Connect with Us

Tronditet Juventusi, Lyoni i eliminon nga Champions League

Sport

Tronditet Juventusi, Lyoni i eliminon nga Champions League

Publikuar

-

Olympique Lyon ka bërë befasinë më të madhe të këtij sezoni në LK, duke eliminuar Juventusin.

Olympique Lyon është mposhtur 2:1 në ‘Allianz Stadium’, por ka siguruar biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në duelin kundër Juventus.

Një gol i Memphis Depay në minutën e 12’ ka bërë që skuadra franceze të jetë një hap tutje në Ligën e Kampionëve.

I pakontestueshmi i Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo, shënoi dy gola të tjerë në këtë ndeshje, por fatkeqsisht këto gola vlejnë vetëm për  regjistra personal.

Ronaldo shënoi për 1:1 në minutën e 43’, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, portugezi gjeti edhe një herë golin, pasi pranoi një pasim nga Federico Bernardeschi.

Rezultati final i dy përballjeve ishte 2:2, por goli mik i Olympique Lyon ka peshën e kualifikimit tutje

<

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Bayerni është mbret i Europës, mposht Sevillan dhe fiton Superkupën

Publikuar

-

Nga

Bayern Munich është mbret futbollit evropian këtë edicion. Pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin gjerman, Bayern Munich kanë fituar edhe Superkupën e Evropës, duke mposhtur më të mirët e Ligës së Evropës, Sevillan.

Koha e rregullt mes Bayern dhe Sevilla mbraoi 1:1, por në ‘Extra-Time’ bavarezët shënuan për 2:1. Sevilla ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi në këtë finale të madhe, me Lucas Ocampos që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, kur luhej minuta e 13’.



Bavarezët u kthyen në lojë në minutën e 34’, me golin e Leon Goretzka. Gjermanët shënuan edhe një herë në minutën e 51’ me Robert Lewandowski, por goli doli të jetë i pavlefshëm, pas intervenimit të VAR.

Me këto dy gola u mbyll pjesa e rregullt e kësaj ndeshje. Në vazhdime, Bayern ishin më kërkues dhe arritën të gjenin golin me anë të mesfushorit spanjoll, Javi Martinez, i cili shkundi rrjetën në minutën 104’. Kjo fitore i siguron Bayernit edhe një tjetër titull, duke vulosur kështu dominimin në futbollin evropian. 

LEXO TE PLOTE

Sport

Mendova se do shkonte në Shtesë, Shkëndija…” Mourinho i befason të gjithë me deklatatën pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Shkëndija nuk mund të bënte të pamundurën realitet dhe eliminohet kështu nga Europa League. Turi i tretë kualifikues i vuri përballë një kundërshtar që dy sezone më parë prekte finalen e Champins League, Totenhemin. Perla e Nafiut solli një befasi të madhe duke vendosur baraspeshën, por gjithçka ishte e bukur vetëm për aq sa zgjati, pasi Spërsat do të tundin shifrat edhe dy herë të tjera për të kaluar në play off. Në përfundim të ndeshjes, Hoze Murinjo ka dhënë një intervistë për mikrofonin e “Supersport”, ku nuk i ka kursyer vlerësimet për skuadrën shqiptare nga Tetova.

Sa e vështirë ishte ndeshja sot?
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e hapur gjatë gjatë gjithë kohës. Për një moment mendova se ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë, ndaj provova t’i mbaj të karikuar lojtarët vazhdimisht. Ndeshja u mbyll vetëm pas golit të tretë tonë“.

Më e vështirë sot, apo një javë më parë në Bullgari ndaj Lokomotivës së Plovdivit?
“Kur bëjmë ne presing, Lokomotiva ishte më e vështirë, pasi rreshtohej shumë mirë mbrapa, por kur ne lëmë kundërshtarin të luajë, atëherë Shkëndija dinte të dilte mirë në sulm dhe kishin një nivel të mirë teknik“.



Si është të drejtosh skuadra në nivele të tilla, pas dy dekadash trajner në nivele të larta?
“Nuk është aspak problem për mua që të luajmë këtu, pasi nga këtu mund të shkojmë shumë përpara, por ajo që nuk më pëlqen dhe më vjen keq, është të luajmë në një stadium bosh. Gjithsesi jetojmë në kohë të vështira, Na kanë pritur mirë këtu dhe kam vënë re që kundërshtarët, përveç kënaqësisë që po luanin me Tottenhamin, ndiheshin edhe pak të pafat, pasi nëse do të kishin një skuadër tjetër, mund ta kalonin“.

Më e vështirë të fitoni në Premier League këtë sezon, apo në Europa League?
“Në kampionatin anglez përballemi me 4-5 skuadra shumë të mira, nga më të fortat në botë dhe do të jetë një garë shumë e vështirë. Edhe në Europa League do të përballemi me kundërshtarë të ndryshëm, italianë, spanjollë, etj. Unë e kam fituar Europa Leaguen në të dy rastet kur kam marrë pjesë dhe pse jo, ta fitoj edhe një herë të tretë“.

LEXO TE PLOTE

Sport

Drita përfundon aventurën Europiane, kampionët e Kosovës eliminohen nga Legia e Varshavës

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar këtu ëndrra e Dritës së Gjilanit, në Ligën e Europës. Kampionët e Kosovës, u mposhtën në raundin e tretë të këtij kompeticioni nga polakët e Legias së Varshavës me rezultatin 2-0.

Dy golat në pjesën e parë nga Uzolek dhe Pekhart i siguruar triumfin vendasve, që e shohin veten në “Play-Off”-in e Ligës së Europës.



Pavarësisht humbjes, vlen të theksohet fakti se gjilanasit bënë një paraqitje dinjitoze edhe pse luanin në transfertë dhe përballë kishin një kundërshtar me nivel si Legia e Varshavës.

LEXO TE PLOTE