Connect with Us

PAA: Rama i lodhur me donatorët, i palodhur për PPP dhe pengimin e integrimit europian!

Politikë

PAA: Rama i lodhur me donatorët, i palodhur për PPP dhe pengimin e integrimit europian!

Publikuar

-

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi/ PAA: Mirënjohje SHBA dhe Presidentin Trump për ndikimin pozitiv

Partia Agrare Ambientaliste, përmes një deklarate për mediat thekson se “Shqipëria nuk mund të vazhdojë të drejtohet nga një kryeministër që vetëdeklaron se është i lodhur dhe i dështuar me thithjen e financimeve nga donatorë dhe i palodhur që për përfitime personale e partiake të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve dhe Shqipërisë”.

PAA shpreh shqetësimin edhe të taksapaguesve shqiptarë për mungesën e transparencës, efiçencës dhe dështimit të RamaQeveri në tërheqjen e parave nga donatorët dhe investimin e tyre sa më shpejtë e me përgjegjësi maksimale, larg çdo tendence abuzuese dhe korruptive në ekonominë e uritur shqiptare për më shumë investime private dhe publike.

“Kryeministri Rama kur mbështeti rrugën Milot-Fier me një kosto 1.2 miliard euro, kosto kjo marramendëse për taksapaguesit shqiptarë, deklaroi i sinqertë se ishte lodhur duke pritur donatorët.

Në fakt mos-bashkëpunimi me donatorët veç lodhjes fsheh faktin se bashkëpunimi me donatorët kërkon pjesëmarrje konkrete të tyre në:
(i) respektimin e transparencës maksimale në përzgjedhjen e projekteve dhe kostove të tyre;
(ii) në përzgjedhjen e kompanive fituese dhe verifikimin e tyre për garancitë financiare dhe kredibilitetin teknologjik;
(iii) në mbikqyrjen e tyre në çdo fazë të nisjes dhe përfundimit të projektit;
(iv) në procesin e çertifikimit teknik dhe financiar të kostove direkte dhe indirekte;
(v) të kostove afatshkurtër dhe afatgjatë të partneriteteve publike private preferenciale (4P).

LEXO EDHE:  Mediu e thotë copë/ Shqipëria është republikë bananesh

Qeveria po nënshkruan miliarda euro 4P, Qeveria merr borxh të jashtëm me kosto tregtare 650 milion euro, Qeveria dështon të tërheqë dhe të bejë efektivë 1.15 miliard euro angazhime dhe premtime konkrete të donatorëve bilateralë ose të bankave të zhvillimit. Këtë e vërteton programi i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë prej 25 majit 2020 deri në 30 Korrik 2020, ku në 104 projektligje për tu shqyrtuar dhe miratuar në Kuvend vetëm një pikë: pika 26 ishte miratimi i marrëveshjes së financimit të shpejtë të FMN-së. Ky mentalitet dhe realitet i dështuar qeverisës tregon së paku pa-aftësi dhe pa-përgjegjshmëri në qeverisjen e vendit në kulmin e përballjes me tre kriza shumë të rënda dhe me efekte sociale, ekonomike e buxhetore afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, krizën e tërmetit, krizën e pandemisë dhe krizën e keq-qeverisjes.

Shqipëria nuk e meriton të vazhdojë të qeveriset nga një kryeministër i lodhur dhe nga një mazhorancë e dështuar e cila së fundi për përfitime thjesht elektorale po vonon dhe pengon edhe perspektivën europiane të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e PAA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  “Ky s’di më as çfarë flet”/ Ish-ministri i “përvishet” Ramës

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/Thirri mendjes, koha është sot se nesër...

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  “Situatë e frikshme”/ Rama “dush të ftohtë” drejtuesve të Tatimeve

LEXO EDHE:  “Ky s'di më as çfarë flet”/ Ish-ministri i “përvishet” Ramës

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE