Connect with Us

Patozi: PD e humbi shansin të ishte lokomotivë e ndryshimit, ne mund të ishim vagon

Politikë

Patozi: PD e humbi shansin të ishte lokomotivë e ndryshimit, ne mund të ishim vagon

Publikuar

-

Patozi: PD e humbi shansin të ishte lokomotivë e ndryshimit, ne mund të ishim vagon

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi mendon se marrëveshja e 5 qershorit nuk ishte ajo që pritej prej politikës shqiptare, të paktën partisë së cilës dikur i përkiste, asaj Demokratike.

“PD, e humbi këtë shans. Ajo kishte shansin historik që të ishte lokomotiva e ndryshimit të madh në Shqipëri dhe ne sigurisht do të ishim një nga vagonët, nëse do të na pranonin. Gjithsesi e kemi ndërtuar rrugëtimin tonë jo të kushtëzuar me rrugëtimin e të tjerëve”, tha koordinatori i Bindjes Demokratike, i ftuar në Ditarin e A2.

Duke komentuar skemën e re të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, Patozi tha: “Ky komision do të shërbejë për ta shpëtuar Lulzim Bashën nga përgjegjësia. Që do të thotë, pakënaqësitë e atyre që nuk do ta gjejnë veten te listat e deputetëve do t’i shkarkohen komisionit, kurse meritën e gëzimit që do të mbeten në listë do ta marrë Basha. Është njëlloj si me tenderët. Askush nuk e di kush ishte në komisionin e caktimit të fituesit, por të gjithë merren me kush e dha dhe kush e fitoi tenderin”.

Patozi mendon se ka ardhur momenti që shqiptarët të kenë më shumë se dy mundësi në zgjedhje. “Tashmë i kanë provuar të gjitha llojet e aleancave të qelbësirave, një term i rëndë por që e kanë përdorur kundër njëri-tjetrit. Nëse do të kishim vetëm dy alternativa do të ishim në vendnumëro. Sot është koha që kjo shoqëri të prodhojë forca të reja politike, të ndryshme nga dy blloqet e vjetra dhe të zakonshme të politikës primitive në Shqipëri”, tha ai.

“Ftesa ime ishte për çdo aktor politik që do ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin, çdo politikan që mendon që mund të ketë rol në zgjedhjet e ardhshme duhet të guxojë. Nëse kjo nuk ndodh, ajo që vjen pas zgjedhjeve do të jetë edhe më keq se sa jemi sot. Përveç markës së të fortit do të kenë edhe markën e demokratit, ndërkohë që nuk kanë qenë asnjëherë në këto dy dekada. Elektorati shqiptar ka qenë i dorëzuar dhe iu përshtatur me rrethanat ku dy aktorët kryesorë e kanë detyruar të zgjedhë të keqen më të vogël. Ky është rasti që diga ka një të çarë, një mundësi që nëse nuk shfrytëzohet, ne mund të kalojmë edhe 30 vite të tjera e të mos bëjmë asnjë hap përpara”.

LEXO EDHE:  Mallkimi i PD, në ditën e Shën Valentinit

Bindja Demokratike është në dispozicion të çdo fronti që është kundër dy blloqeve të politikës, shtoi Patozi, të cilët na e kanë dhënë sinjalin sesi e duan ata Shqipërinë. “Kjo është marrëveshja e 5 qershorit, që tregon se ata duan t’i lënë gjërat siç janë. Ne e dimë se çfarë na pret. Ne duhet t’i primë zemërimit popullor për këtë politikë primitive, e t’i japim publikut alternativë tjetër. Unë mendoj se ky është çast historik që publiku të prodhojë forca të reja dhe pse jo, një koalicion opozitar që të jetë një alternativë e re për Shqipërinë”, tha ai.

“Mendoj që në shtator, ata që kanë ndërmend të luajnë një rol në politikën e këtij vendi, mendoj që do ta nxjerrin kokën në shtator. Nuk ka arsye pse të presin më, madje do të thosha që janë të vonuar. Nëse nuk zbresim në fushë, do të thotë që ua kemi lënë vendin qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe opozitës së lodhur të Lulzim Bashës. Nëse nuk ia japim publikut këtë mundësi do të thotë që jemi të pajtuar me dy blloqet e mëdha dhe do të themi që do të zgjedhim gjithmonë të keqen më të vogël. Ne do të japim kontribut në këtë lloj sipërmarrje. Me listat e hapura ne kemi vetëm 2 rrugë, ose çdo parti të futet me listë më vete, ose disa parti të kenë një listë të përbashkët. Hezitimi i PD është një taktikë hileqare që e bën për të mbajtur “me gajret” aleatët nga frika se mos i ikin. Bindja Demokratike është e prirur të hyjë në një listë me forca të ngjashme që kërkojnë ndryshimin jo thjeshtë rotacionin”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Gjylameti: Ka filluar dialogu me PD

LEXO EDHE:  Mallkimi i PD, në ditën e Shën Valentinit

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Pse PD nuk flet më për Agron Papulin?

LEXO EDHE:  Pse PD nuk flet më për Agron Papulin?

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE