LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si dhe kush e shpëtoi Ylli Ndroqin nga burgu në vitin 2015?

7 Gusht 2020, 08:27, Aktualitet CNA

Dje avokatët e Ylli Ndroqit publikuan një dokument që pretendonin se gjykata e Torinos kishte dhënë një vendim për shtetasin në fjalë pas kërkesës të bërë nga avokati i tij Engjëll Agaçi, sot sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë.

Në fakt loja e avokatëve të Ndroqit për t?i ruajtur imazhin e coptuar pas publikimit të dokumentave nga SPAK duket qesharake, kjo për faktin se vendimi flet për gjykatën e Torinos ndërsa SPAK flet për prokurorinë e Milanos. Së dyti dokumenti ka emër mbiemër Ylli Ndroqin jo shetasin Xhemail Pasmaçiu i cili është edhe emri që është hetuar në Turqi dhe Itali.

Janë dy detaje mjaft të rëndësishme këto

SPAK në njoftimin për mediat thekson se ? Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italaine kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ?BAKLLAVA?, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim ai u arrestua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos?.

Në asnjë rast deri tani asnjë nga avokatët apo besnikët e Ylli Ndroqit nuk flet për shtetasin Xhemail Pasmaçiu, por vetëm përpiqen të sqarojnë çështje lidhur me Ylli Ndroqin. Sipas të dhënave zyrtare Ylli Ndroqi ndryshoi gjeneralitetet e tij në dy kohë, në vitin 1993 dhe në vitin 1997, duke u bërë nga Xhemail Pasmaçiu në Ylli Ndroqi. Për të parin raportohet aktivitet kriminal në fushën e trafikut të drogës, ndërsa Ylli Ndroqi është një njeri i ndërshëm që pas trafikut të drogës ju fut, biznesit, medias dhe diplomacisë.

Ende askush zyrtarisht nuk e thotë si i shpëtoi Ylli Ndroqi urdhër arrestit të vitit 2006 i cili në 2015 duket se nuk është zbatuar.
Në atë kohë ministër i Brendshëm ka qenë Saimir Tahiri dhe mësohet se ky i fundit ka pasur ndërhyrje të forta për letër-porosinë e ardhur nga Italia që gjendet ende në arkivat e institucionit. Në qarqet mediatike qarkullonte informacioni se ishte Ilir Meta ai që kishte ndërhyrë për t?i gjetur hapësirë që miku i tij Ylli Ndroqi mos çohej me pranga në Itali.

Si gjithmonë, ka një kleçkë dhe një hapësirë në procedurë, dhe në atë kohë është gjetur djegia e afateve, theksoi një burim zyrtar i ministrisë së Brendshme./CNA.al

Asgjë e re nga Italia për trafikantin Xhemail Pasmaçiu!

Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?

Çfarë fsheh arrestimi i vitit 2015, i Ylli Ndroqit?

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

 

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Avokati i Ylli Ndroqit: Pasuritë u sekuestruan me nxitim, parregullsi ligjore

BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

 

BOOM-Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile

 

Lajmet e fundit nga