Connect with Us

Familjarë e të infektuave, grumbull para spitalit “Covid 1″/ QSUT del me reagimin e fortë

Shëndeti

Familjarë e të infektuave, grumbull para spitalit “Covid 1″/ QSUT del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Familjarë e të infektuave, grumbull para spitalit "Covid1"/ QSUT del me reagimin e fortë

Disa foto të publikuara sot në media, ku shiheshin grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit të Sëmundjeve Infektive, sollën reagime të shumta.

Mes tyre ishte dhe presidenti Ilir Meta i cili duke i konsideruar këto pamje shqetësuese shkruante se: Familjarët e qytetarëve të prekur nga Covid-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pas kësaj ka dalë me një njoftim zyrtarë dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku sqaron të gjithë familjarët dhe të afërmit e pacientëve të të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, se ndodhemi në situatë pandemie dhe kërkohet përgjegjshmëri maksimale nga të gjithë.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u kujton familjarëve dhe të afërmve të qytetarëve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, se ndodhemi në një SITUATË PANDEMIE! Kjo do të thotë që kërkohet përgjegjshmëri maksimale prej të gjithëve.
Spitali i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në spital Covid prej disa muajsh, që do të thotë se përveç pacientëve dhe personelit, ASKUSH TJETËR nuk mund të lejohet të hyjë. Kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e të afërmve dhe familjarëve të pacientëve.
QSUNT ka vendosur në dispozicion një koordinator të posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Për pacientët e shtruar, komunikimet e familjarëve me mjekun bëhen kryesisht nëpërmjet telefonit, për të evituar kështu infektimin e tyre.
QSUNT siguron të afërmit dhe familjarët e pacientëve, si dhe të gjithë qytetarët, se të shtruarit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive po marrin shërbim mjekësor të pakursyer, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të palodhur të këtij spitali.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19/ Vijon rënia e kurbës, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Vijon rënia e kurbës, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2698  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 207  qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 5 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Beqaj nxjerr videon e të rinjëve në parti/ “Serbesllëku” i shkeljes së ligjit është ofendues

LEXO EDHE:  Ironia e Çapajev Gjokutaj/ Të dalë presidenti e të kalërojë, këtë s’ka Servantes që e imagjinon

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (14 Prill 2021)

Raste të reja ditore 207
Të shëruar në 24 orë 538
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2698

Testime totale 597,150
Raste pozitive 128,959
Raste të shëruara 99,441
Raste Aktive 27,187
Humbje jete 2,331

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19514
Fier 2295
Durrës 1160
Gjirokastër 1114
Shkodër 931
Korçë 718
Vlorë 533
Dibër 340
Kukës 294
Elbasan 204
Lezhë 44
Berat 40

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pse vaksinat anti-Covid janë më pak efektive në pacientët që marrin imunosupresantë

Publikuar

-

Nga

Pse vaksinat anti-Covid janë më pak efektive në pacientët që marrin imunosupresantë

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Vaksinat janë përgjithësisht më pak efektive në pacientët që marrin imunosupresantë siç janë eshte rasti i pacientëve të transplantuar.

Efektiviteti i përgjigjes së vaksinës do të varet nga shkalla e imunosupresorit, dmth dosazhi i tij, për shembull në pacientët menjëherë pas transplantimit dozat jane me te larta, pasi vleresohet qe rrisku i flakjes se organit eshte afersisht 80% ne 2 vitet e para.

Gjithashtu, dihet se imunosupresoret pas një transplantimi të mushkërive dhe zemrës janë shpesh më të larta, sesa për një transplant të veshkave, kështu që përgjigjja e vaksinës është përgjithësisht më e dobët për këto dy organe .

Lista e imunosupresoreve;

NEORAL (Ciclosporine)

CELLCEPT (Mycophénolate Mofétil)

MYFORTIC (Acide Mycophénolique)

CERTICAN (Everolimus)

RAPAMUNE (Sirolimus)

CORTANCYL (Prednisone)

ADVAGRAF (Tacrolimus)

Megjithatë, ekziston një përvojë e madhe e vaksinimit tek pacientët nën imunosupresore, e cila është akoma efektive, dhe nëse marrim shembullin e gripit, rekomandohet vaksinimi me të.

Efektiviteti i tij do të jetë pak më i mirë, krahasimisht me pjesen tjeter te popullatës, por gjithsesi mund të çojë në parandalimin e sëmundjes ose në rast të infeksionit, në forma më pak të rënda, më pak virulente.

LEXO EDHE:  OBSH: 95% e vaksinave kundër Covid-19 janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës

LEXO EDHE:  Ironia e Çapajev Gjokutaj/ Të dalë presidenti e të kalërojë, këtë s’ka Servantes që e imagjinon

Në rastin e virusit SARS-CoV-2, të dhënat janë ende shumë të kufizuara në pacientët e transplantuar, pritet një përgjigje prej 50-60%, ndoshta edhe më shumë, krahasuar me 90% në pacientët jo-imunosupresiv.

Testi më i lehtë për të matur përgjigjen e vaksinës është matja e antitrupave, e cila duhet të bëhet 2-3 javë pas dozës së dytë të vaksinës.

Matjet e antitrupave pasqyrojnë zhvillimin e imunitetit efektiv dhe të zgjatur. Mungesa e antitrupave nuk do të thotë domosdoshmërisht mungesë e përgjigjes së vaksinës, por mund të jetë më pak efektive nëse ekspozohet ndaj virusit.

Për momentin, nuk ka rekomandime perfundimtarr, siç është doza e 3-të, për pacientët që nuk kanë zhvilluar antitrupa pas 2 dozave, kjo kërkon studime të mëtejshme.

Për më tepër, edhe në rast të një përgjigje të vaksinës, padyshim që rekomandohet të vazhdohet me respektimin gjesteve pengesë, në mënyrë që të vazhdohet të merren të gjitha masat parandaluese dhe mbrojtëse për veten dhe për të tjerët.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata nga Covid/ Pipero: Deri në fund të qershorit arrijmë imunitetin e tufës

Publikuar

-

Nga

Pipero xheloz për Najada Çomon?/ S’kam oferta nga asnjë forcë politike

Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur rreth procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri.

Pipero në një lidhje live në emisionin “Breaking”, thotë se vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe mendon se deri në fund të qershorit mund të arrihet imunizimi i tufës.

“Nuk shoh asnjë arsye të ndalohet procesi, janë lidhur disa kontrata me kompanitë prodhuese. Edhe nëse ndalim hapat ne nuk na lë bota, duhet doemos të nxitojmë në procesin e vaksinimit dhe nëse vazhdojmë me këto ritme do të thotë që objektivi për të pasur 500 mijë të vaksinuar deri në fund të majit do të tejkalohet. Besoj se duke shtuar ritmet e vaksinimit dhe fundi qershorit do arrijmë imunitetin e tufës. Do të kemi arritur imunizimin e 75% të shqiptarëve për të mundësuar një sezon turistik të qetë dhe një fund viti optimist”, thotë ai.

Pipero ka folur për efektet anësore që një vaksinë mund të shfaqi dhe thotë se në vendin tonë deri më tani nuk ka pasur asnjë rast problematik. Përsa i përket mpiksjes së gjakut te disa persona të vaksinuar, doktori i referohet këtu studimeve të bëra së fundmi për AstraZeneca dhe Johnson&Johnson në vendin tonë nuk është raportuar ende asnjë rast.

LEXO EDHE:  Berisha zbulon për herë të parë marrëdhënien me Metën/Gabimi fatal i tij

LEXO EDHE:  Minatorët letër Ramës, Ruçit, Metës dhe Bashës/ Këto janë kërkesat e tyre

“Në vendin tonë është një tjetër komitet, ai i verifikimit të efekteve anësore. Nuk kam të dhënë zyrtare të këtij institucioni përsa i përket efekteve anësore. Efekte kryesore të vaksinave janë efektet momentale që verifikohen gjysmë ore pas vaksinës. Nuk njihet asnjë rast alergjik deri tani. Efektet e tjera më të larta janë 1 në 3 ditë, dhimbja në vendin e vaksinimit, temperatura që zgjat 2 ose 3 ditë. Këto janë efektet anësore. Efektet të tjera si mpiksja e gjakut, kryesisht i referohet AstraZenecas dhe Johnson & Johnson ne nuk kemi raste të raportuar ende. Vëmendja e të gjithë vaksinatorëve është shumë e madhe për të evidentuar çdo efekt anësor, sepse është një problem madhor dhe do kujdes madhor”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE