LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 2 mijë shqiptarë bëjnë testin e Covid në Kakavijë/ Radhë të gjata në pikën doganore

6 Gusht 2020, 08:23, Sociale CNA
Mbi 2 mijë shqiptarë bëjnë testin e Covid në

Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria i janë nënshtruar testeve të Covid.

Mostrat janë marrë nga ekipet shëndetësore të qeverisë greke, Grupet Mobile të EODY. Sipas qeverisë greke, njësitë EODY do të jenë në Kakavijë çdo ditë, për të kryer inspektimet e kërkuara.

Kryerja e testeve Covid ka shkaktuar radhë të pafundme në pikën e kufirit me Greqinë, ku emigrantët kanë qëndruar aty me orë të tëra.
Nga data 16 gusht, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore. Ky vendim ka ardhur pasi shteti shqiptar është klasifikuar si një vend jo i sigurt, sa i përket koronavirusit./CNA.al

Lajmet e fundit nga