Connect with Us

Rikthehet ‘On Top’ Erla Mëhilli/ Iu tregoj femrat dinjitoze të politikës

Life Style

Rikthehet ‘On Top’ Erla Mëhilli/ Iu tregoj femrat dinjitoze të politikës

Publikuar

-

Rikthehet ‘On Top’ Erla Mëhilli/ Iu tregoj femrat dinjitoze të politikës

Ish-zëdhënsja e PD-së, Erla Mëhilli ishte e ftuar në emisionin “Pushime On Top” në ekranin e Top-Channel, për të ndarë disa momente nga pushimet dhe jeta e saj. Tashmë, rrallë shfaqet në ekran, dhe kureshtja për vajzën simpatike, që u bë zëri i PD-së, është e madhe.

Erla ka komentuar femrat e politikës, duke veçuar Jozefina Topallin, për të cilën ruan respekt dhe simpati.

“Kam shkuar mirë me të gjitha. Kam shkuar mirë me Jozefinën. Jozefina sado tip i vështirë mund të ketë qenë, me mua ka shkuar gjithmonë mirë. Jozefina ka qenë prezente në çdo moment timin si të bukur, p.sh kur u bëra zëdhënëse apo kur fitova në këshilln kombëtar. Ruaj kontakte dhe sot e kësaj dite, kam respekt maksimal për të, tha Erla.

E pyetur për femrat e politikës që vlerëson nga të dy kahet, Erla tha se në PD, çmon Jorida Tabakun, ndërsa mes emrave të PS-së, zgjodhi Arta Daden dhe ish-zv/ministren e Financave, Irena Beqiri.

Nga PD sot më pëlqen Jorida Tabaku. E kam shoqe, është ambicioze punëtore, goc tirone, figure e paster. Arta Dade është një femër që e vlerësoj në Partinë Socialiste. Nga politikanet e sotme ne PS nuk mund te zgjedh sepse nuk shof njeri me karakter mes tyre.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i kameramanit të Berishës/ Reagimi i fortë i Erla Mëhillit

Sa i përket kohës së lirë dhe argëtimit, Erla edhe pse një nënë me fëmijë, shprehet se gjen më tepër kohë gjatë ditës ndërsa foli edhe për shijet muzikore.

“Më shumë jam e lirë gjatë ditës. Pëlqej muzikën italiane, Rock, Folk, Hip-Hop”, tha Erla në Top-Channel./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Duhet ta ketë çdo femër/ “Aksesori” që mban Meghan Markle për të qenë e suksesshme

Publikuar

-

Nga

Duhet ta ketë çdo femër/ "Aksesori" që mban Meghan Markle për të qenë e suksesshme

Meghan Markle është një nga personazhet e cila me fjalimet e saj ka frymëzuar ndjekës të tërë të ‘Kensington’. Një vit më parë, ajo bashkëpunoi me organizatën bamirëse të Mbretërisë së Bashkuar, ‘Smart Works’, për të krijuar veshje pune cilësore për gratë që kërkojnë të futen përsëri në fuqinë punëtore.

Meghan u bashkua me organizatën për të folur për modën dhe fuqizimin e grave. Megjithatë ajo çfarë mori vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se Markle tregoi aksesorin që i duhet çdo vajze në veshjen e saj.



“Thjeshtë besimi, është ajo që ndërtohet brenda, kjo është pjesa me të cilën duhet të dilni nga ajo dhomë dhe futeni në intervistë me të cilën do t’ju çojë në shtresën tjetër të suksesit. Nuk është një bizhuteri, një çantë dore, apo një shall. Aksesori më i mirë që mund të vishni është besimi juaj. Vetëvlerësimi juaj është ai që do t’ju dallojë nga të tjerë”, u shpreh Meghan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Soni Malaj tregon muskujt/ Këngëtarja trazon rrjetin me foton e fundit

Publikuar

-

Nga

Soni Malaj është cilësuar si një nga këngëtaret më seksi shqiptare. Ajo ka një karrierë të gjatë muzikore ku ndër vite i ka dhuruar shumë hite publikut shqiptar. Por Soni nuk është vlerësuar vetëm për zërin e saj dhe muzikën që bën por edhe pamjen e jashtme.

Ajo shpesh është cilësuar si një nga vajzat më seksi dhe këtë gjë e vërteton edhe fotoja e saj e fundit.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj në krye të PS-së/ Flet Arta Dade

LEXO EDHE:  “Siç q*het qartë”/ Erla Mëhilli flet për lapsusin që e vuri në siklet

Këngëtarja ka publikuar së fundi një foto ku shfaqet me bikini duke çmendur ndjekësit. Soni nuk ka nguruar për të treguar trupin perfekt dhe barkun me muskuj në pozën më provokuese.

 



 

View this post on Instagram

 

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on


Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Fashion

Çmim marramendës/ Louis Vuitton krijon mburojën perfekte për mbrojtjen nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Çmim marramendës/ Louis Vuitton krijon mburojën perfekte për mbrojtjen nga Covid-19

Tani që maskat e fytyrës janë zyrtarisht një pjesë e veshjeve tona të përditshme për të ardhmen e parashikueshme, kanë bërë që dizajnerët t’i kthejnë në trendin më të madh të aksesorëve për të dalë nga pandemia. Një numër markash tashmë e kanë bërë maskën të zbukuruar, por Louis Vuitton është i pari që ofron një mburojë të modës së lartë, me çmimin marramendës.

Shtëpia e modës franceze njoftoi këtë javë se do ta nxjerrë në shitje për 961 $ të PPE si pjesë e koleksionit të etiketës 2021 Cruise, të disponueshme në dyqanet në të gjithë botën më 30 tetor. Mburoja është e përbërë nga një rrip elastik monogram që shkon rreth kokës së përdoruesit me një mburojë të lëvizshme të bashkangjitur nga kunjat e arta të gdhendura me logon LV. Mburoja në vetvete gjithashtu vjen e zbukuruar në shtypjen monogram të firmës Vuitton, mund të përdoret gjithashtu si një kapelë, dhe gjithashtu vjen me teknologjinë e lenteve në tranzicion, kështu që mund të shkojë nga e qartë në të errët në varësi të nivelit të dritës së diellit.



Një njoftim për shtyp që njofton mburojën e përshkruan atë si “një kryevepër tërheqëse për sytë, si elegante ashtu edhe mbrojtëse”. Dhe sapo qytetet të lejohen të mbajnë përsëri në mënyrë të sigurt shfaqje pistash përsëri, këto LV Shields janë pothuajse të garantuara të jenë aksesori i domosdoshëm i javës së modës. Por nëse marka me të vërtetë dëshiron të shkelmojë ofertat e tyre luksoze PPE, mbase ata duhet të marrin në konsideratë konsultimin me njeriun indian i cili bëri një maskë fytyre prej ari prej 4,000 dollarësh për linjën e tyre Pranverë / Verë 2021./ CNA.al

LEXO TE PLOTE