LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festë për krijuesin e Facebook/ Zuckerberg i shton edhe një 0 pasurisë së tij

7 Gusht 2020, 20:28, Lifestyle CNA
Festë për krijuesin e Facebook/ Zuckerberg i shton edhe një 0

Vlera neto e Mark Zuckerberg-ut ka tejkaluar tashmë 100 miliardë dollarët për herë të parë pasi Facebook Inc. nxori në treg konkurruesin e TikTok, Reels.

Sipërmarrësi 36-vjeçar o bashkohet titanëve të tjerë të teknologjisë Jeff Bezos dhe Bill Gates si të vetmit persona në botë që kanë statusin e ?centimiliarder?, sipas Bloomberg.

Pasuria e Zuckerberg-ut rrjedh kryesisht nga aksionet (13%) që ai ka në Facebook.

Themeluesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë në Amerikë kanë parë teksa pasuria e tyre shtohet teksa pandemia e koronavirusit ?detyron? gjithnjë e më shumë persona drejt mjedisit virtual.

Kjo ka ndodhur pavarësisht se ekonomia amerikane po tkurret me ritmin më të shpejtë në histori.

Zuckerberg ka fituar rreth 22 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa Bezos është rritur më shumë se 75 miliardë dollarë.

Pesë kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Amerikë, Apple, Amazon.com Inc., Alphabet, Facebook dhe Microsoft Corp., aktualisht kanë vlerësime në treg ekuivalent me rreth 30% të produktit të brendshëm bruto të SHBA-ve, gati dyfishi i atyre që ishin në fund të vitit 2018.

Lajmet e fundit nga