SHBA heq kufizimet mbi udhëtimet në rang botëror të lidhura me COVID-19
Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e...
Mediat gjermane tërheqin vëmendjen, se virusi Corona, po përhapet në Gjermani ndër të tjera edhe nga personat e kthyer nga Kosova. Rreth 10% e infeksioneve të reja në Gjermani e kanë origjinën në Europën Juglindore.
Ka disa ditë që Ballkani dhe Europa Juglindore janë vendosur në fokus të mediave gjermane, pas rritjes së numrit të infektimeve të reja në Gjermani. Nga rreth 8000 raste të reja infeksionesh, në Gjermani, sipas një tabele të Institutit Robert Koch të 28 korrikut, 800 raste janë persona të kthyer nga Europa Juglindore, pra rreth 10%. Nga kjo javë kush kthehet në Gjermani nga zonat e rrezikuara, ku renditet edhe Ballkani, duhet të bëjë testin e Coronës. Ende nuk është e qartë, nëse do kryhen teste të Corone për personat që kthehen me makinë nga vendet e Ballkanit në Gjermani. Ministri gjerman i Shëndetësisë apeloi para disa ditësh në ZDF, tek udhëtarët që kthehen nga Ballkani që të testohen pas pushimeve e kthimit në Gjermani.
Sidomos Kosova ka tërhequr vëmendjen e mediave, pas publikimeve të Institutit Robert Koch, që e rendit atë si vendin me numrin më të madh të infektimeve të reja “nga jashtë”. Mediat gjermane përmendin si arsye kryesore ritualin e përvitshëm të udhëtimeve në vendlindje në pushimet e verës, ku jo pak vetë kthehen të infektuar. Edhe të dhënat e Institutit Robert Koch e mbështesin këtë, ku sipas tij, shumica e rasteve të reja lidhen me njerëzit që janë kthyer në Gjermani pas infektimit jashtë, dhe pikërisht në vendet e Ballkanit dhe Turqi.
Vizitat familjare si shpërndarës të virusit
Gazeta “Stuttgarter Nachrichten” shkruan të mërkurën, se numri i të infektuarve në Gjermani po rritet, dhe se çdo i pesti e ka sjellë virusin nga udhëtimet. “Së fundmi është rritur së tepërmi numri i të infektuarve nga Kosova”, shkruan gazeta, duke iu referuar, RKI që vëzhgon periudha katërjavore. Sipas të dhënave nga 6 korriku deri në 4 gusht numri i udhëtarëve të infektuar nga Kosova krahasuar me javët e mëparshme është dyfishuar në 608 vetë.
Shqetësim për të kthyerit nga Kosova në Gjermani ka edhe në qarkun Hochsauerland. Sipas gazetës “Westfalen Post”, që i referohet autoriteteve të shëndetësisë, 8 persona të rinj të infektuar me virusin në këtë qark janë persona që janë kthyer së fundmi nga Kosova.
Kurse gazeta lokale e Tyringjisë Jugore, “Südthüringen” duke iu referuar Zyrës së Shëndetësisë të qarkut, shkroi të mërkurën, se edhe në qarkun Ilm janë shfaqur raste të reja me Corona. “Një motër e vëlla pas kthimit nga Kosova janë testuar pozitivisht”, shkruan gazeta. Të dy personat janë testuar në aeroport pozitivisht, ndodhen në gjendje të mirë dhe nuk kanë pasur kontakte të tjera.
Megjithëse Kosova është ndër vendet me shifrat më të larta të infektimeve në Europe, ka shkruar së fundmi gazeta gjermane “Die Welt”, “disa kosovarë nuk tremben nga vizita në vendlindje”. E kush viziton vendlindjen, viziton me dëshirë edhe miq e të njohur, me rrezikun përkatës të infektimit. “Familjet kosovare janë familje tipike të mëdha, ku mbahet kontakt i ngushtë me njëri-tjetrin”, shkruan gazeta gjermane.
Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e...
Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi që tregojnë moment...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një u...
Të mbijetuarit, tashmë të moshuar, nga bombardimi i parë bër...
Qeveria gjermane jep një grant prej 1,8 milionë Eurosh për t...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një u...
Për shkak të shqetësimeve për koronavirusin, një numër në rr...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vizituar këtë të enjt...
Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të viktimave t...
Rritet numri i viktimave nga shpërthimi fuqishëm i ndodhur n...
Shpërthimi i dy ditëve më parë në Bejrut la pas një bilanc k...
Rreth një e pesta e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spi...
Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që vep...
Bill Gates ka reaguar së fundmi për situatën e rëndë që ësht...
Një video e publikuar nga gazetarja Jenan Moussa në Liban tr...
Është dyfishuar në krahasim me dje, numri i rasteve të reja ...
Janë të paktën 300 mijë familje që kanë mbetur pa shtëpi në ...
Bilanc tragjik është shënuar gjatë 24 orëvë të fundit në Kos...
Pas shpërthimit të fuqishëm që shkatërruan pjesën më të madh...
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj ka dalë pozitiv...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...