Connect with Us

“Thuaj që vdiq nga koronavirusi”/ Pipero i përgjigjet qytetarit: Nuk ka shans…

Sociale

“Thuaj që vdiq nga koronavirusi”/ Pipero i përgjigjet qytetarit: Nuk ka shans…

Publikuar

-

“Thuaj që vdiq nga koronavirusi”/ Pipero i përgjigjet qytetarit: Nuk ka shans...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për përhapjen e koronavirusit në vend dhe gjendjen në spitale.Pipero u shpreh se ende nuk ka protokolle të përcaktuara për këtë sëmundje.

Po ashtu ai tha se tashmë edhe mjekët e familjes janë në dispozicion të pacientëve, ndërsa sqaroi se ata janë trajtuar nga Urgjenca Kombëtare.

“Nxitimi për të dhënë antibiotik pa pasur klinik është i gabuar. Dua të them që mjeku i familjes është trajnuar jo vetëm nga Urgjenca Kombëtare, por edhe nga ne. Janë bërë disa trajnime dhe di të them se i kemi trajnuar dhe ky është një nga avantazhet që ka mjeku i familjes në përballjen me COVID-19. Nuk duhet të nxitohemi, skema për tu përdorur ndryshon sipas fazave të sëmundjes. Ata që kanë nevojë për trajtim u kemi dhënë skema të duhura. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje komunikohet me 127″, u shpreh mjeku infeksionist.

LEXO EDHE:  Mbi 3500 të infektur nga koronavirusi në Greqi/ Ja sa kanë humbur jetën

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar edhe mesazhin e një qytetari, i cili shprehej se në shumë raste vdekjesh, u është thënë se duhet të regjistronin të afërmit e tyre si viktima të Covid-19.  Gazetari Endri Xhafo, i lexoi një mesazh të tillë Piperos dhe i kërkoi koment.

Nuk besoj që virusi ekziston. Kemi pasur raste vdekjesh dhe na është kërkuar t’i regjistrojmë si me Covid-19. Thuaj që vdiq nga corona na thonin,”- lexoi ndër të tjera Xhafo.

Lidhur me këtë, Pipero u shpreh se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionist që e ka ndjekur. Më tej, mjeku rrëfeu një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid-19. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

PAA: Kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim, qeveria nuk duhet të kërcënojë!

Publikuar

-

Nga

PAA: Kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim, qeveria nuk duhet të kërcënojë!

Partia Agrare Ambientaliste, përmes një deklarate për mediat, thotë se kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim dhe përgjegjësi.

Sipas PAA, “Qeveria nuk duhet thjesht të kërcënojë se nëse përhapen raste të pandemisë do të ri-mbyllë shkollat. Qeveria duhet të nxisë dhe lehtësojë bashkëpunimin efikas të mësuesve, fëmijëve, nxënësve dhe prindërve në parandalimin e rasteve pas hapjes së shkollave.



PAA vlerëson se qeveria duhet t’i ofrojë fleksibilitet maksimal punonjësve në orët kur i çojnë fëmijët në shkollë dhe në orën e pritjes kur vijnë nga shkolla.

LEXO EDHE:  “Lajm i mirë mbi Covid-19”/Alimehmeti: Të dhënat shpresëdhënëse që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme në Britani/ 761 viktima brenda 24 orëve, mbi 98 mijë të infektuar

“Këtë fleksibilitet duhet ta ofrojë edhe sektori privat, rikthimi i karantinës godet rëndë edhe bizneset e tyre. Përfshirja e mësuesve, nxënësve dhe prindërve në këtë sfidë sa familjare edhe kombëtare është e vetmja strategji efikase. Kërcënimet e Ramës për ri-mbyllje janë prova të fshehjes së dështimit në menaxhimin e krizës së pandemisë”, thuhet në deklaratën e PAA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Publikuar

-

Nga

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Deputetja Rudina Hajdari ka një mesazh të fortë për mësuesit, në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor.

Sipas Hajdarit, misioni i mësuesit është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Më tej ajo u ka uruar nxënësve dhe mësuesve  një cit sa më të mbarë.



“Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.
Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë. Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën” Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë. Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë”, shkruan Hajdari, teksa ka publikuar një foto me vajzën e saj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Tensionohet situata, përplasen me policinë

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Tensionohet situata, përplasen me policinë

Mëngjesin e sotëm naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë për pagat e prapambetura.

Situata është tensionuar, ndërsa naftëtarët kërkojnë të hyjnë me forcë në rafinerinë e Ballshit. Ndërkohë raportohet se naftëtarët tentuan të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në uzinë.



I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon”, thotë njëri prej protestuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE