LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Oraret-Greqia shtrëngon masat/ Mbyll gjatë natës kufirin me Shqipërinë

6 Gusht 2020, 10:49, Sociale CNA
Oraret-Greqia shtrëngon masat/ Mbyll gjatë natës kufirin me

Qeveria greke ka vendosur shtrëngojë masat e mbylljes së kufirit duke filluar ora 23 dhe deri në orën 07 të mëngjesit, me të gjitha doganat tokësore të vendit nuk do të ketë lëvizje.

Përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është njëkohësisht edhe e vetmja pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre ballkanike në Greqi.

Nga nesër në mbrëmje në orën 23.00, do të mbyllet edhe Kapshtica dhe pikat e tjera që lidhin dy vendet, si dhe doganat me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, autoritetet janë të shqetësuara për fluksin e lartë të lëvizjeve nga dhe drejtë vendeve të Ballkanit, për shtetasit që bëjnë pjesë në kategoritë që lejohet të lëvizin, pasi sipas zotit Petsas, situata në vendet e rajonit është alarmante.
Gjatë ditëve të fundit në doganën e Kakavijës janë instaluar ekipe të qendrës epidemiologjikë të spitalit të Janinës, si dhe mjekë ushtarakë në Kakavijë, të cilët marrin tamponë nga pothuaj çdo kalimtar në këtë doganë./CNA.al

Lajmet e fundit nga