LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkojnë të rrëmbejnë yllin e Skënderbeut, Takaj i bën bllokadë Tiranës dhe Partizanit

6 Gusht 2020, 11:02, Sport CNA
Kërkojnë të rrëmbejnë yllin e Skënderbeut, Takaj i

Bajram Jashanica është në shënjestrën e Tiranës dhe Partizanit. Qendërmbrojtësi i njohur pëlqehet shumë nga dy klubet kryeqytetase që kërkojnë ta kenë në prapavijën e tyre. Të kuqtë janë më favoritë dhe kuotat e tij për një kalim të mundshëm te ?Demat? ishin të mëdha për shkak se Ilir Daja është pranë zyrtarizimit në kryeqytet. Megjithatë situatën në dorë duket se e ka marrë presidenti Ardian Takaj.

Kreu i korçarëve ka vënë ?veton? dhe nuk do të lejojë që shtatlarti të lihet i lirë për klubet e Superiores. Nëse deri në fund të këtij muaji nuk do të ketë një përgjigje pozitive nga gjykata federale e Zvicrës, Takaj ka bërë me dije se mund t?i japë lejekalimin vetëm për te Prishtina.

Ndërsa klubet e Superiores apo edhe klube jashtë vendit duhet të paguajnë vlerën e kartonit të përcaktuar pikërisht nga korçarët. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me shtatlartin, ku veç Tiranës dhe Partizanit, është kërkuar edhe nga skuadra e Kukësit.

Lajmet e fundit nga