Connect with Us

Merkato në Kategorinë e Dytë, Partizani piketon 2 futbollistë cilësorë

Sport

Merkato në Kategorinë e Dytë, Partizani piketon 2 futbollistë cilësorë

Publikuar

-

Partizani i sezonit të shkuar nuk ishte në lartësinë e merit, ndërsa drejtuesit po përqëndrohen te tregu vendas i transferimeve. Të kuqtë janë zyrtarisht pa trajner edhe pse Ilir Daja ka një marrëveshje me “Demat”, por mbetet peng I merkatos së bllokuar dhe gjyqit në CAS.

Të kuqtë janë duke menduar për të ardhmen dhe kësisoj kanë piketuar dy lojtarë nga Kategoria e Dyte. Bëhet fjalë për Klaus Zanin, 20 vjeçarin e Gramshi që luaj si sulmues. Lojtari tjetër është mesfushori i krahut, Klejdi Rapo që është aktivizuar me Devollin duke qenë një nga pikat kyçe të juglindorëve.

Ndeshja play-off me Partizanin B ishte vendimtare, me drejtuesit e kuq që kanë pëlqyer lojën e zhvilluar nga 26 vjeçari. Lojtarët mund të përdoren në ekipin e parë, atë B dhe kampionatin U-21 (Zani) që do startojë pas pak muajsh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Plas te Luftëtari/ Ekipi refuzon të dalë në stërvitje, ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Luftëtari në mëshirë të fatit, lojtarët bojkotojnë stërvitjen e sotme pasi drejtuesit janë “zhdukur” dhe nuk po i japin asnjë zgjidhje situatës.

“Panorama Sport” zbulon se unanimisht skuadra ka vendosur të mos dalë në të dyja seancat e parashikuara për sot, ndërkohë që ka munguar në Gjirokastër edhe vetë trajneri serb, Marko Jovanoviç.



Ky i fundit ka sqaruar se ka udhëtuar në vendlindje për shkak të një problemi familjar, ndërsa lojtarët duke mos parë asnjë reagim nga klubi për çështjen e financave nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje derisa të sqarohen nga presidenca.

Luftëtari merr pjesë këtë sezon në Kategorinë e Parë dhe nisur nga problematikat e mbartura që ka prej borxheve të shumta, tashmë e ka të vështirë të ndërtojë një ekip pretendent për t’u rikthyer shpejt në elitë, paçka se drejtuesit kanë premtuar gjëra të tjera.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mezani: Ja pse e mbusha Gjilanin me shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Gentian Mezani prej marsit të vitit të kaluar është në krye të Gjilanit dhe ka mundur ta rrisë skuadrën dhe ta bëjë kandidate kryesore për titullin kampion. E veçanta e tij është se e ka përqëndruar merkaton në Superiore, duke marrë disa nga lojtarët kryesore të ligës së Shqipërisë.

Këtë merkato ai zgjodhi Arbër Çyrbjen dhe Enea Koliçin, teksa edhe emra si Progni e Veliu luajnë prej kohësh atje. Mezani në një intervistë për mediet kosovare tregon arsyen e kësaj zgjedhje dhe objektivat e Gjilanit për sezonin e ri.

MERKATO- “Arbër Çyrbja është lojtari i fundit që i bashkohet ekipit tonë para fillimit të sezonit. Besoj se me të jemi të kompletuarKemi marrë lojtarë për të forcuar pikat ku ishim më të dobët dhe mendoj se kemi bërë përforcimet e qëlluara, pasi në këto pozicione kam kërkuar të forcohemi. Mund të them se jam i kënaqur me merkaton dhe tani na mbetet që të dëshmojnë në fushë nëse janë të duhurit, ndonëse jam i bindur për këtë”.



MERKATO NË SUPERIORE- “Fokusi primar ishte tek lojtarët e Kosovës, sepse e njohin më mirë futbollin kosovar, por numri i atyre që ishin të lirë ishte shumë i vogël sepse të tjerët kishin kontrata me klubet. Për shkak se marrëveshjet nuk u arritën, atëherë u kthyem nga tregu i Shqipërisë.

Futbollistët që i kam sjellë i njoh mirë dhe cilësia e tyre nuk vihet në dyshim. Kjo edhe është arsyeja që kemi sjellë kaq shumë lojtarë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë dhe deri më tash jemi të kënaqur me atë çfarë kanë treguar në fushë”.

OBJEKTIVI- “Fillimisht pres të aplikojmë një lojë të bukur. Mund të them se Gjilani tashmë ka krijuar identitet dhe synimet i ka të mëdha. Në sezonin e ri objektivi është kreu i tabelës, dalja në Evropë pse jo edhe titulli i kampionit”.

LEXO TE PLOTE

Sport

UEFA cakton arbitrin e finales së Superkupës

Publikuar

-

Nga

Anglezi Enton Tejlor do të arbitrojë finalen e Superkupës së Europës Bajern Mynih-Sevilja, e cila do të luhet në 24 shtator në Budapest, Hungari.

UEFA komunikoi së fundmi se 42-vjeçari do të vendosë drejtësinë midis fituesve të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës.



Tejlor ka gjykuar 259 ndeshje të Premier Ligës, ndërsa në kompeticionet europiane ka dhënë verdict në 22 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 19 të Ligës së Europës, 2 ndeshje në Ligën e Kombeve dhe 7 miqësore ndërkombëtare.

LEXO TE PLOTE