e Laçit natën e vrasjes. Dyshimet e para ishin se ai ishte një nga atentatorët, por pas arrestimit të Eduart Lamajt, ai u lirua nga Gjykata e Kurbinit dhe u la në arrest shtëpie.

Ditën e sotme, gazetarja Lala mëson se Apeli ka prishur këtë vendim dhe ka caktuar ndaj Tushës masën e sigurisë ?arrest me burg?./CNA.al

Lajmet e fundit nga