LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Bashkia e Durrësit sharron pemët dekorative

7 Gusht 2020, 18:12, Denoncim CNA
Denoncimi/ Bashkia e Durrësit sharron pemët dekorative

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar abuzimin e bashkisë së Durrësit me pemët e mbjella anës rrugëve kryesore të qytetit.

Duke iu referuar mesazhit të nj qytetari dixhital, Berisha deklaron se pasi vodhën me tenderin e mbjelljes po sharrojnë kumbullën e kuqe!

Ish-kryeministri ironizon duke thënë se bashkia tani do të vjedhë me një tender tjetër të kumbullave vishnje?.

?Përshëndetje Doktor. Uroj të jeni mirë. Ndodhemi në një nga rrugët kryesore të Durrësit. Ndërkohë që qyteti është tërësisht i paralizuar nga ana ekonomike prej tërmetit dhe pandemisë, të shumtë janë qytetarë që janë braktisur nga ndihma ekonomike për të rindërtuar banesat e tyre që u takon me ligj. Bashkia e Durrësit me paturpësi abuzon me paratë në një kohë kur këto para shumë mirë mund të jepeshin për nevoja bazike qytetarëve apo spitaleve të vendit.

Por kjo Bashki pak vite më parë mbolli me një tenderim që pati lënë shumë dyshime në atë kohë në lidhje me çmimin e blerjes së disa pemëve dekorative ?Pemë Kumbull?, ku sot me paturpësi po i sharron ato që vetë mbolli. A do të mbajë kush ndonjëherë përgjegjesi në këtë Bashki e cila nuk la gjë pa shkatërruar në këtë qytet dhe duke abuzuar me paratë e shqiptarëve? Çfarë duhet të bëjnë më shumë këta që prokuroria të zgjohet nga gjumi???, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital./ CNA.al

Lajmet e fundit nga