Connect with Us

Maska me detyrim edhe jashtë!

Bota

Maska me detyrim edhe jashtë!

Publikuar

-

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.

Mjaft qytete në Evropë, sidomos në Francë dhe Spanjë, po e bëjnë të detyrueshme mbajtjen e  maskave në mjedise publike. Për të parandaluar një valë të dytë të koronës që nga java e kaluar administratat e qyteteve në Francë lejohet të vendosin mbajtjen e detyrueshme të maskës në mjedise publik. Deri tani për këtë masë kanë marrë vendim rreth 250 qytete.

Qytetet dhe komunat në bregdetin e Bretanjës, apo ehe Montpellier dhe Nice në bregdetin e Mesdheut, e kanë shpallur detyrimin për maska ​​mbrojtëse në tregje apo edhe në të gjitha rrugët. Në Lille, në veri të vendit, maskat janë të detyrueshme edhe ​​në natyrë. Në Toluze, në jug-perëndim të Francës, dhe në kryeqytetin francez Paris, mbajtja e maskës është shpallur e detyrueshme për të gjitha vendet që frekuentohen shumë.

Detyrimi për maskë vlen edhe në shumë zona të Spanjës si dhe në distriktin e kuq të Amsterdamit dhe në lagjet tregtare të qytetit port holandez të Roterdamit.

Gjoba në Gjermani

Në Gjermani ende nuk po flitet për mbajtje të detyrueshme të maskës në mjedise publike si parqe apo shëtitore. Sidoqoftë detyrimi për mbajtjen e maskës në mjetet e transportit publik lokal po kontrollohet më rigorozisht.
Po ashtu landet e ndryshme parashikojnë gjoba të rënda. Kështu ministri i landit NRW për Transportin, Hendrik Wüst, tha për gazetën “Rheinische Post” se gjoba do të jetë 150 euro. Në Bavari ndërkohë aplikohet një gjobë prej 150 eurosh. Kurse landi i Saksonisë së Ulët njoftoi se do të rrisë gjobat.

LEXO EDHE:  "Koronavirusin e kemi bërë gogol"/ Skënder Brataj: Ja kur ka qenë piku në Shqipëri

Detyrimi për maskë edhe në shkolla

Shumë nga landet e Gjermanisë kanë vendosur po ashtu mbajtjen e detyrueshme të maskë për nxënësit, mësuesit dhe punonjësit e shkollave. Landi Mecklenburg-Vorpomern është landi i parë federal, ku filloi shkolla pas pushimeve verore dhe ku po aplikohet detyrimi i maskave.
Edhe landi i Brandenburgut, ku nis së shpejti sezoni shkollor njoftoi se mbajtja e maskave është e detyrueshme në korridoret, shkallët dhe sallat e mbledhjeve në shkollave, si dhe kur nxënësit e rrinë në radhë në mesë.

Edhe landet Nordrhein-Westfalen, Bavaria si dhe qytetet e Hamburgut und të Berlinit kanë njoftuar se do ta shpallin të detyrueshme mbajtjen e maskave në shkolla dhe pritet të nxjerrin udhëzimet përkatëse.

Numri i vdekjeve prej virusit SARS-CoV-2 në botë ndërkohë është rritur në më shumë se 700,000 vetë. Në total janë regjistruar më shumë se 18.5 milionë infeksione me korona, kurse 10.9 milion e të prekurve janë shëruar ndërkohë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, prioritet kryesor i administratës së Trump

Publikuar

-

Nga

Bisedimet Kosovë – Serbi/ Grenell: Le ta lëmë mënjanë politikën

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar mbrëmjen e sotme ardhjen e tij në Prishtinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Grenell deklaron se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovë-Serb është në prioritetet kryesore të administratës së presidentit të SHBA Donald Trump.



“Zbatimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është një prioritet kryesor për Administratën e Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  21 të prekur në 24 orë në Greqi/ Humb jetën një tjetër i infektuar

LEXO EDHE:  Hapet spitali COVID-2/ Ndërhyrje e parë kirurgjikale tek e prekura me koronavirus

Kujtojmë se një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jeruzalem./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA vendos rekord/ Mbi 1 milion teste koronavirusi në ditë

Publikuar

-

Nga

Misteret e koronavirusit dhe dilemat e shkencës

Shtetet e Bashkuara vendosën një rekord me mbi 1 milion teste diagnostikuese të koronavirusit të kryera në ditë, por sipas ekspertëve të ndryshëm, vendit i duhen 6 milionë deri në 10 milionë testime në ditë për të vendosur nën kontroll shpërthimet.

Sipas të dhënave nga “Projekti Ndjekja COVID”, një përpjekje vullnetare për të ndjekur shpërthimin, Shtetet e Bashkuara kryen 1,061,411 teste të shtunën.

Rekordi vjen pasi testimi ranë për disa javë.

Shtetet e Bashkuara testuan mesatarisht 650,000 njerëz në ditë në javën që u mbyll më 13 shtator, më pak se pika kulmore prej 800 mijë njerëz në ditë në fund të korrikut.

Që nga fillimi i pandemisë, mungesat e testimit kanë penguar përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit.

Në një moment gjatë verës, banorët e Hjustonit u rreshtuan në vetura dhe pritën me orë të tëra për teste, madje edhe duke fjetur në makinat e tyre gjatë natës. Majami pa një situatë të ngjashme.

Pasi të testohen, njerëzit mund të duhet të presin deri në dy javë për të mësuar nëse kanë virusin, i cili ka u ka marrë jetën gati 200 mijë amerikanëve dhe ka infektuar më shumë se 6.7 milionë njerëz. Vonesa të tilla mposhtin qëllimin e përpjekjes për të parandaluar infeksionet e mëtejshme.



Në mars, Presidenti Donald Trump tha, “kushdo që dëshiron një test, mund ta bëjë”. Ky synim ende nuk është arritur.

LEXO EDHE:  “A i zë ‘drogagjit’ virusi?”/ Rama i përgjigjet live qytetarit: Dëgjo këtu, ti…

LEXO EDHE:  "Koronavirusin e kemi bërë gogol"/ Skënder Brataj: Ja kur ka qenë piku në Shqipëri

Në zemër të problemit është mbështetja e laboratorëve tek pajisje të automatizuara të testimit që i detyron ata të përdorin mjeteve kimike në pronësisë të një grupi të vogël prodhuesish.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë autorizimin e përdorimit emergjent në disa teste të pështymës, të cilat nuk kërkojnë shtupë dhe përdorin kimikate të gatshme.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë autorizuar testimin në grup, një metodë që teston mostra nga disa njerëz në të njëjtën kohë dhe që mund të zgjerojë kapacitetin e testimit.

Sidoqoftë, testimi në grup është vetëm më efikas në zonat me shpërthime të kufizuara. Sipas një analize të agjencisë Reuters në mes të shtatorit, 27 nga 50 shtete kishin mbi 5%, testime me rezultat pozitiv, përfshirë Dakotën e Jugut me 17% raste pozitive.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i konsideron shqetësuese nivelet e pozitivitetit mbi 5% të testimeve./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump: Detyrim ndaj votuesve për të plotësuar vendin bosh në Gjykatën e Lartë

Publikuar

-

Nga

Trump: Detyrim ndaj votuesve për të plotësuar vendin bosh në Gjykatën e Lartë

Pas vdekjes së anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Badder Ginsburg, në Washington ka filluar beteja politike për zëvendësimin e vendit të lënë bosh. Presidenti aDonald Trump ka thënë se po vepron me shpejtësi për të mbushur vendin e lënë bosh që kërkon miratimin nga Senati. Por kundërshtari i tij politik, kandidati demokrat për president Joe Biden, i ka bërë thirrje Senatit që të presë deri pas përfundimit të zgjedhjeve të nëntorit.

Duke folur për median pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Presidenti po nisej për një tubim në Karolinën e Veriut, ai u shpreh se kishte respekt të madh mbi procesin e emërimit të kandidatit të ardhshëm për Gjykatën e Lartë.

Për ata që besojnë se çdo emërim duhet të presë deri pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, tha Presidenti Trump, ai ka një “detyrim si fitues” i zgjedhjeve të fundit për zgjedhur atë që dëshiron.

LEXO EDHE:  Doktori tregon mënyrën/ Si mund të krijohen maska në kushte shtëpie

LEXO EDHE:  "Koronavirusin e kemi bërë gogol"/ Skënder Brataj: Ja kur ka qenë piku në Shqipëri

“Shpresoj të rizgjidhem. Por aktualisht unë jam këtu, dhe ne kemi detyrim ndaj votuesve, ndaj të gjithë njerëzve, miliona njerëzve që na zgjodhën këtu.”



Presidenti Trump shtoi se emërimi për Gjykatën e Lartë do të dalë këtë javë dhe se ka shumë gjasa të jetë një grua. Në listën e individëve që Presidenti Trump po shqyrton për postin në Gjykatën e Lartë janë edhe tre gra të cilat janë gjyqtare federale të gjykatës së apelit.

Ndërkohë, kandidati demokrat për president, Joe Biden i bëri thirrje Senatit që të priste për konfirmimin e dikujt tjetër në postin e gjykatëses, duke thënë se:

“Votuesit duhet të zgjedhin presidentin dhe presidenti duhet të zgjedhë kandidatin që duhet të shqyrtojë Senati.”/VOA

LEXO TE PLOTE