Connect with Us

Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?

Kronika

Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?

Publikuar

-

Pronat e Ndroqit/ SPAK ka sekuestruar troje, kush i ndryshoi destinacinin?!

Hetimet ndaj Ylli Ndroqit nuk kanë nisur në datë 21 korrik 2020, datë në të cilën u regjistrua procedimi pasuror ndaj tij. Në shkresat që gazeta Si disponon rezulton që Spak kishte nisur verifikimet ndaj Ylli Ndroqit më tepër se një vit më parë në vazhdën e veprimeve të nisura gjatë hetimit të Hekuran Hoxhës, një trafikant droge që doli në copëzat e dosjes 339.

Në kërkesën e dorëzuar nga prokurorët e posaçëm të Spak përmenden të dhënat e nisura nga italianët në datën 1 prill 2019 . Shprehimisht prokurorët e Spak i thonë gjykatës ” ky fakt konfirmohet edhe nga shkresa e Ministrisë së Brendshme të Italisë, numër protokolli UCI/ALB/RF410-8/5/2020.

Në datë 1 prill 2019, dërguar zyrës qëndrore kombëtare Interpol Tirana, ku konfirmohet se nga verifikimi i kryer në bankën e të dhënave, ka rezultuar se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu) me datëlindje tjetër 11.01.1960 , në ngarkim të tij rezultojnë precedent policor ne fushën e narkotikëve, konkretisht në ngarkim të tij urdhër arresti me burg dhënë në mars 2006 nga GIP pranë Gjykatës së Milanos”.

Në këtë kthim përgjigje që konfirmon se ndërkohë autoritetet shqiptare kishin nisur interesimin për Ylli Ndroqin, shpjegohet më tej se katër vite pas këtij vendimi, dhe përkatësisht më 31 mars 2010, Gjykata e Torinos deklaroi humbjen e vlefshmërisë së masës së arrestit. Ky informacion është konfirmuar gjithashtu edhe nga drejtoria qëndrore e shërbimit antidrogë shprehet Spak, që thekson se pranë arkivave të saj rezulton emri i Ylli Ndroqit, në ngarkim të të cilit rezulton masa paraprake e sipërpërmendur e Gjykatës së Milanos, vendim si rezultat i mbylljes së hetimeve të koduara Triangolo d’oro dhe Bakllava, të kryera nga grupi operativ i antidrogës i Guardia di Finanza në Milano.

Por Spak pohon jo zyrtarisht për gazetën Si, se hetimi pasuror mori formë në muajin korrik, pas një sërë veprimesh që vazhdonin të ishin në pritje, më i fundit i përcjellë në datën 2 korrik 2020. Sidoqoftë ky veprim më i fundit rezulton sipas burimeve të Gazetës Si edhe në dosjen e dorëzuar në gjykatë ku përmendet se zyra qëndrore e Interpol ka përcjellë të dhëna të siguruara nga Interpol Roma dhe ku konfirmohet se Ylli Ndroqi, në vitin 2004 është referuar nga autoritetet gjyqësore pas operacionit Bakllava si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Në vijim thuhet më tej ai u arrestua në shkurt 2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006.

Këto të dhëna u konfirmuan në mesdittë edhe nga Policia e Shtetit, që në një njoftim zyrtar deklaroi se puna hetimore proaktive ndaj pasurive të Ylli Ndroqit zgjati rreth 18 muaj, kohë që u nevojitet për të gjurmuar pasuritë e tij.

Çfarë u bë shkak që Ndroqi u kthye në shënjestër?

Burime jo zyrtare pohojnë për gazetën Si se ka vetëm një emër që hodhi dritë mbi pasuritë e Ylli Ndroqit, të cilit ju sekuestruan gjithsej 26 pasuri, mes tyre edhe aksionet ne televizione. Bëhet me dije se pas zbulimit të trafikantit Hekuran Hoxha për të cilin Gazeta Si raportoi një ditë më parë, Spak nisi verifikimin ndaj këtij shtetasi që doli si pjesë e dosjes 339.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Mero Bazes: Ylli Ndroqi trafikant droge i keqpërdorur nga politika

Hekuran Hoxha, i moshës 50 vjeç akuzohet për trafik narkotikësh përderisa në përgjime del mes organizatorëve së bashku me biznesmenin Admir Hoxha teksa presin të sistemojnë disa shtetas turq, që do të angazhoheshin më pas në laboratorin e Brenogës në Has të Kukësit.

                                                                               Hekuran Hoxha

Rezulton paraprakisht, thonë burime të Gazetës Si pranë prokurorisë Spak, se teksa prokurorët kërkonin të dhëna për Hekuran Hoxhën nga ndërkombëtarët, ata i bashkëngjitën edhe emrin e Ylli Ndroqit. Ndroqi nën emrin e mëparshëm Xhemal Pasmaciu kreu në 1998 së bashku me Hekuran Hoxhën në Turqi një udhëtim droge, për të cilin u arrestuan turq e shqiptarë e madje sipas Interpol Ankarasë edhe vetë ai nën dyshimet se ishte pritës i 30 kg heroinë.

Kur pala Spak kërkoi të dhëna nga Italianët për durrsakun Hoxha ata përcollën të dhëna për të, përmes disa letërporosive që mbajnë data të ndryshme. Italianët u treguan të pakursyer dhe servirën edhe emra të tjerë që ndërkohë po përgjoheshin që nga Avdylajt e Ndokët, apo dhe dosjen e dy tonëve me drogë të bllokuar në tetë shkurt 2017. Për këtë ngjarje italianët servirën emrat e Astrit Balliut, Gjevi Ndokës, Esat Mehmetit, Saimir e Petrit Sulejmanit.

                                                                              Laboratori ne Has

Por kur këto dosje janë ndarë e veçuar pasi kanë episode të ndryshme, emri i Hekuran Hoxhës shfaqet në komunikimet me biznesmenin Admir Hoxha, ky i fundit pritës i dy turqve dhe një kosovari të
quajtur Iskander Saleh, Nedjet Cesorugulu dhe Xhemal Shala. Së bashku ata koordinuan veprimet për të përgatitur laboratorin ku do të përpunohej heroina, që u gjet pas ndërhyrjes policore në Brenogë të Hasit.

Pas një sërë veprimesh edhe me prokurorinë speciale të Prishtinës, Spak shkoi në gjykatë për Hekuran Hoxhën me kërkesën për masë sigurie, pasi ai shikohet si një anëtar i një rrjeti trafikantësh që fusnin heroinën në pllaka mermeri të tregtuara nga Irani në Kosovë me kalim tranzit Shqipërinë. Mes dhjetëra përgjimeve Spak përmend bisedën mes Hekuran Hoxhës dhe kushëririt të Admir Hoxhës të quajtur, Roni ku flasin për shtetasit kosovarë dhe turq që kishin ardhur dhe duhet të uleshin të prisnin.

Në këtë çështje Spak përmend si veprime me të huajt letërporositë e shkëmbyera me prokurorinë e Barit, të Firences, me prokurorinë speciale të Kosovës. Veç të tjerave tha një burim i gazetës Si, Hekuran Hoxha po hetohet edhe për pastrim parash, por ai është i njëjti person me të cilin Ylli Ndroqi u arrestua në Turqi nga skuadrat antidrogë, një operacion që nisi nga indiciet e një tjetër trafikanti të quajtur Abduselam Turgut, që më herët është arrestuar në Shqipëri, por u arratis i qetë falë dhuratës që i bëri
gjykata e apelit Tiranë disa vite më parë me masën arrest shtëpie me adresë Kthesën e Kamzës./ Gazeta Si

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    5 Gusht, 2020 at 11:34 pm

    Prokuroret e spakut jane me te politizuarit e ref ne drejtesi

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas për vdekje motoristin/ Pranga 58-vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje motoristin/ Pranga 58-vjeçarit

Një 58-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka aksidentuar për vdekje një person i cili udhëtonte me motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 të natës tek rrethrrotullimi i Golemit.

Motoristi 32-vjeçar me iniciale E.K. u transportua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.



“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen” – njofton policia.

LEXO EDHE:  Intervistohet prokurori i dosjeve të “nxehta”/ Çfarë tha për përgjimet

LEXO EDHE:  Vlorë/ Arrestohen të kërkuarit për narkotrafik

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Dërgohet me urgjencë në spital një person

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Dërgohet me urgjencë në spital një person

Një person ka mbetur i plagosur rëndë sot në Korçë pasi është rrëzuar nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras. Mësohet se i plagosuri ka qenë duke kaluar me biçiklete teksa ka humbur kontrollin dhe ka rene nga ura shkruan ABC news.



Si pasojë e rrëzimit ai ka marrë plagë ne kokë, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ryshfet nga bizneset për t’i shpëtuar nga gjobat/ Lihet në burg inspektori i Tatimeve

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Erjon Trungin, inspektor i Tatimeve. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas SPAK-ut, Trungu merrte ryshfet nga biznese të ndryshme në kryeqytet për të mos i ndëshkuar në rast kur ata kapeshin në shkelje.



37-vjeçari u arrestua në flagrance dhe gjatë prangosjes iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mijë euro, të cilat i kishte marre në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz./CNA.al

LEXO TE PLOTE