Connect with Us

Gara e Rusisë për vaksinën e Covid-19/ Shqetësime në Perëndim

Bota

Gara e Rusisë për vaksinën e Covid-19/ Shqetësime në Perëndim

Publikuar

-

Gara e Rusisë për vaksinën e Covid-19/ Shqetësime në Perëndim

Rusia njoftoi me krenari se është gati të bëhet vendi i parë që do të miratojë një vaksinë kundër COVID-19 dhe se ka në plan të nisë vaksinimin masiv në muajin tetor, por pa përfundur ende provat. Shkencëtarët në mbarë botën kanë dhënë alarmin se nxitimi në këtë drejtim, mund të ketë pasoja.

Moska po e propagandon këtë si një fitore sikurse ajo me Sputnikun, duke iu referuar lëshimit nga Bashkimi Sovjetik të satelitit të parë në botë në vitin 1957. Por injeksionet eksperimentale me vaksinën kundër COVID-19 nisën më pak se dy muaj më parë tek disa dhjetra njerëz dhe nuk ka asnjë provë shkencore të botuar që mbështet futjen e vonë të Rusisë në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër virusit dhe aq më pak që të shpjegojë se pse ajo duhet të konsiderohet si kryesuese e garës.

“Jam i shqetësuar që Rusia po i bie shkurt dhe vaksina që do të dalë mund të jetë jo vetëm e paefektshme, por edhe e pasigurtë”, thotë Lawrence Gostin, një ekspert i ligjit ndërkombëtar për shëndetin publik në universitetin “Georgetown”.

“Nuk funksionon kështu. … Provat klinike janë ato që kryen të parat. Kjo është vërtet e rëndësishme”, shton ai.

Sipas Kirill Dmitriev, kreut të Fondit rus të Investimeve Direkte, një vaksinë e zhvilluar nga instituti kërkimor “Gamaleya” në Moskë mund të miratohet brenda disa ditësh, përpara se shkencëtarët të përfundojnë atë që është quajtur faza e tretë e studimit. Studimi i fazës përfundimtare, që zakonisht përfshin dhjetëra mijëra njerëz, është mënyra e vetme për të provuar nëse një vaksinë eksperimentale është e sigurt apo nëse vërtet funkionon.

Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se anëtarëve të “grupeve në rrezik”, siç janë punonjësit e mjekësisë, mund t’u ofrohet që ta bëjnë vaksinën këtë muaj. Ai nuk sqaroi nëse ata do të ishin pjesë e studimit të fazës së 3-të, që thuhet se do të përfundojë pasi vaksina të marrë atë që quhet “miratimin me kusht”.

Zëvendës Kryeministrja Tatyana Golikova premtoi se në shtator do të nisë “prodhimin industrial” të vaksinës dhe zoti Murashko tha se vaksinimi masiv mund të fillojë që në muajin tetor.

Doktor Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA vuri në dyshim javën e kaluar qasjen e shpejtuar të disa vendeve: “Shpresoj që kinezët dhe rusët ta testojnë vërtet vaksinën përpara se ta shpërndajnë në masë, sepse pohimet se egziston një vaksinë gati për t’u shpërndarë përpara se të testohet, përbëjnë në rastin më të mirë një problem”, tha ai.

Pikëpyetjet lidhur me vaksinën që po zhvillohet nga Rusia, vijnë ndërsa muajin e kaluar SHBA-ja, Britania dhe Kanadaja akuzuan Rusinë se po përdorte hakera për të vjedhur hulumtime rreth vaksinave nga laboratorët perëndimorë.

Të qenit i pari në garën për prodhimin e një vaksine është çështje prestigji kombëtar për Kremlin ndërsa përpiqet të mbrojë imazhin e Rusisë si një fuqi globale e aftë për të garuar me SHBA-në dhe Kinën. Nocioni i të qenit “i pari në botë” mbizotëroi mbulimin që i bënë mediat shtetërore këtyre përpjekjeve, ndërsa zyrtarët qeveritarë vlerësonin përfundimet e fazës së parë të testimit.

LEXO EDHE:  A do të sjellë COVID-19, shembjen e regjimit komunist në Kinë?

Në prill Presidenti Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët rrusë që të shkurtojnë kohën e provave klinike për një larmi ilaçesh, përfshirë vaksinën e mundshme kundër koronavirusit.

Sipas Bashkimit të Organizatave ruse mbi Provat Klinike urdhri vendosi “një kufi të pakuptueshëm” për shkencëtarët të cilët si rezultat “u bënë pjesë e garës së çmendur, duke shpresuar të kënaqin ata që janë në pushtet”. Shoqata i ngriti shqetësimet fillimisht në fund të muajit maj, kur profesor Alexander Gintsburg, drejtuesi i institutit “Gamaleya”, tha se ai dhe studiues të tjerë e kishin testuar vaksinat tek vetja e tyre.

Masa ishte një “shkelje e hapur e themeleve mbi të cilat janë ngritur hulumtimet klinike, shkelje e ligjit rus dhe rregulloreve ndërkombëtare të pranuara në mënyrë universale”, tha grupi në një letër të hapur drejtuar qeverisë, duke u bërë thirrje shkencëtarëve dhe zyrtarëve shëndetësorë që t’i përmbahen standardeve të testeve klinike.

Provat klinike në njerëz filluan më 17 qershor me 76 vullnetarë. Gjysma u injektuan me një vaksinë në formë të lëngshme dhe gjysma tjetër me një vaksinë në formë pluhuri që tretet.

Gjysma e parë e vullnetarëve u rekrutuan nga ushtria, gjë që ngriti shqetësimin se ushtarakët mund të jenë nën presion për t’u bërë pjesë e testeve. Disa ekspertë thonë se dëshira e tyre për një paraqitje të mirë mund të ndikojë tek gjetjet.

“Nuk është rastësi që njoftimet që shohim në media në lidhje me provat klinike tek ushtarakët thonë se askush nuk kishte ndonjë efekt anësor, ndërsa tek grupi tjetër u raportuan disa”, tha Vasily Vlassov, një ekspert i shëndetit publik në Moskë.

Ndërsa provat klinike u shpallën të përfunduara dhe me njoftimin për miratimin e rregulloreje të dyshimtë javën e kaluar, janë ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. Garancitë e qeverisë se ilaçi prodhoi reagimin e dëshiruar të imunitetit të njeriut dhe se nuk ka shkaktuar asnjë efekt domethënës anësor, nuk ishin aq bindëse pa të dhëna shkencore të publikuara që përshkruanin gjetjet. Organizata Botërore e Shëndetit tha se të gjitha vaksinat potenciale duhet të kalojnë fazat e plota të testimit përpara se të nxirren në qarkullim. “Ka praktika dhe udhëzime të miratuara”, tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier të martën. “Ka një ndryshim të madh mes gjetjeve, të patur të të dhënave apo ndoshta të një vaksine që funksionon, me kalimin nëpër të të gjitha fazat e nevojshme”, tha ai./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Një uragan i sapoformuar ndodhet në drejtim të bregdetit të SHBA-së dhe kërcënon disa shtete të jugut, përfshirë Floridën, Misisipin dhe Alabamën.

Stuhia tropikale Sally u shpall uragan të hënën, ndërsa pritet të zbarkojë të martën.

Zyrtarët thanë se uragani do të sjellë deri në 30 centimetra shi dhe erëra deri në 135 kilometra në orë në disa zona.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, shteti i të cilit është ende duke u rimëkëmbur nga uragani i muajit të kaluar Laura, kërkoi nga banorët që “të jenë të zgjuar dhe të sigurt”.



Alabama dhe Misisipi shpallën gjendje të jashtëzakonshme, derisa janë në pritje të uraganit, i cili ndodhet rreth 175 milje në juglindje të Billoksit në Misisipi.

LEXO EDHE:  Rudina Magjistari “arratiset” nga Shqipëria/ Publikon videon nga aeroporti, mesazhi për qytetarët

LEXO EDHE:  Habit Brataj/ “Tamponi del negativ edhe kur je i prekur me Covid-19”

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se uragani ka ndryshuar drejtim dhe nuk pritet të godasë drejtpërdrejt Luizianën, por gjithsesi mund të shkaktojë valë, që mund të çojnë në përmbytje të mëdha.

Të hënën, gati 80,000 shtëpi në Luiziana kanë qenë pa energji elektrike si rezultat i uraganit Laura, i cili ka goditur tri javë më parë.

Përveç Sallyt, janë edhe katër stuhi të tjera tropikale – Paulette, Rene, Teddy dhe Vicky – që janë duke u vërtitur në pellgun e Oqeanit Atlantik./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Publikuar

-

Nga

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Presidenca e Francës konfirmoi të hënën se analizat e bëra në këtë shtet kanë arritur në përfundimin se udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Kjo është “në kundërshtim me normat ndërkombëtare për përdorimin e armëve kimike”, thuhet në reagimin e Pallatit Elysee.

Sipas të njëjtit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që urgjentisht të ndriçojë “rrethanat e kësaj vrasjeje në tentativë” dhe “të gjejë përgjegjësit”.

Më herët, Gjermania tha se analizat e pavarura të laboratorëve në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se ka prova se kritiku i Kremlinit është helmuar me Noviçok.

“Ne e përsërisim thirrjen që Rusia të tregojë se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejshëm”, tha përmes një deklarate Qeveria gjermane.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.



Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

LEXO EDHE:  Lajme të mira/ Numri i të shëruarve nga Covid-19, kalon atë të infektuarve

LEXO EDHE:  Pezullohet një nga studimet për zhvillimin e vaksinës për COVID-19

Ka ditë që ekspertët gjermanë kanë konstatuar se Navalny është helmuar me Noviçok, por autoritetet ruse kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.

Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat.

Spitali Charite në Berlin, ku po trajtohet Navalny, tha të hënën se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se ai “mund të ngrihet tani nga shtrati”./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Katër viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Bie numri i infektimeve nga  koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar, si dhe janë regjistruar 55 raste të reja.



Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste./CNA.al

LEXO TE PLOTE