Connect with Us

Video-Mrekulli në Bejrut/ Vajza e vogël gjendet e gjallë pas 24 orësh nën rrënoja

Bota

Video-Mrekulli në Bejrut/ Vajza e vogël gjendet e gjallë pas 24 orësh nën rrënoja

Publikuar

-

Letrat pa përgjigje/ Pse nuk u shmang shpërthimi në Bejrut

Shpërthimi i dy ditëve më parë në Bejrut la pas një bilanc katastrofik, ndërsa qindra persona ahumbën jetën e mijëra të tjerë mbeten të lënduar.

Por, ndërkohë që kërkimet nën rrënoja vijojnë, mediat raportojnë se një vajzë e vogël është gjetur e gjallë pasi kishte qëndruar nën rrënoja për 24 orë.

Ndërsa skuadrat e shpëtimit kërkojnë pa pushim për të mbijetuar nga shpërthimi katastrofik i të martës, spikatën vajzën e vogël mes rrënojave.

Në videon e publikuar nga Daily Mail shikohet sesi ekipi përpiqet që të largojë mbetjet nga trupi i vajzës të cilës i duket vetëm koka.

Sipas mediave lokale, videoja është filmuar mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa e mitura ndodhej nën rrënoja prej 24 orësh.

LEXO EDHE:  Shpërthimi i tritolit në Tiranë/ Zbardhen të tjera detaje

Dhjetëra persona të tjerë mbeten ende të humbur në Beirut, që tashmë zyrtarët e kanë quajtur “qyteti i katastrofës” pas shpërthimit të 2,700 tonëve nitrat amoni.

Të paktën 135 persona rezulton të kenë humbur jetën deri më tani, ndërsa  5,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Projektligji i ri në Gjermani/ Dy vjet burg kush fotografon vajzat poshtë fustanit

Publikuar

-

Nga

Projektligji i ri në Gjermani/ Dy vjet burg kush fotografon vajzat poshtë fustanit

Qeveria gjermane ka miratuar kohët e fundit një projektligj, ku sipas tij kushdo që fotografon vajzat poshtë fustanit do të dënohet me dy vite burg.

Ligji  ka kaluar përmes Këshillit të Ministrave në Gjermani, i cili u miratua nga Asambleja Federale dhe gjithashtu nga Asambleja e Shtetit.

Momentalisht ky ligj nuk është futur në fuqi pasi duhet edhe nënshkrimi i presidentit Frank Walter Steinmeier.



Gjithashtu sipas këtij  projektligjit ndalohet fotografimi i të plagosurve dhe personave të vrarë pa u miratuar më përpara nga Asambleja e Shtetit. Kjo gjë do të ndalojë  postimin e imazheve të tilla në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Aprovohet testuesi i COVID që përdoret në kushte shtëpie/ Nxjerr rezultatin brenda pak minutash

Publikuar

-

Nga

Aprovohet testuesi i COVID që përdoret në kushte shtëpie/ Nxjerr rezultatin brenda pak minutash

Një kompani me qendër në Silicon Valley është aprovuar nga qeveria amerikane për nxjerrjen në treg të një pajisjeje të re, që teston individët për COVID-19.

Ky produkt është testuesi i parë portabël që miratohet nga nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).

Ai ka përmasa të vogla në krahasim me mjetet e tjera që përdoren për testimin e coronavirusit, si dhe e nxjerr rezultatin brenda pak minutash.



“Megjithatë ka akoma hapa të tjera që duhet të merren, me qëllim që pajisja të jetë e disponueshme… Sigurisht që së fundmi kjo pajisje duhet të jetë e disponueshme edhe për njerëzit në shtëpi”, tha Adam De La Zeda, themelues dhe CEO i “Visby Medical”.

LEXO EDHE:  Shpërthimi me eksploziv te “Liqeni i Thatë”/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Atentati terrorist ndaj ish-kryeministrit/Kush është eksperti i ekonomisë

Kompania gjithashtu ka raportuar se kjo pajisje do të jetë për pacientët dhe të gjithë përdoruesit, një lehtësues në gjendjen mendore të rënduar nga pandemia.

Sipas doktorëve të këtij projekti edhe nëse përgjigja do të ishte pozitive, kjo do t’i japë dorë të infektuarit të marrë në kohë masat dhe mjekimet e nevojshme për parandalimin dhe shërimin e virusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksina anti-Covid/ Trump: Deri në fund të vitit do të kemi 100 milionë doza

Publikuar

-

Nga

Vaksina anti-Covid/ Trump: Deri në fund të vitit do të kemi 100 milionë doza

Presidenti i SHBA-së ka thënë në një deklaratë për mediat se deri në muajin prill do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë qytetarët amerikanë.

“Deri në fund të vitit do të kemi 100 milionë doza, të destinuara për kategoritë më të rrezikuara”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Trump është shprehur se këtë deklaratë nuk po e bën sepse janë afruar zgjedhjet por sipas tij dëshiron të shpëtoj sa më shumë jëtë njerëzish.

“Këtë deklatarë e bëj jo sepse janë afruar zgjedhjet, por sepse duam të shpëtojmë jetën e njerëzve”, deklaroi Trump.



Nga ana tjetër disa analistë shprehen këto mund të jenë lëvizje të studiuara në pritje të votimit të nëntorit.

LEXO EDHE:  Tronditet Athina/ Shpërthim granate pranë një konsullate

LEXO EDHE:  Tërmeti në Itali/ Nxirret nga rrënojat një fëmijë 6-vjeçar

“Unë nuk e bëj këtë deklaratë për arsye politike por jam I bindur se vaksina do të jetë gati shumë shpejt. Dhe sa më shpejt që të vihet në dispozicion, theksoi ai, qeveria do të jetë e gatshme ta shpërndajë atë menjëherë”, deklaroi Trump./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE