Connect with Us

Tensione në hyrje të Gjykatës së Shkodrës/ Tre persona përplasen me policinë

Kronika

Tensione në hyrje të Gjykatës së Shkodrës/ Tre persona përplasen me policinë

Publikuar

-

Tensione në hyrje të Gjykatës së Shkodrës/ Tre persona përplasen me policinë

Tre persona janë përplasur me policinë në hyrje të Gjykatës së Shkodrës, duke krijuar tension para këtij institucioni. Policia njofton se ata kanë qenë duke hyrë në gjykatë, kur kanë kundërshtuar efektivët, dhe për pasojë janë arrestuar.

“Strukturat e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, arrestuan shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së

Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Publikuar

-

Nga

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Florenc Capja prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me leje qëndrimi madje edhe i punësuar, ndonëse në Shqipëri rezulton në kërkim për vrasje.

Lajmin e ka dhënë avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana, në një prononcim për Ballkan web, ku ka bërë me dije se Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë.

Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Përdhunuan 23-vjeçaren dhe e kërcënuan/ Prangosen dy të rinjtë

Një ditë më parë Gjykata e Posacme vendosi të vecojë cështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Capja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.

LEXO EDHE:  Policia kontrrolle për armëmbajtje pa leje

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“10 mijë euro për licenca false të farmacistit”/ “Premtimi i rremë” fundos 31-vjeçaren

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur se ka finalizuar operacionin e koduar “Premtimi i rremë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit, me qëllim përftimi, duke vënë në pranga një 31-vjeçare.

Sipas policisë në pranga ka rënë 31-vjeçarja S.K., banuese në Kavajë, e cila akuzohet që ka mashtruar shumë qytetarë, nëpërmjet mesazheve në instagram, për përfitimin e licencës së farmacistit.

Arrestimi është bërë në momentin e marrjes së shumës 10.000 euro, nga disa qytetarë që i kishte mashtruar.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi i rremë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit, me qëllim përftimi.

Arrestohet në flagrancë një 31-vjeçare që ka mashtruar shumë qytetarë, nëpërmjet mesazheve në instagram, për përfitimin e licencës së farmacistit.

Arrestimi, në momentin e marrjes së shumës 10.000 euro, nga disa qytetarë që i kishte mashtruar.

Sekuestrohen para dhe prova të tjera materiale që shërbejnë për dokumentin e veprimtarisë së kundërligjshme të 31-vjeçares.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim më Drejtorinë e Operacioneve Speciale, pas një hetimi disa javor, mbi bazën e provave të grumbulluara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Premtimi i rremë”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetases S. K., 31 vjeçe, banuese në Kavajë.

LEXO EDHE:  Asgjesohen 18 parcela me kanabis, arrestohet 30 vjeçari

LEXO EDHE:  Protesta në Ditën e Europës/ Policia shoqëron me dhunë mbi 15 qytetarë dhe aktivistë

Në bazë të hetimeve të kryera, u bë e mundur që kjo shtetase të kapej në flagrancë nga Policia, në rrugën “Josif Budo”, në Kavajë, duke marrë shumën prej 10.000 euro, pasi kishte mashtruar disa shtetas, nëpërmjet komunikimeve në rrjetin social instagram, me adresa false të krijuara me emra të punonjësve të një institucionit shtetëror, me pretendimin për t’i ndihmuar në nxjerrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të farmacistit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit dhe veprimeve të saj, ka arritur të përfitojë në total 16.000 euro.

Gjithashtu, nga këqyrja e telefonit të saj janë gjetur edhe shumë biseda të tjera me persona të ndryshëm, me të cilët komunikonte me qëllim mashtrimin për përfitim të paligjshëm të parave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10.000 euro, 50.000 lekë të rinj dhe 61 fatura tatimore shitjeje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë dëmtuar nga ky aktivitet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një mjegull tymi, nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane.

Ashtu sikurse shikohet edhe në videot e siguruara nga CNA.al, një re e dendur tymi ka mbuluar qytetin, duke shkaktuar kështu një krim mjedisor.

Janë disa vatra zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Fier dhe ndikimi që ka era ka bërë që re të dendura tymi të ‘pushtojnë’ qytetin.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e CNA.al, shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve, por ato po përhapen edhe në pjesë të tjera të qytetit, favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

LEXO EDHE:  Policia kontrrolle për armëmbajtje pa leje

LEXO EDHE:  Lëvizte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Po ashtu një tjetër detaj, është fakti se po rrezikohet edhe trafiku në rrugën Fier-Vlorë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes nuk ka asnjë forcë zjarrfikëse apo punonjës që përpiqen të shuajnë flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE