LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilda Bejleri tregon pse u largua nga "Procesi Sportiv": Isha mësuar vetëm...

6 Gusht 2020, 11:35, Sport CNA
Ilda Bejleri tregon pse u largua nga "Procesi Sportiv": Isha

Moderatorja Ilda Bejleri ka folur për shkëputjen e saj nga televizioni dhe tha se pavarësisht projekteve të cilat i janë ofruar, ka preferuar që aktualisht të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj.

Por nuk la pa përmendur se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja të cilat preferoi të mos i zbulonte.

?Oferta ka, por megjithatë dua që t?ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentit dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur?, u shpreh moderatorja.

Bejleri gjithashtu u shpreh në intervistën e saj në ?Edicioni Veror 2020? se gjatë pandemisë është marrë me palestër.

?Koronavirusi na kapi të gjithëve të papërgatitur. Eksperienca ime tek Procesi Sportiv ka qenë diçka shumë e bukur, por isha mësuar që të prezantoja vetëm. Mendoj që ndoshta jemi lodhur pak nga klishetë, pra edhe sporti ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, për një analizë reale.
Jo çdokush mund të flasë për futbollin, në momentin që shoh se ka diçka që nuk me mbushet mendja preferoj që rikthehem me diçka shumë serioze?, u shpreh ajo.

Lajmet e fundit nga