Connect with Us

Rrëfimi i Ze Marias për “The Guardian”: Tirana kishte probleme të mëdha, por unë…

Sport

Rrëfimi i Ze Marias për “The Guardian”: Tirana kishte probleme të mëdha, por unë…

Publikuar

-

Zhoze Marcelo Ferreiro, i njohur nga të gjithë thjesht si Ze Maria, vështirë se do ta harrojë ndonjëherë eksperiencën e tij shqiptare. Braziliani u ul për një vit e gjysmë në pankinën e Tiranës, duke drejtuar bardheblutë në vitin e pare në histori në Kategorinë e Parë, për t’i kthyer pa shumë probleme në Superiore e duke vënë bazat që emra si Kobinah e Ngo të bëheshin pjesë e skuadrës që u shpall kampione, pa harruar këtu mundësitë që u dha të rinjve si Ismajlgeci e Çelhaka për të debutuar me ekipin.

Por ka qenë një aventurë mes shumë vështirësish, siç tregoi ai në një intervistë të gjatë të dhënë së fundmi për të përditshmen britanike “The Guardian”. Ze Maria ka përshèkruar etapat e karrierës së tij, si futbollist e si trajner, duke u ndalur edhe te ajo në Shqipëri.

“Unë punova te Tirana, klubi më i madh në vend që kishte rënë në kategorinë e dytë. Ata nuk kishin rënë asnjëherë më parë dhe kishin probleme të mëdha. Por ne fituam kampionatin e kategorisë së dytë dhe Superkupën e Shqipërisë”, kujton Ze Maria këtë etapë të tijën në vendin tonë, duke e cilësuar të suksesshme.

Në fakt, pas atij sezoni, Ze Maria zgjati shumë pak në drejtimin e Tiranës në Superiore, i larguar pasi ekipi nuk ishte në gjendje të luftonte për majat e klasifikimit dhe gjendej shumë larg pretendimeve e kreut. Situatë e cila pavarësisht largimit të brazilianit nuk ndryshoi, pasi edhe nën drejtimin e Ardian Memës i cili vijoi në stol pas tij, bardheblutë vuajtën deri në fund dhe siguruan me vështirësi mbijetesën në Superiore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Vedat Muriqi zbarkon te Lazio për vizitat mjekësore

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi sapo ka mbërritur këtë mëngjes në qendrën mjekësore të Lazios, aty ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajizuara përpara finalizimit të transferimit te klubi italian.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, arriti dje në kryeqytetin e Italisë, në prag të transferimit të tij te skuadra e re.

Anëtari i Fenerbahce u shpreh i lumtur gjatë ditës së djeshme për kalimin në Serie A.



Muriqi pritet shumë shpejt t’i kompletojë formalitetet e fundit, deri në njoftimin e zyrtarizimit.

Lazio pagoi 18 milionë euro + 2 të tjera bonuse te Fenerbahce për 26-vjeçarin, që do të fitojë 2.2 milionë në sezon.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kokëdhma: Kemi braktisur kampionatin, do të durojmë tre vjet nëse do të duhet

Publikuar

-

Nga

Presidenti i klubit Apolonia, Koço Kokëdhima, insiston se klubet e Kategorisë Superiore janë gati të presin edhe vite pa luajtur, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre. Në “Rubrika Sportive” ai deklaroi se klubet ishsin të detyruara të ndërmerrnin këtë masë drastike.

“Nuk ka as bisedime, as negociata. Klubet e Superiores kanë vendosur të detyruara ta braktisin garën sepse nuk kanë pasur asnjë mundësi tjetër. Nuk dëgjohen dhe nuk gjendet gjuha me qeverinë. 18 muaj më parë u bënë shumë premtime nga qeveria por ato përfunduan në asgjë, ndaj klubet u detyruan të marrin këtë masë ekstreme, që të mos përfshihen në kampionat që kërkesat të plotësohen.



Nuk është gjoja, është vendim shumë serioz, ne jemi detyruar të mos i kthehemi më Superiores nëse kërkesat tona nuk plotësohen, nuk diskutohen më as një javë apo tre, por nëse duhet do të durojmë tre vjet për këtë histori. Nuk është marrë parasysh asnjë propozim i komunitetit të futbollit. Produkti ka qenë zero”, tha Kokëdhima.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana çmendet në merkato, tenton Shkurtaj-Abazaj

Publikuar

-

Nga

Kristal Abazaj është shumë pranë Tiranës. Burime të besueshme të “Panorama Sport” pohojnë se ditë e fundit ka pasur diskutime intensive midis klubit bardheblu dhe vetë lojtarit, i cili është në pronësi të klubit të Anderlehtit, por duket se belgët nuk e kanë në planet e tyre shqiptarin.

Për këtë arsye, po punohet për të gjetur një formulë që 24-vjeçari të sigurojë një skuadër dhe të vijojë karrierën e tij. Për momentin mësohet se palët kanë ngecur te paga që përfiton Abazaj (20 mijë euro në muaj) dhe kampionët e Shqipërisë nuk e kanë luksin për të paguar kaq shumë.

Nga ana tjetër, Anderlehti nuk ka ndërmend që të përdorë të njëjtën formulë si te Kukësi, ku një pjesë ia paguanin ata dhe pjesën tjetër verilindorët. Belgët duan që të mos kenë më punë me pagesën ndaj futbollistit, por ndërkohë Tirana nuk ia plotëson dot kërkesat dhe nga ana tjetër lojtari nuk ka ndërmend të ulë pagën e tij. Megjithatë, gjasat janë që të gjendet një “e mesme e artë” midis klubit belg, atij të Tiranës dhe Abazajt, në mënyrë që ish-lojtari i Kukësit sezonin e ardhshëm të mbajë veshur fanellën bardheblu.



Gjasat janë që kjo marrëveshje të konkretizohet me sukses, sepse për të tria palët të përfshira në këtë mes mund të ketë përfitime: Abazaj luan në një skuadër pretendente, Tirana përforcohet ndjeshëm, ndërsa Anderlehti nuk paguan më rrogën për një lojtar që nuk jep kontributin për këtë skuadër.

Dëshirat e Tiranës nuk janë vetëm tek Abazaj, pasi burimet pohojnë se kanë hyrë në tratativa edhe me Vasil Shkurtajn.

LEXO TE PLOTE