Sociale
“Duam ujë, rrugë, ndriçim dhe kanalizime!”/ Banorët e fshatit Barç në Korçë dalin në protestë

Banorët e fshatit Barç në Korçë kanë dalë në rrugë për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm.
Ata kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të parashtruara në Bashkinë e Korçës nëpërmjet peticionit që kanë firmosur dhe dorëzuar në bashki para 1 muaji.
Disa nga kërkesat që ata kanë parashtruar në bashki janë investimet që fshati nuk i ka ndjerë gjatë 30 viteve të fundit, uji i pijshëm, kanalizimet, rruga tejet e amortizuar dhe mungesa e ndriçimit publik. Banorët shprehen se në mosrealizimin e kërkesave të tyre ata do te përshkallëzojnë protestat.
Pas protestës së banorëve të fshatit Barç ka reaguar ish-deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari, duke deklaruar se Korça është lënë në harresë nga qeveria aktuale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brahimllari shkruan se është e pafalshme që zonat më prodhuese të Shqipërisë të përballen me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe në mungesën e ujit të pijshëm.
“Korça e lene ne harrese.
Koha e fasadës dhe e kryetareve te bashkisë kukull ka marre fund është koha e sherbimit qytetar. Protesta e banoreve te Barçit ne bashkine e Korçës por jo vetëm, tregon qarte mungesën e investimeve ne këto zona. Është e pafalshme qe zonat me prodhuese te Shqipërisë te përballen me mungesën e investimeve ne infrastrukture dhe ne mungesën e ujit te pijshëm.
Mungesa e ndriçimit publik, mungesa e ujit te pijshëm por edhe mungesa e investimeve ne infrastrukturën rrugore e ka bere jetën e këtyre banoreve te vështire dhe te pajetueshme. Bashkia Korçe te mos flejë gjumë, te lere investimet fasade dhe klienteliste por te përqendrohet tek shqetësimi i vërtete i qytetareve. Koha e fasadës dhe e kryetareve te bashkise kukull ka marre fund është koha e shërbimit qytetar”, shkruan ish deputeti i LSI-së./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës
Dalja e Lumit të Vjosës nga shtrati sipasojë e reshjeve të dendura ka bërë që të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë. Kjo urë lidh...

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra
Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend. Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra...