Connect with Us

Bejrut, përpjekjet për rimëkëmbje pas shpërthimit masiv

Bota

Bejrut, përpjekjet për rimëkëmbje pas shpërthimit masiv

Publikuar

-

Bejrut, përpjekjet për rimëkëmbje pas shpërthimit masiv

Çernobili i Libanit. Kështu po përshkruhet nga disa njërëz shpërthimi masiv që tronditi Bejrutin, duke shkaktuar mbi 135 të vrarë e mijëra të plagosur. Treqind mijë njerëz humbën shtëpitë e tyre dhe një numër spitalesh gjithashtu u goditën rëndë. Një nga shenjat e mbështetjes ndërkombëtare ishte një vizitë nga Presidenti Francez Emmanual Macron, i cili i shkoi nga afër lagjet më të dëmtuara të kryeqytetit libanez.

Bejruti, dikur i njohur si Parisi i lindjes, përsëri duket si një zonë lufte, i shkatërruar nga një shpërthim që është përshkruar si gati-bërthamor për nga intensiteti i tij.

Të rinjtë kanë filluar të pastrojnë rrugët nga copëzat e xhamave të thyera të dritareve, për të lehtësuar udhëtimin e njerezve drejt shtëpive të tyre dhe përpjekjet për të gjetur personat që akoma janë në listën e të zhdukurve. Dhjetra njerëz thuhet se janë akoma nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Deri më tani, mbi 130 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 5000 të tjerë janë plagosur.

“Ne tashmë kishim shumë probleme, ekonomia ishte në gjendje të rëndë, lira libaneze kishte rënë shumë ndaj dollarit, koronavirusi dhe tani këto shpërthime”, tha studentja Dalia.

Të plagosurit u dërguan me shpejtësi në spitale, por edhe ato u dëmtuan rëndë. Spitali universitar i Shën Xhorxhit, një nga spitalet më të mëdha të qytetit, evakuoi qindra pacientë. Disa nuk mund të shpëtoheshin. Disa vdiqën, përfshirë një numër infermierësh.

LEXO EDHE:  Detaje nga shpërthimi/Ja gjendja e lojtarit të plagosur

Spitali tashmë është duke apeluar për ndihmë për rindërtim dhe rifillim të punës.

“Ne kemi nevojë për gjithçka. Ne kemi dhënë detaje se si mund të na gjeni në internet. Çdokush mund të ndihmojë”, tha George Saad, Menaxher i Spitalit të Shën Xhorxhit.

Ndërsa shenjat tregojnë për një shpërthim të shkaktuar nga një sasi e madhe e nitrat amonit të ruajtur në mënyrë të papërshtatshme në një depo, pavarësisht paralajmërimeve kundër këtij veprimi, aktivistët po bëjnë thirrje për një hetim të pavarur.

Pas muajve të demonstratave antiqeveritare, mosbesimi ndaj udhëheqjes së vendit vazhdon të jetë i pranishëm. Presidenti i Francës të enjten u prit nga thirrje të kritikëve kundër politikanëve të Libanit.

Presidenti francez Emmanuel Macron ofroi ndihmë dhe i bëri thirrje elitës qeverisëse të Libanit që menjëherë të fillojë zbatimin e reformave të mirëfillta.

“Unë dua të jem në gjendje t’ju dëgjoj, kuptoj dhe të ndihmojë në organizimin e ndihmës dhe mbështetjes ndërkombëtare për Bejrutin dhe popullin e Libanit.”

Nga sulmet izraelite deri tek trupat tokësore siriane dhe lufta civile e viteve 1980, libanezët kanë përjetuar katastrofa më shumë se një herë.

Por asnjë përvojë nuk mund të kishte përgatitur njerëzit për këtë.

Përsëri, banorët e këtij qyteti po përpiqen të rimëkëmben./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ambasadori Kosnett kritika qytetarëve të Kosovës/ Nuk po e marrin seriozisht pandeminë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori Kosnett kritika qytetarëve të Kosovës/ Nuk po e marrin seriozisht pandeminë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk janë duke e marrë shumë seriozisht pandeminë e koronavirusit, si dhe ka kërkuar nga secili që të marrë përgjegjësi personale për të luftuar pandeminë.

“E kuptoj plotësisht pse bizneset duan të mbesin të hapura, pasi që edhe sikur të isha vetë pronar i një restoranti do të doja të ishte i hapur dhe të mund të ushqeja familjen time dhe të siguroja punë për punëtorët e mi. Nuk po e kritikoj këtë, por do të kërkoja nga secili që të marrë përgjegjësi personale për të luftuar pandeminë”, ka thënë Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka folur edhe për shembujt kur qytetarët e Kosovës nuk respektojnë masat kundër pandemisë.

“Duhet të them se unë eci nëpër rrugë, njerëzit nuk po i mbajnë maskat ose nuk po i mbajnë si duhet. Njerëzit nuk po i lajnë duart aq shumë. Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit t’i marrin këto masa, që nuk kushtojnë shumë para, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe anëtarët e familjeve të tyre. Kur kaloj afër kafiterive, shoh plot të rinj, që kryesisht janë meshkuj, nga familje e grupe të ndryshme, që rrinë ulur, duke u qeshur me njëri tjetrin, gjysmë metër larg njëri-tjetrit dhe pastaj kthehen në shtëpitë ku jetojnë me të afërm më të moshuar. Nuk ka nevojë që kjo të ndodhë”, ka thënë Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

LEXO EDHE:  Atentati në Bangkok, tjetër arrestim nga policia tajlandeze

LEXO EDHE:  Detaje nga shpërthimi/Ja gjendja e lojtarit të plagosur

Sipas tij, luftimi i pandemisë nuk është punë vetëm për qeverinë, derisa ka lavdëruar mjekët, stafin tjetër shëndetësor, policinë, të cilët sipas tij, po bëjnë punë të shkëlqyeshme, duke u përpjekur që ta mbajnë vendin e sigurt.



Ambasadori amerikan tha se SHBA-ja e ka ndihmuar në masë të madhe Kosovën për luftimin e pandemisë.

“Ne kemi ofruar aparatura, mjete, ventilatorë që janë drejtuar për në Kosovë nga presidenti Trump. Ne kemi ofruar po ashtu teste, pajisje higjienike, por po ashtu edhe kemi shkëmbyer shumë ide me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me zyrtarë të tjerë”, ka thënë Kosnett.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars.

Deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 15.142, prej të cilëve 12.674 janë shëruar, ndërsa 615 kanë vdekur.

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Trump do të emërojë një grua si anëtare të Gjykatës së Lartë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump do të emërojë një grua si anëtare të Gjykatës së Lartë

Presidenti Donald Trump duket i përqendruar në emërimin e një prej dy juristeve konservatore gra që ai ka caktuar në gjykatat federale të apelit për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq javën e kaluar. Në një intervistë për televizionion Fox News të hënën në mëngjes, zoti Trump tha se do ta bëjë të njohur zgjedhjen e tij të premten ose të shtunën dhe se lista e tij tani ka pesë emra.

Gjatë një tubimi politik të shtunën në Fayetteville të Karolinës së Veriut zoti Trump kishte thënë se kandidatura që ai do të zgjedhë “do të jetë një grua”. Presidenti ka përmendur emrin e Amy Coney Barrett të Gjykatës së Apelit të Rrethit të 7-të Gjyqësor me bazë në Çikago dhe Barbara Lagoa të Rrethit të 11-të Gjyqësor me bazë në Atlanta si kandidate të mundshme.

Gjatë takimit elektoral mbështetësit e zotit Trump brohorisnin duke I kërkuar atij “të plotësojë vendin e mbetur bosh në gjykatë”, gjë që Presidenti tha se do ta bënte.

Por kandidati demokrat për president, Joe Biden i nxiti republikanët e Senatit të mos votojnë për asnjë kandidaturë për Gjykatën e Lartë përpara zgjedhjeve të nëntorit.

“Votuesit e këtij vendi duhet të dëgjohen. Kushtetuta parashikon se janë ata që vendosin se kush ka fuqinë për ta bërë këtë emërim”, tha zoti Biden të dielën në Filadelfia.

“Ta kryesh me forcë këtë emërim përmes Senatit është një tregues një papjekurie politike”, tha ai.

Synimi i Presidentit Trump për ta bërë emërimin gjashtë javë përpara një gare jo të lehtë për t’u rizgjedhur kundër zotit Biden më 3 nëntor, është bërë shkak për një luftë të beftë e të ashpër politike në Uashington. Republikanët e Senatit thonë se do ta mbështesin emërimin e zotit Trump por demokratët po bëjnë thirrje që plotësimi i vendit bosh në gjykatë të shtyhet deri pas marrjes së detyrës në janar ose nga zoti Trump ose nga zoti Biden.

Presidenti Trump kërkon që Senati ta miratojë sa më parë kandidaturën që ai do të propozojë, por është e paqartë nëse republikanët, të cilët gëzojnë një shumicë prej 53 vendesh në këtë dhomë krahasuar me 47 të demokratëve, do të veprojnë para ditës së zgjedhjeve.



Në vitin 2016, republikanët refuzuan të lejojnë shqyrtimin e kandidaturës përfundimtare për Gjykatën e Lartë të ish-Presidentit Barack Obama, Merrick Garland, i cili do të zëvendësonte pas vdekjes gjykatësit Antonin Scalia, në shkurt të po atij viti. Ata argumentuan se vakanca e krijuar në Gjykatën e Lartë duhet të lihen të paplotësuar gjatë një viti zgjedhor në mënyrë që populli amerikan të vendoste se kujt do t’i takonte ta bënte emërimin.

LEXO EDHE:  Panik në Kamëz/ Shpërthim tritoli në një banesë

LEXO EDHE:  Shpërthen koronavirusi në një fabrikë të përpunimit të mishit/ Një rreth gjerman izolohet sërish

Donald Trump, aso kohe kandidat për president tha gjithashtu se plotësimi i vendit në Gjykatën e Lartë duhet të shtyhet derisa të bëhet betimi i një presidenti të ri.

Të paktën disa republikanë kanë thënë tashmë se duan ta shtyjnë konfirmimin për një të vend në Gjykatën e Lartë, të paktën deri pas zgjedhjeve.

Si zonja Barrett 48 vjeç dhe zonja Lagoa 52, do të siguronin mbështetjen e palëkundur të republikanëve dhe opozitën e mundshme e të fortë të demokratëve. Zgjedhja e tyre do të krijonte një shumicë konservatore edhe më të madhe në Gjykatën e Lartë nga 5 me 4 aktualisht në 6 me 3 me zëvendësimin e zonjës Ginsburg, e cila shërbeu në gjykatë për 27 vite.

Kushdo që zgjidhej do të luante një rol në marrjen e vendimeve të rëndësishme të gjykatës në vitet e ardhshme mbi të drejtat e abortit, kufizimet lidhur me armët, çështje që lidhen me lirinë fetare, atë të fjalës, imigracionin, ligjin e kujdesit shëndetësor dhe një sërë çështjesh të tjera të diskutueshme.

Ky do të ishte emërimi i tretë i zotit Trump për Gjykatën e Lartë pas miratimit në seanca të nxehta në Senat të dy gjyqtarëve të tjerë konservatorë, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh.

Krahas emrit të zonjës Barrett dhe zonjës Lagoa si kandidatura që mundëshme zoti Trump ka diskutuar edhe emrin e një tjetër gruaje Allison Jones Rushing, të Gjykatës së Apelit të Rrethit të 4-t Gjyqësor të Apelit në atë që njihet si rajoni i mesëm i Atlantikut. Të treja këto kandidatura gëzojnë mbështetje të gjerë të ligjvënësve konservatorë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Raporti/ Banka të rëndësishme kanë qarkulluar para të dyshimta

Publikuar

-

Nga

Shuma të mëdha parash, që dyshohen të jenë të pista, kanë qarkulluar për vite me radhë nëpër disa nga institucionet më të mëdha bankare në botë, sipas një hetim ndërkombëtar të disa gazetarëve investigativë botuar të dielën, bazuar në raporte të rrjedhura nga Departamenti amerikan i Thesarit.

“Përfitimet nga luftërat vdekjeprurëse të drogës, pasuritë e përvetësuara nga vendet në zhvillim e kursimet e vjedhura për shkak të skemave piramidale, u lejuan të gjitha të rrjedhin brenda dhe jashtë këtyre institucioneve financiare, megjithë paralajmërimet nga vetë punonjësit e bankave”, sipas hetimit të kryer nga Buzzfeed News dhe nga shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Investigativë (ICIJ).

Hetimi, i cili u drejtua nga 108 media ndërkombëtare nga 88 vende të ndryshme të botës, bazohet në mijëra raporte për aktivitete të dyshimta të depozituara në agjencinë e zbatimit të ligjit financiar pranë Departamentit amerikan të Thesarit. E njohur me akronimin FinCEN, agjencia është një njësi inteligjence në zemër të sistemit global për të luftuar pastrimin e parave.

“Këto dokumente, të përpiluara nga bankat, të ndara me qeverinë, por të mbajtura jashtë vëmendjes së publikut, ekspozojnë boshllëqet në masat mbrojtëse bankare dhe lehtësinë me të cilën kriminelët i kanë shfrytëzuar ato”, shkruante agjencia amerikane e lajmeve “Buzzfeed News”, në hyrje të artikullit të saj.



Dokumentet i referohen një shume prej 2 trilionë dollarësh në transaksione që kanë qarkulluar mes viteve 1999 dhe 2017. Hetimi pëqëndrohet në veçanti tek pesë banka të mëdha, JPMorgan Chase, HSBC, Standard Chartered, Deutsche Bank dhe Bank of New York Mellon, të akuzuara për se kanë vazhduar të lëvizin pasurië e kriminelëve të dyshuar, edhe pasi janë ndjekur penalisht ose dënuar për shkelje financiare.

LEXO EDHE:  Shpërthen koronavirusi në një fabrikë të përpunimit të mishit/ Një rreth gjerman izolohet sërish

LEXO EDHE:  Jemen/45 të vrarë nga shpërthimi në kampin e refugjatëve

“Rrjetet përmes të cilave qarkullojnë paratë e pista përshkojnë botën dhe janë bërë arterie jetike e ekonomisë globale”, raportoi Buzzfeed News.

Në një deklaratë, Deutsche Bank tha se gjetjet e ICIJ-së “diheshin” nga institucionet rregullatore. Banka tha gjithashtu se ajo i “kishte kushtuar burime të konsiderueshme forcimit të kontrolleve”, si dhe ishte përqëndruar në “përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve të saj”. Hetimi theksonte gjithashtu mungesën e fuqisë së autoriteteve amerikane për të kontrolluar transaksionet e pista financiare. Në një deklaratë të lëshuar para botimit të këtij hetimi, FinCEN tha se “publikimi i paautorizuar i raporteve përbën një krim që mund të ndikojë në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”./VOA

LEXO TE PLOTE