Connect with Us

Pse opozita s’doli në protesta, kundër ndryshimeve Kushtetuese?

Opinione

Pse opozita s’doli në protesta, kundër ndryshimeve Kushtetuese?

Publikuar

-

Nga Kreshnik Spahiu

* Vetëm po të kaloni mbi trupin e Lul Bashës, do mund ta ndryshoni Kushtetutën.
Kjo është barcaleta që këto kohë qesh çdo kush në tavolina, sa herë që Zoti Luli kërcënon që diçka nuk do ndodh.
Po, u betua Luli, gjithmon ndodh e kundërta.

Kushtetuta ka 7 ditë që është ndryshuar dhe opozita nuk ka nxjerr dot as 7 veta në protesta.

Por a e dini pse ajo nuk doli në shesh për të kundërshtuar:
– sepse ajo nuk ka më asnjë bashki nën kontrroll, me paratë dhe punonjsit e së cilave mbushte sheshet. Bashkia e Kamzës, Lezhës, Vorës, Shkodrës, Tropojës, Kuksit, etj nuk drejtohen nga kryetar demokrat që të mbushin autobusët me stafin e bashkive dhe ti nisin ata me sufllaqe drejt Tiranës.
– sepse dega e Partisë Demokratike për Tiranën është inegzistente
– sepse opozita u përpoq të protestoj për Teatrin dhe nuk mblodhi as 500 veta
– sepse protesta e fundit e opozitës ka qenë në 30 qershor 2019 dhe ka më shumë se 1 vit pa protesta
– sepse askush nuk beson më Lulzim Bashën që mund filloj një kauzë dhe nuk e tradhëton rrugës
– sepse as ndërkombëtarët nuk mbështesin protestat me lider të korruptuar dhe në mënyrë të dhunshme
– sepse Kushtetuta u ndryshua por u me lista të hapura i miratua dhe opozita nuk mund protestoj kundër popullit i cili kërkon të zgjedh deputetë dhe jo ti emëroj kryetari.
– sepse nga ndryshumet kushtetuese nuk doli ajo çfarë gënjeu Zoti Luli, që koalicionet nuk do lejoheshin. Përkundrazi, koalicionet do lejohen si në gjithë Europën me një listë unike
– sepse opozita është e përçarë nga kjo kauzë pasi LSI përfiton 40 emra në listën unike prej 140 kandidat të opozitës,
– sepse Partia Demokratike nuk ka moral të kundërshtoj ndryshimet kushtetuese të njëanshme pasi ajo i ndryshoj me Berishën sistemin zgjedhore për 24 orë në 2008 duke detyruar Ilir Metën dhe 20 deputet opozitës atëhershme të bllokoj parlamentin me grevë urie.
– sepse në thelb Monika dhe Iliri janë dakort me ndryshimit Kushtetuese sepse do përfitojnë dy fishin e PD.

Opozita sot është e ndëshkuar të vuaj të njëjtën arogancë pushteti me të cilën ajo u soll 10 vjet më parë.
Nëse e gris kushtetutën për interesat e kryetarit, atëhere do paguash të njëjtin haraç.
10 vjet më parë Berisha ndryshoi sistemin zgjedhore dhe Kushtetutën sepse i plasi Gërdeci. Sot Partia Demokratike duhet të duroj ndryshimet kushtetuese jo se plasi depo në Bejrut por sepse duhet duroj formulën e “Gërdecit” koalicioneve ku sipas lighit dhe rezultatit zgjedhjeve 2017, nga lista me 140 deputet, do i duhet 65 emra ti marr nga “Opozita e Bashkuar”, pavarsisht se Luli po nxiton të publikoj 2000 propozime pa përmendur asnjë emër apo kandidat aleatësh.

LEXO EDHE:  Opozitë e re në parlament/ Të tjerë "tradhtarë" nga PD dhe LSI

Në fund do i plasi “Gërdeci” kur:
– Komisioni Nishani, Rruli, Mustafaj do u duhet që gjysmën e listës ta qethin oër aleatët e koalicionit.
– Kur 1940 emra të propozuar nga baza ta shohin veten në koshin e plehrave të SHQUP sepse do u duhet tu ndrrohen emrat me gjimnazisteve që vendos Monika në lista.

Duroni dhe pak muaj, dhe zhurma e shpërthimit të listave do jetë më shurdhuese se Gërdeci apo Bejruti.
Prandaj, askush nuk mendon të protestoj se jo vetëm që nuk u shkon askush prapa, por mund të ndodh të shqyhen për listat që tek “Ura e Lanës”, pa mbërritur turma tek Kryeministria.
Duroni 8 muaj, dhe do i dëgjoni krismat….

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Besa e tradhtuar

Publikuar

-

Nga

Nga andi Bushati/ Po me “komedianin” Agron Llakaj, ç’pati Rama

Ka një detaj të vogël, në pamje të parë të papërfillshëm, që tregon më mirë se gjithçka se përse Rama e hoqi qafe, ministren e Srsimit, Besa Shahinin. Në bisedën e tyre të fundit në kryeministri, teksa ajo po i’a kalonte detyrën deputetes së Elbasanit, Evis Kushit, ish- anëtarja e Qeverisë i thotë kryeministrit, se këtej e tutje ajo do të angazhohej për një të majtë të re, jo demagogjike.

I ndërgjegjshëm se ishin përpara kamerave, Rama u përpoq të korrigjonte aq sa mundej: “E majta jonë pra”, ia ktheu ai duke dashur të mos rëshkasë asnjë shenjë keqkuptimi kritik mes tyre.

Në fakt, keqkuptimi është më i madh dhe atë e dëshmon qoftë edhe një fakt i vetëm. Pak ditë më parë, Besa Shahini, doli në ekranin e Euronews dhe njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme duke u larguar madje nga Shqipëria. Ajo mori guximin, minimal për çdo vend të botës demokratike, por krejt të patolerueshëm për standardet e qeverisë së rilindjes, të thoshte pa leje dhe hapur atë që mendonte.

Ajo i kishte kryer të gjitha detyrimet e saj si anëtare e kabinetit. E kishte informuar më parë kryeministrin për këtë vendim, i kishte shprehur rezervat e saj që nuk i bëri kurrë publike, për mungesën e idealizmit tek i cili ajo kishte besuar, për zhbërjen e vlerave të së majtës, për ndërhyrjen në punësime të burokratëve të partisë, që ajo refuzoi naivisht deri në fund ti pranonte si shefa.

Por, ndonëse asgjë prej këtyre vërejtjeve nuk e tha me zë të lartë, duke u fshehur pas arsyeve personale, vetëm fakti se shpalli me kokë të saj largimin, pa i lënë udhëheqësit, kënaqësinë që ta flakte jashtë kabinetit, u shndërrua në një ndëshkim për të.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që një ministre, që ka dëshmuar se nuk është prekur si shumë të singjashëm të saj nga sëmundja e protagonizmit, të deklarojë vetëm pak ditë më parë se do të qëndrojë në post deri në pranverën e ardhshme dhe menjëherë pas kësaj të detyrohet të lërë karrigen.

Ky është realisht thelbi i asaj që ka ndodhur.

Besa Shahini nuk ishte dhe nuk është as një disidente, as një kundërshtare e Edi Ramës. Madje, nga një pozicion radikal, ajo sot mund të stigmatizohet dhe kritikohet se hyri në qeverinë e tij, kur kësaj të fundit i kishte dalë boja me kohë, për pafatësi, korrupsion dhe mungesë aspiratash.

LEXO EDHE:  Goxhaj kryqëzon klasën politike/ Rama ka rënë, ka marrë me vete dhe opozitën

LEXO EDHE:  Gjyshi im amerikan thoshte: "Eja nipçe se Shqipëria s'bëhet"

Ajo u konformua me këtë kabinet, bëri sikur besonte në reformat që ai do të vazhdonte, në zbatimin e “paktit për universitetin”, në zgjedhjet farsë të rektorëve të universiteteve.



Pra e thënë në një fjalor popullor, ajo punonte për Edi Ramën dhe i shërbente atij.

Por, në qeverinë e rilindjes, kjo është e pamjaftueshme. Sepse aty të mos venerosh liderin dhe mos i thurësh lavde atij është e barabartë me një mëkat.

Mes kolegesh që njëra e thërret shefin Skënderbe, tjetra “brandi i Shqipërisë në botë” dhe dikush tjetër e prezanton si artist të përmasave ndërkombëtare, Besa Shahini qe një mish i huaj.

Nga fundi i mandatit të saj ajo qe e vetmja që nuk e lejonte Ramën të bënte humor me të në mbledhjet e kabinetit dhe që refuzonte të përdorte si njësi matëse të vetmin kut që ka vënë rilindja, atë të likeve në Facebook dhe të kronikave televizive fallco.

Këto ishin krimet e saj, të cilat i pagoi me çmimin e një largimi, që pati po aq mungesë transparence dhe përfilljeje të publikut sa ç‘ishte edhe emërimi i saj.

Vetëm për kaq, ajo u ndëshkua.

Jo se ishte kundër Ramës, por se kërkonte, që me aq sa mundësi kishte, të qe vetvetja. Jo se nuk donte vazhdimsinë e pushtetit të rilindjes, por se shpresonte që në këtë mision të mos shërbente si një ushtare qorre. Jo se gegërishtja e saj nuk përputhej me stilin e pasardhësit të Nolit, por se e shkuara e saj e bënte ta përbuzte politikën spektakël.

Këto “lukse” të vogla, që kanë të bëjnë më shumë me personalitetin e njeriut sesa me vizionin e tij, asaj nuk ia duruan. Atë e shkarkuan pasi hapi rrugën dhe pranoi vetë se do të ikte.

Rama e preu Shahinin në besë, pasi ata patën rënë më parë dakord, se ajo do të vazhdonte deri në fund të mandatit. Kjo qe “tradhtia” e fundit që mund ti bënte. Një goditje se guxoi të vepronte pa leje. Një ndëshkim se tentoi sadopak të respektonte vetveten, një një mjedis ku të gjitha janë në garë, për hosana gojore ndaj liderit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Rifillimi i mësimit në shkolla dhe universitete është përballja më e madhe e vendit me pandeminë!

Publikuar

-

Nga

Rifillimi i mësimit në shkolla dhe universitete është përballja më e madhe e vendit me pandeminë!
Nga Myqerem Tafaj

Shkolla filloi dhe kjo është rruga e vetme për të shmangur një prapambetje akoma më të madhe në formimin arsimor të nxënësve për shkak të pandemisë Covid 19, sidomos të atyre të familjeve të shtresës së varfër dhe pjesërisht asaj të mesme, të cilët praktikisht nuk kishin mundësi mësimi as në whatsup, pa folur për mësim në distancë. Një raport i Bankës Botërore, i muajit maj 2020, vlerëson se ky grup nxënësish nuk është pak, por zë rreth 47% të nxënësve.

Por, falë opozitës dhe mediave, publiku mësoi sot se jo të gjitha shkollat kanë siguruar kushtet e nevojshme anti Covid. Disa kryetarë të bashkive ishin kujtuar ditët e fundit për ujin e rrjedhshën në shkolla. Diku mungonte termometri për matjen e temperaturës për nxënësit, etj etj. Nga ana tjetër, para shumë shkollave dukej sikur po bëheshin mitingje. Nuk e di njeri në cfarë kushtesh realizohet transporti i nxënësve.

Po flitet vetëm për shkollat që filluan sot. Por asnjeri nuk po interesohet për studentët. 2/3 e studentëve të universiteteve janë kthyer në audiotore prej gati 10 ditësh për mësime praktike, konsultime dhe provime.

Cili autoritet i ka certifikuar shkollat dhe godinat e universiteteve për plotësimin e kushteve minimale higjenike? Në fakt kjo është detyrë e Ministrisë së Shëndetsisë, përkatësisht e Inspektoriatit në varësi të saj. Këto ditë ky inspektoriat duhet të deklaronte publikisht se cilët shkolla i kanë plotësuar kushtet dhe cilët jo. Kjo nuk është një gjë formale, por detyrim ligjor.

Nëse do vazhdohet me gënjeshtra për kushtet minimale higjenike në shkolla dhe me grumbullime të tilla të prindërve para shkollave, vendi mund të zhytet në një situatë shumë të rëndë të infeksionit, të cilën sistemi ynë shëndetsor kurrë nuk mund ta përballoj jo me 2 spitale Covid por as me 10 të tilla! Kjo nuk është shaka, bëhet fjalë për jetën e nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe famljeve të tyre.



Një gjë nuk duhet harruar: rifillim i mësimit në shkolla dhe auditoret e universiteve është përballja më e madhe e vendit tonë në këto 7 muaj me pandeminë! Sepse janë rreth 700 mijë (1/4 e popullsisë) nxënës, mësues, studentë dhe pedagogë që do bëjnë mësim në mjedise të mbylluara, klasat dhe auditoret e universiteteve!

Prej tyre rreth 140 mijë janë vetëm në Tiranë. Nëse ky proces kaq masiv nuk do të manaxhohet me përgjegjësi maksimale nga qeveria, ministritë përgjegjëse për arsimin, shëndetësinë dhe ajo për pushtetin lokal, bashkitë, prefektët, drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe drejtoritë e shëndetit  publik, rifillimi i mësimit në klasa dhe auditore mund të kthehej në një super spreader të Coronavirusit të papërballueshëm nga sistemi ynë shëndetësor. Përvoja e vende të tjera është konkrete. Flet shumë rasti i Izraelit, një vend aq shumë i zhvilluar dhe aq i suksesshëm në manaxhimin e valës së parë të Covid-19, ku hapja e shkollave e agravoi shumë situatën e pandemisë dhe ky vend po ri-vendos masat karantine.

LEXO EDHE:  Gjyshi im amerikan thoshte: “Eja nipçe se Shqipëria s’bëhet”

LEXO EDHE:  Protesta e 16 Shkurtit/ Duma parashikon pjesëmarrjen

Rifillimi i mësimit në klasa dhe universitete nuk duhet të lë në harresë nevojën e mësimit në distancë dhe investimeve për dixhitalizimin në sistemin tonë arsimor parauniversitar dhe universitar. Në këtë situatë kaq të pafavorshme të pandemisë, duhet të krijohen mundësi për mèsimin në distancë. Duhen platforma të destinuara, duhen zhvilluar kurrikulat dhe duhen trajnuar mèsuesit për mësimin në distancë. Por, më së pari, duhet mbështetje për nxënësit dhe studentët, me pamundësi ekonomike, për aksesin në internet dhe ndoshta me mjetet e nevojshme dixhitale (tableta, labtop).

BE u ka afruar edhe vendeve me statusin e vendit tonë grante pèr arsimin dixhital. Pra, qeveria nuk ka nevojë as të alokoj fonde nga buxheti, por thjesht të aplikoj për fondet Covid të BE  edhe pèr dixhitalizimin. Ditët e fundit i akordoi BE vendit tonë 198 milion Euro pèr përballimin e situatès Covid. Nèse prej tyre do të vecohen maksimumi 10 milion Euro, kjo shumë do të mjaftonte për të garantuar mësimin në distancë në të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit, madje mund të mbështeteshin edhe nxënèsit dhe studentët e familjeve të varfëra pèr aksesin në internet dhe për mjetet e nevojshme dixhitale.

Fondet gjenden, por duhet vetëm vullnet politik i qeverisë. Por ky nuk duket në horizont. Kaluan gati 6 muaj të pandemisë dhe qeveria nuk bëri asgjë esenciale për dixhitalizimin dhe mësimin në distancë. Eshtë e njëjta situatë, Sistemi èshtë prapë tërësisht i papërgatitur. Përse nuk po vihet në punë platforma e mësimit në distancë e zhvilluar në 2016 me mbështetjen e Austrisë dhe e vendosur pranë AKSHI-it. Nèse do të detyrohemi të rikthehemi në mèsimin online, sërish do jepen disa mèsime të tipit të fjalimeve në RTSH dhe do përdoren prapë telefonat dhe adresat private të emaileve për lidhjet në skype apo në google por në formën e piraterisë.

*Myqerem Tafaj – ish ministër i Arsimit

LEXO TE PLOTE

Opinione

Për “ligen”, bojkotin, qeveritë dhe futbollin

Publikuar

-

Nga

Nga Eduard Prodani 

Shqiperia nuk ka lige futbolli profesionist. Levizja per bojkotimin e kampionatit, me pretekstin e plotesimit te 4 kerkesave eshte thjesht nje manover e drejtuesve te FSHF e mbuluar si nje kerkese e 10 klubeve te kategorise superiore. Kjo eshte e dukshme dhe lehtesisht e argumentueshme. Ajo qe perpiqen ta klasifikojne si “lige” ne rastin me te mire mund te jete nje sindikate por qe duhet regjistruar si e tille. Si gjithmone edhe tani futbolli po manovrohet ne funksion te interesave politiko/elektorale. Veçse kohet e fundit vihet re se po perpiqen te perfshijne ne loje dhe sindikata apo para-sindikata qe natyrisht perdoren per t’i dhene ngjyrim vendimi kolektiv veprimeve qe çojne uje gjithmone ne te njejtet mullinj.

Po a jane te drejta kerkesat qe parashtrohen? Ne nje veshtrim te shpejte po. Pergjithesisht ato jane teknika legjislativo-fiskale te njohura qe perdoren per te bere te mundur terheqjen e financimeve ne futbollin profesionist si dhe per ta bere ate nje biznes me atraktiv. Por ato mund te perdoren edhe per te promovuar zhvillimin e infrastruktures ne futbollin e femijeve dhe per te promovuar levizjen amatore/olimpike. Natyrisht qe lloji dhe proporcionet ne te cilat ato aplikohen jane ne funksion te specifikave te ekonomise se cdo vendi, specifikave te levizjes sportive ne ate vend, te politikave qeveritare per sportin, etj. Po ç’eshte e gabuar me çka po ndodh?

Se pari, koha. Te shtrosh ne prag te nje fushate elektorale çeshtje futbolli qe mund dhe duhet te ishin trajtuar intensivisht ne te pakten 20 vitet fundit natyrisht qe nuk mund t’i shpetoje vleresimeve dhe etiketimeve si levizje politikisht e impikuar me njeren apo tjetren pale. E keqja e madhe e kesaj eshte se e deligjitimon dhe e fut ate ne listen e çeshtjeve qe ne menyre rutine ngrihen dhe lihen menjane ne momente te caktuara politike per t’ja lene trajtimin serioz gjithmone nje te ardhmeje qe s’dihet se kur do te vije. Dhe kjo e demton shume futbollin.

Se dyti, njerezit. Te drejtosh nje kerkese ultimative per perfitime fiskale ne funksion te nje te mire publike duhet me pare te jesh siguruar qe personat e ngarkuar per t’a bere kete ne publik te mos jene ne asnje rast te implikueshem me konflikte te mundshme interesi privat dhe aqe me keq perftimi nga pushteti qe i jepet. Ne rrethana dhe vende te tjera edhe mund te jete situate e kalueshme por jo ne Shqiperine e varfer dhe te abuzuar kaq shume. Aqe me teper kur tashme kemi zhvilluar ne perfeksion kulturen qe te mos merremi ne asnje moment me analizen e asaj qe thote nje individ por me kush eshte ai dhe c’mendojme ne per ate individ. Dhe kjo e kompromenton futbollin.

Se treti, legjitimiteti. Te kerkosh qe ekonomia dhe shoqeria te beje nje sakrifice financiare (aqe me teper ne kohe shume te paqarta) per nje grup sipermarresish duhet qe me pare t’i kesh bindur te gjithe se ky grup me profesionalizmin, angazhimin financiar dhe integritetin ka bere maksimumin e mundshem dhe ka ezauruar tere burimet mundeshme per zhvillimin e atij sektori. Natyrisht qe eshte shume e veshire t’a bindesh publikun qe futbolli shqiptar qeveriset me cilesi dhe integritet, se vizioni dhe puna e drejtuesve ka bere qe te hidhen bazat per rritje sasiore dhe cilesore te futbollit, se mungesa e njerezve ne stadiume vjen per faj te vete njerezve, se ne te vertete nuk ka trukime ndeshjes, se fondet e perfituara nga FIFA/UEFA jane perdorur me efikasitetin maksimal, etj, etj. Dhe kjo krijon pesimizem per futbollin.



Ndonese trajtuar shume shkurt, keto me siper po dhe te tjera me bejne te besoj se bojkoti i shpallur kaq papritur nga “liga” ndoshta mund edhe te arrije te sjelle te mira per ndokend po sigurisht jo per futbollin dhe per ata qe e duan me pasion kete loje.

LEXO EDHE:  Opozita është jashtë funksionit/ Gazetari “shuplakë” Bashës

LEXO EDHE:  Mbyllet protesta e opozitës/ Basha flet për pazare  

Po qeveria? Fajtoret kryesore per situaten e futbollit sot ne fakt jane qeverite. Jo se nuk kane dhene para per futbollin. Por sepse sepse kane lejuar situaten qe futbolli te bjere ne duart e kujtdo qe i ka rene rruga andej, qe ka patur nevoje te promovoje pozicionin e tij shoqeror, qe ka dashur te pervetesoje asete publike, qe ka ditur te trukoje ndeshje, qe ka dashur ta vere ne funksion te perfitimeve elektorale, etj etj.

Sado qe kjo gjendje mbartet prej 25-30 vitesh dhe duket sikur tashme eshte kalçifikuar nuk eshte kurre vone. Kesaj situate mund t’i jepet fund shume kollaj. Qeveria ka sovranitet mbi futbollin ashtu si dhe per çdo sektor tjeter te veprimtarise ekonomiko-shoqerore.

Politika komode se futbolli mund te lihet te zhvillohet nga iniciativa private nuk funksionon. Futbolli ne Shqiperi nuk mund te jete biznes si tregetia, ndertimi, arsimi, e te tjere si keto se paku ne 10-15 vitet e ardheshme. Futbolli ne Shqiperi duhet trajtuar dhe rregulluar si nje biznes social sepse te tille e ka natyren e tij te vertete dhe keshtu mund te vihet ne rrugen e zhvillimit ne kete vend. Shqiperia e ka nje ligj per biznesin social dhe nuk ka pse te mos adoptoje dicka te pershtateshme edhe per futbollin.

E thene ndryshe futbolli ka nevoje per reforme qe nuk zgjidhet dot me nje apo dy akte burokratike qofshin keto edhe ligje te mbushura me paragrafe standarte te kopjuara poshte e lart. Futbolli ka nevoje per vullnet politik reformator, larg plagjiaturave. Natyrisht qe kjo kerkon energji njerezore dhe materiale jo te vogla. Po per nje futboll te vertete ja vlen te sakrifikosh. Ka ardhur koha qe dikush duhet te projektoje rilindjen sportive te Shqiperise.

LEXO TE PLOTE