LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryetari i Gjykatës së Tiranës në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin

6 Gusht 2020, 10:43, Vetingu CNA
Kryetari i Gjykatës së Tiranës në sitën e vettingut/

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo-n.
Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Hetimi administrativ i gjyqtarit Çomo është realizuar për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ?detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni./CNA.al

Lajmet e fundit nga