Connect with Us

Basha, “show” me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë/ Disa përgjigje që çdo demokrat kërkon nga Bujar Nishani?

Politikë

Basha, “show” me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë/ Disa përgjigje që çdo demokrat kërkon nga Bujar Nishani?

Publikuar

-

Komisionit të fitores i duhet një rregullore

Ndërsa na ndan më pak se një vit nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021, kreu i Republikës së re, Lulzim Basha ka nisur lëvizjet, që në fakt më shumë se për fitoren e partisë që drejton duket të jenë një lëvizje taktike e tij, për të justifikuar edhe një dështim të mundshëm nesër.

Nën moton gjasmë “hapim partinë”, pak kohë më parë, nxorën një udhëzim që mbante firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, që sipas tyre do të shërbente për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Në fakt, ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar më parë, udhëzimi i Gazit është një tallje që Basha iu bën kandidatëve, pasi listën do e plotësojë vetë, por përgjegjësinë kërkon ta delegojë diku tjetër. (Lexo këtu)

Por, përtej këtyre për të çuar deri në fund “shpikjen” e tij, Basha së fundi ka shpikur edhe një komision, që pretendohet se do të bëjë vlerësimin e kandidatëve për deputetë.

Sipas propagandës që bën në media zyra e shtypit e Republikës së re, kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por nga personalitete, brenda dhe jashtë strukturave të Partisë.

Ndërsa anëtarë të këtij komisioni janë: Bujar Nishani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Enriketa Papa dhe Mark Marku.

Ndërkohë një ditë më parë, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i këtij komisioni, është se përzgjedhja do të bëhet bazuar mbi kriteret që ka përcaktuar Gazment Bardhi.

Por, ka edhe një detaj, ose një pyetje përgjigjen e së cilës duhet ta japë Nishani, Basha apo Bardhi, kush të dojë nga Republika e re.

Cilat janë kriteret e të ashtuquajturit komision që do të përzgjedhë kandidatët?

Gazment Bardhi nuk ka përcaktuar kritere të komisionit që do përzgjedhë kandidatët. Ai ka përcaktuar vetëm kriteret që këta duhet të plotësonin, që baza kur t’i propozojë t’i ketë parasysh dhe e dyta formulari që duhej të plotësonin.Mustafaj: Opozita të nxjerrë njerëzit në rrugë nëse Rama zhbën marrëveshjen

Sepse baza për shembull mund të propozojë edhe njerëz me shkollë të mesme dhe automatikisht ajo që ka propozuar, Gazment Bardhi i përjashton.

Por, nga ana tjetër këta kandidatë që do të filtrohen nuk është se do filtrohen nga kryesia dhe do të kenë këtë standart. Duhet që vetë ky komision të bëjë një standart.

Edhe pse komisioni në fjalë përtej propagandës në media, duket se është një flluskë sapuni e Lulzim Bashës, gjoja për të hequr përgjegjësinë nga vetja, duke paralajmëruar ndoshta turpësisht edhe humbjen, në fakt duhet të ketë disa kritere.

LEXO EDHE:  Dikush t’i japë pushtet Genc Pollos

Për shembull duhet përcaktuar, nëse duhet shkolla e lartë, apo duhen dy shkolla të larta. Duhet përcaktuar sesa vite duhet të kenë në parti anëtarët e komisionit, kanë pasur apo teser të Partisë së Punës, kanë qënë apo jo komunistë apo ish-të përndjekur? Janë këto detaje, të cilat nuk i kemi parë as dëgjuar as nga Nishani, as nga Gaz Bardhi dhe as nga vetë Luli Basha.Marrëveshja e 5 qershorit/ Paralajmëron Marku: Rreziku është i madh

Për të shkuar sërish tek anëtarët e komisionit, për shembul, si mund ta njohë Besnik Mustafaj një X doktor të propozuar në Korçë?

Ku e njeh Genc Ruli një doktor të propozuar në Kukës?

Ku e njeh Mark Marku një inxhinier të propozuar në Vlorë ?

Le pastaj Zonja Papa, një anonime pa asnjë lidhje me partinë, që deri dje nuk njihej nga askush.

Pa folur pastaj që gjithë grupi, përjashto Bujar Nishanin që ka qënë njeri strikt në PD dhe “ushtar” i Sali Berishës, të gjithë të tjerët janë ku thërret qameti.

A do jetë kriter tradhëtia ?

A do jetë kriter në rastin e këtij komisioni, për shembull në rastin e Besnik Mustafait që duhet ta braktisësh partinë apo qeverinë në momentin kur vjen presidenti amerikan? Siç ia bëri Besnik Mustafaj kur ishte ministër me Sali Berishën.Propozimi i Bashës për Genc Rulin! Ruli në Përballë: “ Kam pasur hezitim, oferta e PD-së në një moment kritik të saj”

A do të jetë kriter si Genc Ruli, për shembull, që dikush të shajë kryetarin e partisë, ta shajë edhe nga gruaja dhe kunati dhe pastaj të kthehet në parti dhe të thotë se ka ndryshuar kryetari dhe të vijë me gruan dhe kunatin

Apo rasti i Mark Markut? A mund të jetë standart se mund të bëhesh deputet edhe po votove kundër partisë, kundër parlamentit dhe të bësh gam gam kot, për gjëra që nuk i kupton? Apo të dalësh në tv dhe të bësh ciu ciu se paguhet nga partia dhe “udhëheqësi i madh”.

Pa folur për zonjën anonime, se as nuk e di ku vjen e ku shkon.

Cilat janë kriteret që duhet të ketë ky komision?

Janë këto disa nga përgjigjet, që presin të dinë demokratët apo votuesit shqiptarë./ CNA.al

Fakti-Basha tallet me kandidatët për deputetë/ Listat do i plotësojë vetë

Nuk iku Luli, por Ruli

Fakti/ Poezia e Besnik Mustafajt për zgjedhjet e Lulzim Bashës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Publikuar

-

Nga

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër në shkollat e kryeqytetit për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë letër e ka publikuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila sulmon ashpër Veliajn për këtë gjest.

Zhupa deklaron se nënësit do të gjejnë nesër letrën neveritëse të Veliajt, pavarësisht se në shkollë mund të mos ketë ujë, apo mund të mos jenë marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

“Të dashur nxënës të Tiranës !



Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

LEXO EDHE:  Dikush t’i japë pushtet Genc Pollos

LEXO EDHE:  Pse nuk flasin avokatët e krimit të Ramës, për universitetin?!

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t’ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt! Në vend të shoëmerrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mesuesve ! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Klodian Tomorri “bën për ujë të ftohtë” Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Publikuar

-

Nga

Klodian Tomorri bën për ujë të ftohtë Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Bashkisë së Tiranës për rrugën e Durrësit që është në proces rikonstruktimi.

Tomorri sulmon bashkinë për sistemin e rrugës, pasi thotë se kanë caktuar 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash.

Me tone të ashpra ai i kërkon llogari Bashkisë së Tiranës se ku e ka kopjuar këtë model dhe në çfarë studimi është bazuar për vendimarrjen.

Gazetari thekson se në një nga rrugët më kryesore të kryeqytetit lihet një hapësirë e madhe për biçikletat dhe lihen pa korsi ambulancat dhe zjarrfikëset.

“Këta shpikësit e Bashkisë së Tiranës ku e kanë kopjuar këtë sistemin e Rrugës së Durrësit, që arteria kryesore e kryeqytetit ka 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash? Ku? Në çfarë vendi? Apo e kanë shpikur këta?



Meqë e kanë gati justifikimin dhe thonë duam të inkurajojmë biçikletat dhe shëndetin e popullsisë, të na tregojnë pak se mbi çfarë studimi e kanë bazuar vendimarrjen. Cilat janë objektivat e kësaj politike? Sa do të rritet jetëgjatësia e popullsisë, sa do të ulen shpenzimet për sistemin shëndetësor? Sa vdekje do të parandalohen në një vit nga biçikletat e rrugës së Durrësit? Apo ngrihen nga gjumi në mëngjes dhe u teket të mbyllin një rrugë se u duket zgjuarsi, ndërkohë që shkatërrojnë jetët e 1 milionë njerëzve.

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha kanë bërë ‘krimin’ më të madh në Shqipëri

LEXO EDHE:  Balla: Vettingu në politikë, ferrë për Reformën në drejtësi

Se janë dhe totalisht të pacipë, kur justifikohen që po marrin modelet e qytetit të Seviljas në Spanjë, apo Amsterdamit në Hollandë. Por modelet e tyre i kopjojnë vetëm për biçikletat, jo për parqet as për ndërtesat. Për pjesën urbanistike kanë marrë modelin e Singaporit. Gjej rripa toke dhe ngri përbindesha deri në qiell.

Tre pallate të reja po ndërtohen nga ish-pasticeri Flora deri tek kryqëzimi i Prokurorisë. Rrugën e Durrësit e bllokuan për biçikletat, kurse Mine Pezën e kanë bërë shtegun që do shfryjë gjithë trafikun e Tiranës.

Mirë për makinat nuk lënë rrugë, po për ambulancat! E ka llogaritur njeri që si pasojë e ngushtimit të rrugëve, në çdo cep të Tiranës mund të vdesin njerëz, për shkak se nuk do të marrin dot shërbimin shëndetësor në kohë? Po zjarrfikëset si do i fusni me këto rrugë nëpër zgeqet ku keni ndërtuar pallatet shumëkatëshe? Kaqola”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rifillimi i shkollës/ Basha thirrje të forta qeverisë: Koha nuk pret

Publikuar

-

Nga

Priten dëshmi tronditëse/ Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh për mësuesit, nxënësit dhe prindërit lidhur me rifillimin e vitit të ri shkollor.

Basha deklaron se të gjithë do të hasin vështirësi për shkak të kushteve të vështira, ndërsa ngre akuzat se qeveria i ka braktisur.

“Uroj veçanërisht fëmijët që nisin klasën e parë. Suksese në rrugën e dijes dhe së bashku me mësuesit dhe prindërit ta tejkalojnë sa më shpejt dhe sukses këtë realitet të ri.

Për të gjithë ne, për mësuesit, nxënësit dhe prindërit ky është një vit shkollor i vështirë dhe sfidues. Respektimi i masave te përcaktuara, ato higjenike dhe të distancimit social mbeten sërish të rëndësishme në përballimin e situatës.

I njoh shumë mirë vështirësitë që do të hasni për shkak të kushteve të vështira në kopshte dhe shkolla. E di që jeni tërësisht të braktisur nga qeveria, por edhe në këto kushte të vështira të gjithë duhet të bëjmë më të mirën e mundshme duke zbatuar të gjithë këshillat e OBSH-së dhe për të mundësuar në këtë mënyrë një proces mësimor normal”, shprehet ai.



Kreu i opozitës deklaron se refuzimi i qeverisë për të testuar mësuesit e bën edhe më shqetësues dhe të paqartë për të gjithë ne nisjen e vitit të ri shkollor.

“Në kushtet aktuale të fillimit të procesit mësimor, akush nuk e di sa prej stafit pedagogjik mund të jenë prekur nga virusi, sa mund ta kenë kaluar në kushte asimptomatike ose me simptoma të lehta por që nuk kanë pasur mundësi të kryejnë testin. Ky duhet të ishte hapi i parë i qeverisë në hapjen e shkollave. Ndërkohë që masat e marra prej saj rezultuan gjysmake ose vetëm të shkruara në udhëzime që nuk u zbatuan kurrë.

Mungesa e shkollave, mosmarrja e masave konkrete për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti vetëm që një grusht klientësh të qeverisë të përfitonin nga fondet, është arsyeja që i detyron fëmijët që nesër të nisin mësimin deri me katër turne. Pjesa më e madhe e shkollave nuk përmbushin as nevojat minimale higjenosanitare. Në shumë prej shkollave mungon uji dhe punonjësit sanitarë.

LEXO EDHE:  Tahiri publikon foto të Bashës me një trafikant droge

LEXO EDHE:  Balla: Vettingu në politikë, ferrë për Reformën në drejtësi

Mësuesve krahas vështirësisë së shtuar në mësimin me orë të zgjatura për shkak të turneve do t’u shtohet dhe kostoja e pajisjes me maska, të cilat duhet t’ua siguronte qeveria. Qeveria i ka braktisur qytetarët dhe i ka lënë ata të vetëm në përballimin e coronavirusit dhe krizës ekonomike. Sot janë të shumtë në numër prindërit që nuk kanë mundësi të sigurojnë mjetet e nevojshme mësimore dhe higjenosanitare për fëmijët e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa më tej bën disa thirrje për qeverinë.

“Në këtë situatë dua sërish të përsëris thirrjen time për qeverinë:
– Të testojë mësuesit për të patur një situatë të qartë në shkolla.
– Të alokojë fonde për shkollat dhe shëndetësinë në mënyrë që të përballohet pa pasoja përkeqësimi i pritshëm situatës së pandemisë për shkak të afrimit të vjeshtës.
– Të rrisë numrin e mësuesve dhe t’i pajisë ata me maska dhe antibakterialë.
– Të alokojë fonde për ndërtimin e shpejtë të shkollave. Nxënësit nuk mësojnë në shkollat 3D të propagandës por kanë nevojë për ambjente të vërteta dhe të sigurta. Jeta e tyre, e mësuesve dhe e gjithë qytetarëve është e rëndësishme çdo ditë dhe jo vetëm kur përdoren për fushatë elektorale apo për vota.
– Të sigurojë kushtet për transportin më shkolla të fëmijëve që jetojnë në çadra, kontenierë apo shtëpi të dëmtuara.
Koha nuk pret!”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE