Connect with Us

Sekuestrohen 22 mijë paund në Rinas/ Përdoruesi i kishte fshehur në trup dhe valixhe

Kronika

Sekuestrohen 22 mijë paund në Rinas/ Përdoruesi i kishte fshehur në trup dhe valixhe

Publikuar

-

COVID-19 ka vijuar të kufizojë lëvizjet çka ka rezultuar në një situatë dramatike sidomos për sektorin e turizmit në këto muaj të verës. Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2020, janë 663.980. Krahasuar me Korrik 2019, ky tregues rezulton me rënie 61,5 %. “Në Korrik 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar janë 387.716. Krahasuar me Korrik 2019, ky numër ka rënë me 67,1 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në shtatëmujorin 2020 është 1.169.610, duke rënë me 64,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Përgjatë shtatë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 52,4 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 88,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019” thuhet në publikimin e INSTAT. Përgjatë këtyre muajve kryesisht në qershor dhe korrik përveçse shtetasve nga Kosova ka pasur hyje nga vende të tjera si Polonia apo Bjellorusia kryesisht turistë me chartera por që nuk kanë mundur të bëjnë ndonjë diferencë. Vetëm në korrik ka pasur 9600 turistë gati katër herë më pak se korriku i një viti më parë ndërsa si 7 mujor hyrjet e polakëve në vendin tonë për 2020 rezultojnë 11 800. Pandemia ka kufizuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë. Sipas INSTAT daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit Korrik 2020, janë 545.962 duke shënuar një rënie me 62,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2020 janë 246.334. Krahasuar me Korrik 2019, ky numër ka rënë 52,3 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2020, janë 299.628. Krahasuar me Korrik 2019, ky numër ka rënë 68,4 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në shtatë mujorin 2020, është 1.626.642 duke rënë 48,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në raport.

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me intenerar Luton – Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.
Sezoni turistik rrit dhe numërin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Prokuroria kërkon burg për 5 të arrestuarit

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Hapen shkollat/ Mësuesja dhe sekretarja e një gjimnazi rezultojnë pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në qytetin e Tepelenës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo gjë është mësuar pasi morën përgjigjen e analizave dje.

Ky rast vërteton edhe një herë rrezikun që u kanoset nxënësve lidhur me probabilitetin e infektimit me Covid-19.



Nga ana tjetër, ministria e Arsimit dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë apel që të zbatohen të gjitha masat  që janë bërë të ditura kohët e fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Grabitën dhjetra njerëz në Dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Grabitën dhjetra shtëpi në dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallën në kërkim 3 të tjerë

Policia e shtetit ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Shtetasi me iniciale N.P 42 vjeç është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Shtetasi N. P., në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura, konkretisht:

Më datë 31.07.2020, në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeve



Më datë 07.09.2020, në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P. Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime

LEXO EDHE:  Fluturimet në maj/ Pavarësisht bllokimit, mijëra pasagjerë zbritën në Rinas

LEXO EDHE:  Video e grabitjes në Rinas

Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Publikuar

-

Nga

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas asaj që raporton ABC news, mësohet se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.



Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE