Connect with Us

Oborri i Infektivit plot me familjarë të të prekurve me Covid/ Meta nxjerr fotot: Të informohen për shëndetin e të dashurve

Sociale

Oborri i Infektivit plot me familjarë të të prekurve me Covid/ Meta nxjerr fotot: Të informohen për shëndetin e të dashurve

Publikuar

-

Oborri i Infektivit plot me familjarë të të prekurve me Covid/ Meta nxjerr fotot: Të informohen për shëndetin e të dashurve

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga oborri i spitalit Infektiv, ku shumë prej familjarëve të pacientëve të shtruar aty, presin jashtë për të marrë informacion rreth të sëmurëve.

Meta thotë se këto pamje shqetësuese që vijnë nga Infektivi, kërkojnë reflektim të menjëhershëm. Presidenti thekson se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të informohen për shëndetin e të dashurve të tyre.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rikthehen ditët me diell/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen ditët me diell/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Moti i paqëndrueshëm i kësaj të mërkure do t’i lerë vendin motit me diell dhe alternime vransirash.

Në orët e mëngjesit të ditës së enjte përveç rënies së temperaturave, në pjesën veriore parashikohet shi i dobët lokal.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

LEXO EDHE:  Kristaqi duhet ti bëjë një shtesë/sms Presidentit

LEXO EDHE:  Kristaqi duhet ti bëjë një shtesë/sms Presidentit

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 10°C

zonat e ulëta 3°C deri në 18°C

zonat bregdetare 5°C deri në 17°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Varësia nga lëndët narkotike/ Mjeku Alban Haxhi tregon zgjidhjen e këtij problemi

Publikuar

-

Nga

Në programin shëndetësor të PD është edhe zgjidhja e problemit për abuzimin me lëndët narkotike dhe pijet alkoolike.

Doktor Alban Haxhi ka listuar disa pika për zgjidhjen e këtij shqetësimi ku listohen parandalimi dhe trajtimi i rastit.

Ai thekson se abuzimi me substancat narkotike dhe pijet alkoolike është një problem social që meriton vemendjen e duhur për të marrë rrugën e zgjidhjes.

Po e nis kete prezantim me disa pyetje…..

1. Kush nga ju sot ne rruge, ne pallat apo ambjentet pushimi, shkolla nuk ka pare te rinj qe konsumojne substanca narkotike? … Asnje!
2. Kush nga prinderit ne kete periudhe nuk eshte i frikesuar se femija i tij mund te bjere pre e nje substance abusive ne nje vend qe gjendet kudo?…..Asnje!
3. Askush nga ne te gjithe edhe ne momente te veshtira te njererzve qe na rrethojne qe kane rene ne gracken e ketyre substanca apo dhe alkolizmit kronik nuk ka gjetur zgjidhje per tu trajtuar apo risocializuar nga shendetsia jone aktuale apo risocializimi shoqeror. Eshte nje problematike kjo, per familjen shqiptare?…..Sigurisht po

Pergjigjet e ketyre pyetjeve shpjegojne mese miri ate qe une shoh cdo dite ne syte e te rinjve dhe familjareve me te cilet perballem si specialist shendeti…….
Ne perballemi me nje semundje te rende te nje shoqerie te pa mbrojtur sot ne kete kontekst duke hapur para te ardhmes tone nje varg te gjate te problematikave si aksidente, diagnoza te shtuara psikiatrike te te rinjve, vjedhje, vrasje, ulje te vigjilences morale dhe educative dhe deri humbje jete nga perdorimi I ketyre substancave.
Ajo qe une gjeta ne programin shendetsor te partise dermokratike eshte pikerisht implementimi dhe zgjidhja e ketyre problematikave shume te medha te shoqerise sone:

E para:
Forcimi i parandalimit te perdorimit te substancave abusive dhe alkolit nepermjet edukimit paraprak ne ambjente te ndryshme sic jane shkollat, ambjentet e punes dhe mediave duke sensibilizuar ne menyre te theksuar brezat e rinj mbi pasojat e shumta qe na ofrojne keto substanca dhe nga ana tjeter njohja e prinderve apo familjareve me simptomatologjine per te dalluar dhe parandaluar kete fenomen te femijet e tyre, apo familjaret e tjere te familjes.

E dyta:
Trajtimi me dinjitet i atyre pacienteve qe mund te kene rene pre e varesise ndaj tyre…. Krijimi i nje sistemi referues qe nga mjeku i familjes dhe tek specialist i kesaj fushe si dhe trajtimi afatgjate psikosocial i organizuar me qendra te edukimit social ne menyre qe keta te rinj apo familjare te varur nga to te rikthehen ne pjese normale dhe productive per familjen dhe shoqerine. Kjo kerkon dhe do gjeje zgjidhje ne programin tone shendetsor nepermjet trainimeve te stafeve mjekesore ,qe shpesh kane mungesa te dijeve ne kete sector, krijimit te qendrave educative pas detoksifikimit dhe grupeve anonim per alkolin.

E treta:
Kujt i ka rene rasti te perballet me keto lloj mjekimesh sot jane shume te shtrenjta dhe aspak te gjindshme ne treg! Programi jone ka ne plan te fuse ne skemen e trajtimit me rimbursim keto medikamente (ashtu si dhe shume te tjera te domosdoshme per rimbursim apo dhe me cilesore) dhe ti trajtoje keta paciente si te semure kronik te perkohshem deri ne rikthimin ne normalitet te tyre.
Pra e pare ne vija te pergjithshme vetem nga zgjidhja e ketyre problematikave do te kishim si shoqeri mijera te rinj dhe familjare te sheruar, do te kishim me pak aksidente, me pak vdekje me shume harmoni familjare dhe nje shoqeri me te shendetshme. Prandaj ne 25 prill votoni Partine Demokratike, votoni shendetin tuaj , te femijeve dhe familjes tuaj.
Faleminderit!
Dr. Alban Haxhi

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu nxjerr shifrat/ Mbi 200 mijë gjyshe dhe gjyshër sot janë më të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Mbi 200 mijë gjyshe dhe gjyshër sot janë më të mbrojtur

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale nxjerr shifrat mbi fushatën e vaksinimit të moshës së tretë.

Manastirliu thotë se deri më tani janë vaksinuar mbi 200 mijë gjyshe dhe gjyshër që prej fillimit të muajit janar.

Ministrja thekson se është një lajm i mirë, pasi personat e vaksinuar mbi 70 vjeç janë më të mbrojtur nga Covid-19.

“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga Covid-19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE