LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U gjet i vrarë në makinë/ Zbardhen detaje tronditëse, 57-vjeçari ishte duke udhëtuar me autorin

5 Gusht 2020, 15:54, Kronika CNA
U gjet i vrarë në makinë/ Zbardhen detaje tronditëse,

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e pasdites së sotme në Gjirokastër ku një 57-vjeçar u gjet I pajetë në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë në Gjirokastër.

Viktima i identifikuar si Gëzim Saraci, është gjendur i pajetë në rrethana ende të paqarta dhe me shenja të goditurash në trup.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe se pas një konflikti të çastit ai e ka qëlluar me sende të forta duke i sjellë vdekjen.

Policia e Gjirokastrës ka ngritur pika kontrolli në zonë për shoqërimin e  personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga