Connect with Us

Listat e hapura dhe koalicionet/ Meta detyrohet t’i kalojë me heshtje

Politikë

Listat e hapura dhe koalicionet/ Meta detyrohet t’i kalojë me heshtje

Publikuar

-

Listat e hapura dhe koalicionet/ Meta detyrohet t’i kalojë me heshtje

Kreu i shtetit është në një dilemë të madhe, pasi është i detyruar të heshtë për vendimin  e Parlamentit më 30 korrik që hapi listat dhe unifikoi listën e koalicioneve parazgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Presidentit Ilir Meta draftin me ndryshimet kushtetuese të miratuar në seancën e 30 korrikut për të cilat presidenti është shprehur se nuk i njeh.

Por kreu i shtetit duket i pashpresë në përpjekjet e tij të fundit për  të mos pranuar  ndryshimet që u miratuan në seancën e fundit plenare në Kuvend. Vetë Kushtetuta, të cilën Meta ka thënë se do ta mbrojë nga ndryshimet e njëanshme e ndalojnë atë të kthejë për rishqyrtim.

Neni 177 pika 6 e Kushtetutës thotë se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”. Për këtë arsye, ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi sapo të kalojnë afatet ligjore të përcaktuara dhe botimit në Fletoren Zyrtare.

LEXO EDHE:  Takimi i bujshëm me Çilin dhe konflikti i ashpër me presidentin/ Pse nuk po hesht Dvorani?!

Ndryshimet kushtetuese ndodhen prej disa ditës në tryezën e Metës në pritje për dekretim. Nëse ai nuk i dekreton, ndryshimet do të miratohen në heshtje.

Ndryshimet kushtetuese pasi të kalojnë rrjedhën normale te afateve ligjore do te betohem ne fletore zyrtare me datë 26 gusht.

Presidenti i Republikës i ka cilësuar si të papranueshme ndryshimet kushtetuese duke kërcënuar herë pas here se do rikthejë popullin në shesh.

Në te njëjtën linjë me kreun e shtetit ka qene edhe opozita jashtëparlamentare, e cila nuk e ka bere ende publike qendrimin e saj për Këshillin Politik pas ndryshimeve sipas saj te njëanshme që mazhoranca i bëri Kushtetutës. /Tema

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Meta te Berisha raportoi përgjimin Rama-Basha

LEXO EDHE:  Përfundon pas tre orësh mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Vota kundër amerikës në OKB/ Vasili i kundërpërgjigjet Manjanit



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Vërtetohet edhe një herë që Kelmend Balili ishte i Ilir Metës

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  Parlamenti rrëzoi amandamentet e LSI/ Meta kthen buxhetin 2019

LEXO EDHE:  Meta te Berisha raportoi përgjimin Rama-Basha

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE