LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas te Kukësi, Ethemi padit klubin. Ja arsyeja...

6 Gusht 2020, 17:55, Sport CNA
Plas te Kukësi, Ethemi padit klubin. Ja arsyeja...

Valon Ethemi ka kryer vizitat mjekësore dhe ishte gati të zyrtarizohej në skaudrën e re, Zaglebie Lubin në Poloni. Një nga lojtarët më të mirë të verilindorëve është befasuar, pasi ka marrë vesh se drejtuesit e klubit kuksian i kanë rinovuar kontratën pa dëshirën e tij.

Siç raporton Infosport.mk, Et?hemi nuk ka qenë aspak në dijeni të kësaj çështje. Mësohet se kontrata e re është depozituar në Federatën Shqiptare të Futbollit ku drejtuesit verilindorë kanë tentuar t?i japin vlerë juridike. Nuk mbaron gjithçka këtu. Drejtuesit e Kukësit kanë tentuar sërish të joshin anësorin e linjës së djathtë, por oferta e bërë është refuzuar nga lojtari. Duke qenë në këtë situatë, verilindorët kanë ndryshuar kah dhe i janë drejtuar klubit polak duke i vënë në dije se 22-vjeçari është në kontratë me të.

I ndodhur në këto kushte, Valon Et?hemi ka kontraktuar disa avokatë që po merren me çështjen në fjalë. Sipas infosport.mk do të nisë një betejë e fortë ligjore ku klubi i Kukësit do të akuzohet për shpifje, mashtrim dhe paraqitje të fakteve të rreme. Ekziston një dokument ku thuhet se lojtari ka marrë 20 mijë euro paradhënie që të luajë në Kupat e Europës.

Lajmet e fundit nga