LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Selenicë të Vlorës/ E moshuara var veten në pemë

7 Gusht 2020, 07:41, Kronika CNA
E rëndë në Selenicë të Vlorës/ E moshuara var

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Mazhar të Selenicës, ku një 85 vjeçare me iniciale Z.L dyshohet se ka varur veten në pemë.

Sipas policisë, nga kqyrja trupore nuk vërehen shenja apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga litari.

” Në orët e mesnatës, në fshatin Mazhar të Selenicës, në një pemë pranë banesës dyshohet se ka varur veten 85 vjeçarja Z.L.
Nga kqyrja trupore nuk vërehen shenja apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga litari. Dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga