LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

6 Gusht 2020, 06:16, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me kthjellime, por kryesisht pas orëve të mesditës edhe vranësira mesatare deri dhe të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formë rrebeshesh.

Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i veriut kryesisht përgatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 16°C në zonat malore deri në 19°C në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 26°C në zonat malore deri në 32°C në ato të ulta.

Lajmet e fundit nga