Connect with Us

Vrasja në Gjirokastër/ Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit në polici: Gëzimi më shau dhe më qëlloi i pari

Kronika

Vrasja në Gjirokastër/ Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit në polici: Gëzimi më shau dhe më qëlloi i pari

Publikuar

-

Vrasja në Gjirokastër/ Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit në polici: Gëzimi më shau dhe më qëlloi i pari

Zbardhet dëshmia e 33 vjeçarit Mihal Thimjo që vrau me sende të forta ortakun e tij, Gëzim Saraçi 57 vjeç, teksa udhëtonin në kamionçinën e këtij të fundit.

Mësohet se Thimjo ka deklaruar para policisë që Saraçi e ka sharë dhe ofenduar, madje e ka goditur i pari.

“Më shau, më ofendoi më tha seju kaurët e qelbur keni bërë me shumë lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më sha, nuk dëgjoi dhe më qëlloi”,- ka pohuar ai në polici.

LEXO EDHE:  Vrasja e bariut, kontrolle në malin e Gramozit për autorin

Mihal Thimjo 33 vjec dhe Gëzim Saraçi 57 vjeç kanë qenë duke udhëtuar me një kamionëinë në aksin rrugor rural Polican-Suhë dhe në ecje e sipër janë konfliktuar për motive të dobëta. Ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe 33 vjeëari ka goditur me levë Gëzim Saraçin duke e lenë të vdekur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Grabitja e biznesmenit nga “policët”/ Albert Dërvishi: Ne nuk hyjmë si hajdutë në banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dërvishi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’ u ndal gjerësisht te ngjarja e rëndë në Nikël të Krujës, ku një biznesmen u dhunua dhe u grabit nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij.

Në punë tonë të përditshme disa zona policore i kemi në fokus të veçantë, siç është Nikla. për këtë masë janë marrë masa nga policia e Shtetit dhe janë zhvilluar operacione, një pjesë e të cilave janë bërë të ditura ose një pjesë është në zhvillim. Këtë vit kemi caktuar një grup të posaçëm për komisariatin në Krujë, sidomos në këtë zonë. Ka disa mënyra që autorët përdorin për të realizuar një aktivitet kriminal

Një prej tyre është se prezantohen si punonjës policie. Po kjo nuk do të thotë që të hidhen hije dyshimi mbi punonjës policie. Për këtë rast po punohet intensivisht. Të shpresojmë që lajmin ta marrim sa më shpejt të jetë e mundur. Uniforma, ose copa me të cilën policia prodhon kostumet e stërvitjes ka edhe në pazar. Nuk është e vështirë që një rrobaqepës t’i përshtat. Apo dhe kapele të tilla ka dhe në Pazar. Ngjarje të tilla, me pasojë ose pa pasoja, si qartëson njerëzit e dëmtuar që të vërejnë me imtësi që uniforma është ajo apo e imituar. Po të dëgjoni dëshminë e të dëmtuarit, ai ka pasur dyshime se ata nuk ishin policë. Policia nuk hyn si hajdutë në banesa”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  “Një natë me vrasje dhe tritol”/ Berisha: Policia është në misionin e mbjelljevje stinore të hashashit

LEXO EDHE:  Industria e djathit në Gjirokastër (1928)



Ai është ndalur më tej te vrasja e biznesmenit në Fier, Demir Backa, Dervishi tha se për këtë ngjarje po punohet me intensitet, shkruan BË.

Edhe për këtë ngjarje po punohet me intensitet. Deri tani janë grumbulluar disa fakte, informacione interesante që me siguri do të hedhin dritë në drejtim të zbardhjes së kësaj ngjarje. Ajo që dua të shtoj është se ngjarje të tilla nuk është se ndodhin për herë të parë, jo për të justifikuar në opinionin publik. Pasi ne kemi përgjegjësinë në rastin më të mirë të parandalimit, dhe të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve. Këto ngjarje të tilla nuk e kanë cënuar situatën e kriminalitetit dhe të kenë vënë në dyshim efektivitetin e strukturave policore. Edhe në lëvizjet e fundit që ka bërë drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kanë marrë impuls të ri pune për të vijuar punën. Ne nuk flemë mbi dafina. Dy janë figurat e krimit që kemi evidentuar në këtë 9 mujor, dhuna në familje dhe krimi kibernetik”, theksoi ai.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Biznesmeni u ekzekutua në sy të djalit/ Detaje të rëndë nga atentati në Fier

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Djali i biznesmenit Demir Backa , ka qenë i pranishëm në kohën që është ekzekutuar babai i tij.

Ai ka mundur të shohë autorët nga afër dhe në bazë të dëshmisë së tij pritet të zbardhet edhe ngjarja.

Demir Backa u qëllua në mjetin e tij në parkingun e një qendre tregtare, në orën 20:40 min.

Sipas MCN, në çastet e para, para ekzekutimit, njëri prej autorëve, i pamaskuar, mësohet të ketë komunikuar me djalin e viktimës.



Autorët e vrasjes kanë ndaluar fare pranë viktimës duke qëlluar me breshëri automatiku nga të dy krahët, për të qenë të sigurt se objektivi ishte eliminuar.

LEXO EDHE:  Hoxha tregon ngjashmërinë/ Si u përdorën vajzat për të vrarë Marsel Sotirin dhe Hekuran Billën

LEXO EDHE:  Industria e djathit në Gjirokastër (1928)

Djali i viktimës, dëshmitar okular në vendngjarje, ka kërkuar nga autorët që ta vrisnin dhe atë, por njëri prej tyre i është përgjigjur se ishin aty vetëm për Demir Backën.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia tha se personat e dyshuar për këtë eliminim fizik të një prej biznesmenëve më të njohur të Fierit, ishin vravës me pagesë.

Autorët janë disa dhe për njërin prej tyre po punohet me identikitin, falë dhe dëshmisë së djalit të viktimës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fhehu mbi 44 mijë euro në gomën e makinës/ Nuk i shpëton policisë në kufi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në  gomën rezervë, 44. 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Efektivi i vrau nipin/ “Kërcënon” xhaxhai i 25-vjeçarit: Gjaku shkon me gjak, kam pesë djem…

LEXO EDHE:  “Një natë me vrasje dhe tritol”/ Berisha: Policia është në misionin e mbjelljevje stinore të hashashit



Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i automjetit shtetasi A. N. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./CNA.al

LEXO TE PLOTE