LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ora News të publikojë dosjen Pasmaçiu/ Trafikanti me ushtri gazetarësh

6 Gusht 2020, 07:46, Aktualitet CNA

Prej 3 ditësh Xhemail Pasmaçiu, ish-trafiikanti i drogës i njohur publikisht me emrin Ylli Ndroqi ka filluar, të kërkojë shpëtim duke përdorur median që ka në pronësi dhe gazetarët, si mburojë për akuzat e hedhura ndaj tij.

Pasmaçiu, i ndodhur përballë fakteve të një hetimi të gjatë dhe që duket i kopsitur mirë, po përpiqet që bashkë me disa kamikazë të tij, që i përdor si vjellësa publikë, të mbrohet duke thënë se e shkuara ska rëndësi dhe këto histori janë përpara 20 vitesh.

Këta avoketër janë gazetarë që lehin për shefin e tyre, por a mund të fshihet një trafikant droge pas gazetarëve?

Sado ta zgjasë këtë histori me shpresën se prania e policisë një ditë në ambiente deri në vendosjen e administratorit të ri ishte problem i madh i kësaj media, duket se fundi është i pandalshëm.

Askush nuk e ka penguar median e Pasmaçiut të drogës që të flasë e lirë, përkundrazi ditën që ka shkuar policia ka qenë më e lirë se kurrë, 24 orë sulme akuza ndaj qeverisë dhe drejtesisë, për një pronar me emër të ndryshuar që nuk e pranonte kurrë publikisht, dhe që sot rezulton ish-trafikant droge.Tjetër gazetarët, tjetër ish-trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Gazetarët se pari duhet të hetojnë të vërtetën e pronarit të tyre. Duhet të refuzojnë të paguhen nga një trafikant droge që hesapet nuk i ka mbyllur 20 vite më parë, por edhe në vitin 2015 është arrestuar për trafik droge nga Italia, ngjarje e mbajtur në heshtje nga autoritetet shqiptare dhe e panjohur në media. Pa folur me tej për lidhjet e tij me persona të akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar.

Dikush mund të zgjedhe ti qëndrojë nga pas trafikantit të drogës dhe ti bëjë edhe avokatinë publike, kështu përdorte Pablo Eskobar ish të dashurën e tij, e cila shkonte e para në çdo skenë krimi të urdhëruar prej tij. Sot është pak më ndryshe, ?dashuritë? janë më moderne, gazetarët përdoren për sulme dhe akuza që të krijojnë zhurmë dhe të shpëtojë shefi i tyre duke ngritur alibi publike dhe genjeshtra pafund.

Në fakt duket qartë që askush nuk do t?i marrë Ora News, një TV që shpall veten me peshë në opinion, por që në fakt ka qenë streha e një ish trafikanti, ku paguhen gazetarë.

Problemi është trafikanti i drogës në media, të tjerat janë pa asnjë vlerë.

Ylli Ndroqi është trafikant droge më dy precedent të rënda dhënë publikisht nga SPAK. Besueshmëria dhe vlera e kësaj media bie, shkon në zero. Dhe që Ora News t?i rikthehet qytetarëve dhe besuesshmërisë të publikut, duhet që gazetarët mos jenë vasalë të një trafikanti droge, mos bëhen mburojë e tij por ta investigojnë dhe me kurajo ti publikojnë dosjet e drogës tek Ora News, atëherë do ishte media e lirë. Sot gazetarët e saj fatkeqësisht nuk janë gjë tjetër veçse mburojë e një ish trafikanti droge./ CNA.al

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

Lajmet e fundit nga