Connect with Us

Ekzekutuan taksistin 3 ditë më parë/ Dy vëllezërit pranojnë krimin para policisë: Po përpiqeshim të…

Kronika

Ekzekutuan taksistin 3 ditë më parë/ Dy vëllezërit pranojnë krimin para policisë: Po përpiqeshim të…

Publikuar

-

Ekzekutuan taksistin 3 ditë më parë/ 2 vëllezërit pranojnë krimin para policisë: Po përpiqeshim të…

Dy vëllezërit që u arrestuan sot për vrasjen e Abdulla Budlla, taksistit 71-vjeçar, kanë pranuar krimin para policisë.

Arsil dhe Sajmir Sherra, 20 dhe 32 vjeç, teksa kanë pranuar krimin kanë deklaruar se ishin përpjekur të zgjidhin një konflikt me viktimën.
Ata janë shprehur se pak kohë më parë ishin konfliktuar fizikisht me 71 vjeçarin. Kujtojmë se taksisti u qëllua për vdekje para 3 ditësh në Fushë-Prezë të Tiranës.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen 7 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

Arestohen 7 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.P., 42 vjeç, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka kundërshtuar me dhune dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.S., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, nuk i është bindur urdhërit të punonjsve të policisë për të ndaluar, duke tentuar të largohej. Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.

Specialisët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
•L.T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”,
u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;
•V.N., 38 vjeç, F.A., 42 vjeç dhe K.H., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  U ekzekutua me 8 plumba/ Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë mbrëmë në mes të Brukselit

LEXO EDHE:  Foto-Me kamera e sistem sigurie/ Zbulohet vila ku banonte Admir Murataj

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I ekzekutuan të birin/ Flet babai i efektivit të FNSH: Xhulio kishte shqetësime si gjithë policët

Publikuar

-

Nga

I ekzekutuan të birin/ Flet babai i efektivit të FNSH: Xhulio kishte shqetësime si gjithë policët

Martin Prela, babai i efektivit të FNSH, që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Lezhë-Milot, ka thënë se ata nuk kishin hasmëri me njeri.

Ai shprehet se nuk e dinë kush dhe pse ia kishte vrarë djalin, 26 vjeçarin Xhulio Prela. Martin Prela ka thënë se dje kishte ngrënë darkë me djalin dhe më pas ai kishte dalë nga shtëpia se do të merrte një mik në Rinas.

“E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Rreth orës 00:00 ka dal nga shpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas. Nuk kemi asnjë hasmëri, Xhulio nuk fliste shumë për punën. Mbante atë që i takonte, çështjet e punës nuk i fliste në shtëpi. Puna edhe mund të jetë shkak, por nuk e di. Disa shqetësime mi pati thënë nga puna, presione, por përgjithësisht janë shqetësime që i kanë të gjithë policët. Përsa i përket mikun që e ka prit nuk kemi asnjë dyshim. Ne nuk e dimë se nga ka ardhur”, është shprehur për Report TV Martin Prela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas 9-vjeçarin në Durrës/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një aksident  rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës në vëndin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”.

Shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE