Connect with Us

Shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen dhe një 18-vjeçare/ Arrestohet korçari

Kronika

Shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen dhe një 18-vjeçare/ Arrestohet korçari

Publikuar

-

Shftrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen dhe një 18-vjeçare/ Arrestohet korçari

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Klientët”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Vihet në pranga një 28-vjeçar, pasi shfrytëzonte për prostitucion në qytete të ndryshme, bashkëjetuesen 17-vjeçare dhe një shtetase tjetër 18-vjeçare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shfrytëzonte për prostitucion një shtetase 18-vjeçare, të cilën e përdorte edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, si dhe një shtetase 17-vjeçare me të cilën bashkëjetonte, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klientët”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në Korçë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë, një 18-vjeçare dhe shtetasen e mitur 17-vjeçare, me të cilën bashkëjetonte.
Gjithashtu, shtetasi M. M. e ka shfrytëzuar dhe përdorur 18-vjeçaren edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.

LEXO EDHE:  Shfrytëzonte të miturën për prostitucion/Pranga të riut shqiptar në Itali

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur’’, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthimi i fuqishëm/ Artan Hoxha: Me minë të telekomanduar

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha akuza e-Albania dhe Ramës/ Ujku po vjen vërdallë, ai nuk ha zogj

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Hoxha deklaroi se sipas informacioneve që ka shpërthimi ka qenë me minë të telekomanduar.

Hoxha tha se shpërthimi i makinës duket si një akt terrorist, pasi ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar dhe në një kohë kur ka pasur shumë lëvizje.



“Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Shfrytëzonte të miturën për prostitucion/Pranga të riut shqiptar në Itali

LEXO EDHE:  Taksisti nga Shkupi: Vajzat e reja shiten për para, djem të rinj bëhen femra

Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe”, tha ai në studion e Abc News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me eksploziv

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me eksploziv

Janë zbardhur detajet e para nga shpërthimi i fuqishëm në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se një makinë ka shpërthyer mbi urë, teksa ka qenë duke lëvizur.

Ndonëse paraprakisht u raportua se mund të kishte një viktimë, policia nuk e ka konfirmuar ende diçka të tillë.

Burime nga blutë bëjnë me dije se nga makina është nxjerë një djalë, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës me shenja jete.



Dyshohet se makinës mund t’i jetë bërë atentat me lëndë plasëse të montuar në pjesën e përparme të makinës.

LEXO EDHE:  Dhunonte me shkop gome kamerieren të prostituonte në Rodos/ Arrestohet shqiptari

LEXO EDHE:  Dhunonte me shkop gome kamerieren të prostituonte në Rodos/ Arrestohet shqiptari

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa pritet të hedhë më shumë dritë mbi shpërthimin e fuqishëm./ CNA.al

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dalin emrat/ Kush është gruaja që u vra nga kunati për çështje morali

Publikuar

-

Nga

Dalin emrat/ Kush është gruaja që u vra nga kunati për çështje morali

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku kunati ekzekutoi me armë zjarri bashkëshortën e vëllait te tij..

Mësohet se vktima është shtetësja Jetmira Hasani. Ajo është vrarë nga kunati i saj, Agron Tanushi, pas një konflikti brenda familjes për shkak të moralit, pasi mendohet se kunatit nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të nuses së vëllait të tij.



Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon puna për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE