LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje të reja nga vrasja makabre në Pogradec/ 70 vjeçarja u godit në prani të mbesës së mitur

7 Gusht 2020, 06:10, Kronika CNA
Detaje të reja nga vrasja makabre në Pogradec/ 70 vjeçarja u

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre, e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec.

Fshati Buçimas është tronditur, pasi rreth orës 18:15, Olsi Çekiçi, 44 vjeç, vrau nënën e tij 70-vjeçare, Firdes Çekiçi.
Grupi hetimor bën me dije se ai në fillim e ka goditur me një dru dhe më pas ia ka prerë kokën me kosë bari, duke ia varur tek porta e shtëpisë.

Ndërkohë mësohet se Olsi Çekiçi e ka vrarë nënën e tij në prani të vajzës së tij 15 vjeçare. Ka qenë ajo që ka njoftuar policinë, të cilët kanë arrestuar 44 vjeçarin. Gjithashtu bëhet me dije se policia e gjeti Olsi Çekiçin në tentativë për të vrarë edhe vëllain e tij.

Autori i krimit të tmerrshëm ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje në vitin 2013, ndërsa prej vitit 2017 ai ishte kthyer në Shqipëri./CNA.al

Lajmet e fundit nga