Connect with Us

Mungesa e gjakut, alarmuese

Shëndeti

Mungesa e gjakut, alarmuese

Publikuar

-

Mungesa e gjakut, alarmuese

Edona, 40-vjeçare nga Prishtina, për pesë vjet me radhë, dy deri në tri herë në vit, dhuron gjak për të shpëtuar jetë. Ajo thotë se këtë veprim e bën edhe për veten e saj që të ndihet mirë.

Por, që kur ka filluar pandemia, nuk ka shkuar më në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

‘’Fatkeqësisht jo, nga frika prej pandemisë. Këtë vitin e fundit, prej janarit nuk kam dhënë asnjëherë. Në shkurt e kam pasur kohën, por nuk kam mundur të shkoj, pastaj filloi pandemia dhe prej marsit u mbyllën krejt. Por, edhe frika nga pandemia’’, thotë ajo.

Aktualisht, Qendra e Transfuzionit të Gjakut është në gjendje alarmi. Mungesa e vullnetarëve të gjakut ka bërë që tashmë të harxhohen rezervat e grumbulluara.

Në Kosovë, përmes vullnetarëve, sigurohen rreth 30 mijë doza gjak në vit. Me këto doza sigurohen rreth 90 për qind të nevojave të pacientëve për gjak, në institucione publike shëndetësore në Kosovë.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Transfuzionit të Gjakut, sipas së cilës përpos personave me COVID-19, e që kanë pasur nevojë për gjak, shumë pacientë të tjerë të aksidentuar e me sëmundje të tjera, i kanë shpenzuar dozat e gjakut.

‘’Ne kemi pasur një rezervë të madhe të gjakut, të cilën e kemi grumbullur gjatë muajit qershor kur e kemi pasur javën e dhurimit vullnetar të gjakut. Ato rezerva deri tash kanë qenë të mjaftueshme, por meqenëse numri i të sëmurëve me COVID-19 u rrit dukshëm, i kemi ndërprerë aksionet e dhurimit vullnetar të gjakut’’, thotë ajo.

Muaji i fundit kur është grumbulluar gjak, ka qenë qershori i këtij viti. Ndërkaq, nga ai muaj e deri këtë javë kur edhe është bërë thirrje te qytetarët që të dhurojnë gjak, nuk është grumbulluar rezervë.

LEXO EDHE:  Shkëmbimi i territoreve me Kosovën/ Zbardhet skenari i Serbisë

Zhubi thotë se edhe të sëmurët me COVID -19, po kanë nevojë për gjak, andaj kjo edhe ka ngritur alarmin tek institucionet që të sigurojnë doza gjaku.

”Apelojmë te të gjithë qytetarët e Kosovës që të dhurojnë gjak, pasi dhurimi në këtë kohë e bën atë person dyfish hero. Gjak marrin edhe pacientët me COVID-19. Mund të them që deri tash 70 pacientë me COVID-19 pozitivë kanë marrë gjak’’, tregon Zhubi.

Edhe Shpresa Bucolli 39-vjeçare, nga Prishtina, juriste me profesion, është dhuruese e rregullt e gjakut. Sipas saj, dhurimi i gjakut duhet të bëhet obligim moral dhe njerëzor për të gjithë.

Ajo edhe gjatë kohës së pandemisë, nuk e ka ndërprerë dhurimin vullnetar. Herën e fundit ka dhuruar në muajin qershor kur edhe ishte organizuar nga Qendra e Trasfuzionit.

‘’Unë kam dhënë në muajin qershor, atëherë kur edhe e kam pasur kohën. Unë jap gjak çdo katër muaj. Nuk jam frikësuar nga COVID-19, sepse ndihem e sigurt gjatë dhurimit të gjakut. Unë që nga shkolla e mesme dhuroj vullnetarisht gjak’’, thotë ajo.

Bazuar në të dhënat e Transfuzionit të Gjakut, numri i dhuruesve të gjakut në Kosovë është rritur nga viti në vit. Dhuruesit e gjakut janë të moshave të ndryshme dhe grupeve të ndryshme të gjakut./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Publikuar

-

Nga

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Çudirat në spitalet shqiptare duket se nuk kanë të sosur. Ndonëse duhet të jenë kryefjala e shëndetit, brenda ambienteve të Spitalit të Traumës, mund të blesh pa asnjë problem edhe cigare.

Nuk bëhet fjalë për shitës ambulant, që jemi mësuar të shohim rëndomë, teksa futen lirisht në dhomat e pacientëve, duke ofruar nga produktet ushqimore, tek ato kozmetike.



Në makinetat e vendosura në secilin repart të këtij spitali, mes pijeve dhe produkteve të tjera, shiten edhe cigare, ku mund të blejë kushdo.

LEXO EDHE:  Më 3 shkurt seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së Kosovës/ Gati marrëveshja me LDK?

LEXO EDHE:  Kryeministri i Malit të Zi vizitë dy ditore në Kosovë/ Kufiri në krye të axhendës së diskutimeve

CNA.al. sjell edhe disa foto që pasqyrojnë situatën në Spitalin Universitar të Traumës i cili përballon më shumë se 42 mijë urgjenca traumash në vit dhe mbi 6000 shtrime nga e gjithë Shqipëria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nisja e vitit të ri shkollor/ Ministria apel të fortë: Prindërit t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë miraton protokollet për testimet serologjike në spitale private

Duke marë shkas nga nisja e vitit të ri shkollor, ministria e Shëndetësisë ka bërë një apel të fortë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

MInistria kërkon kontributin dhe bashkëpunimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë cdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë i kërkon prindërve t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijëve dhe të raportojnë çdo shqetësim të tyre, ndërsa mësuesve të jenë të kujdesshëm.



“Prindërit duhet t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre.

LEXO EDHE:  Thaçi pas kthimit nga Haga/ Historia e Kosovës dhe UÇK-së nuk mund të rishkruhet

LEXO EDHE:  Vendet e BE-së të alarmuar nga kriza e imigrantëve

Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Shënohen katër viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Shënohen katër viktima në 24 orë

167 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu kanë humbur jetën 4 persona.

Raportohet se kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit:

Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:

88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.



Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë një tjetër pacient/ Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

LEXO EDHE:  Ndërron jetë një tjetër pacient/ Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Respektoni distancimin fizik

Vendoseni maskën

Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.

Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)
Testime totale 74766
Raste pozitive 11520
Raste të shëruara 6615
Raste Aktive 4567
Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2317
Durrës 516
Shkodër 357
Lezhë 268
Elbasan 232
Korçë 209
Fier 185
Vlorë 163
Kukës 140
Berat 84
Dibër 49
Gjirokastër 47/ CNA.al

LEXO TE PLOTE