LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kina një rivale sistematike e BE-së, siguria e qytetarëve tanë është në rrezik

5 Gusht 2020, 06:34, Blog CNA

Nga Michael Roth ?Der Spiegel International?

* Koronavirusi nuk interesohet për ideologji apo gjeopolitikë. E megjithatë pandemia ka qenë prej kohësh katalizatore e rivalitetit midis fuqive kryesore, duke e bërë edhe më komplekse situatën gjeopolitike. SHBA, tashmë në tërheqje nga udhëheqja e botës, është kryesisht e shqetësuar për veten e saj.

Ndërkohë, Kina po merr një qasje më të ashpër, dhe po e çon përpara me agresivitet agjendën e saj globale. Kjo gjë, e ka bërë edhe më të qartë faktin pse Evropa duhet të bëhet më rezistente, dhe kjo nga ana e saj kërkon urgjentisht një orientim të qartë, edhe për sa i përket qasjes së saj ndaj Kinës.

Marrëdhëniet e BE-së me Kinën janë të ndërlikuara. Kina është një partnere e rëndësishme tregtare, por edhe një rivale ekonomike. Ajo është partnerja e dytë më e madh tregtare e Bashkimit Evropian, ndërsa BE-ja është e para për sa i përket Kinës.

Ekonomitë tona janë shumë të ndërlidhura, dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin është në interesin tonë të ndërsjellë. Ne mund të jemi të suksesshëm vetëm duke bashkëpunuar me Kinën, sidomos kur është fjala për çështje globale si lufta ndaj epidemive, ndryshimi i klimës dhe zgjidhja e konflikteve rajonale.

Megjithatë, Kina është në të njëjtën kohë një rivale sistematike e unionit, dhe ajo po merr një qasje gjithnjë e më agresive edhe përballë Evropës. ?Diplomacia  e maskave? e Pekinit, e shoqëruar me një fushatë dezinformimi në mesin e krizës së koronavirusit, është vetëm një nga shembujt aktualë.

Udhëheqja e shtetit autoritar njëpartiak, nuk lejon t?i shpëtojë asnjë rast për të futur përçarje midis vendeve anëtare të BE-së, dhe për t?i dobësuar ato. Ne jemi aktualisht në një garë të ashpër vlerash, që rrjedhin nga koncepte shumë të ndryshme të shoqërisë. Në Hong Kong, Kina po dëshmon se sa e pa kompromis është në synimin e saj për të rivendosur ndikimin e plotë mbi metropolin e famshëm.

Veprimet e Pekinit në lidhje me pretendimet e veta territoriale në Detin e Kinës së Jugut, si dhe shkeljet serioze të të drejtave të njeriut në provincën e Xinjiang, i përshtaten më së miri kësaj panorame. Prandaj, Kina nuk ka frikë të shkelë para syve të botës parimet themelore të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Po çfarë mund të bëjë BE-ja, për të mos u paralizuar si lepuri kur gjendet përballë një gjarpri, që është dukshëm gjithnjë e më të fuqishëm? Një gjë është më se e qartë:Ne kemi urgjentisht nevojë për më shumë veprim evropian në marrëdhëniet tona me Kinën. BE duhet të veprojë më me shumë siguri përballë Kinës, dhe të flasë me një zë.

Ne nuk mund të përballojmë sot Pekinin, nëse nuk jemi të bashkuar, dhe nëse nuk mbrojmë vlerat dhe interesat tona, me forcën e kombinuar të BE-së. Dhe këtu ?Thembra e Akilit? është mungesa e unitetit. BE-ja nuk duhet të lejojë shpërbërjen  e vet. Ne nuk mund të mbyllim sytë përballë manovrave të papricipta të Pekinit.

Rreth 80 formate të ndryshme dialogu, po zhvillohen vetëm midis Gjermanisë dhe Kinës. Synimi duhet të jetë forcimi i mëtejshëm i shkëmbimeve në nivel evropian. Pavarësisht të gjitha interesave të ligjshme kombëtare individuale, BE-ja është korniza vendimtare për veprim dhe udhëzuesi kryesor për ne.

Mbi të gjitha, asnjë vend i vetëm në Evropë nuk është në gjendje të mbrojë i vetëm dhe gjithmonë interesat dhe vlerat e tij përballë Kinës. BE-ja duhet të jetë më shumë në sytë e botës, sesa vetëm emëruesi më i vogël i përbashkët i anëtarëve të saj.

Fatkeqësisht, ne po shohim se joshja për të bërë biznes me Kinën, sfidon në jo pak raste themelet e vlerave të Evropës. Dhe se kjo gjë e kompromenton besueshmërinë tonë, dhe na dobëson të gjithëve, nëse vende të caktuara anëtare janë gati të minojnë politikën evropiane të të drejtave të njeriut, për hir të një ?marrëveshje? të dyshimtë fitimprurëse me Kinën.

Ne duhet të jemi të gatshëm t?i mbrojmë me vendosmëri vlerat tona. Dhe kriza e koronavirusit ka qenë një kambanë alarmi. Pandemia ka qenë një kujtesë e dhimbshme për ne, se sa e ndërvarur është bërë Evropa në fusha të caktuara. Maskat ??dhe mjetet e tjera mbrojtëse por edhe shumë antibiotikë, prodhohet tani shumica në Kinë.

Dhe Pekini është duke e shfrytëzuar varësinë ekonomike për politikat e saj ekspansive. Pra në rendin e ditës është një sovranitet më i madh evropian. Ne duhet të forcojmë sistemet tona të kujdesit shëndetësor, të diversifikojmë zinxhirët tanë të furnizimit, dhe të minimizojmë varësitë në sektorë veçanërisht jetikë.

Sa i përket garës globale për epërsi teknologjike, Kina dhe SHBA-ja janë ato që diktojnë ritmin e saj. Gjithsesi, ne evropianët duhet të përpiqemi të zotërojmë vetë teknologjitë kryesore. BE-ja duhet të mbetet motori i inovacionit. Vetëm atëherë ajo do të vazhdojë të qëndrojë mbi këmbët e veta në të ardhmen.

Kjo gjë dëshmohet shumë qartë nga rrjeti 5G, shtylla kurrizore e së ardhmes sonë digjitale. Në këtë rast, në lojë është siguria e qytetarëve tanë. 5G po bëhet gjithashtu një provë lakmusi për objektivin e një sovraniteti më të madh evropian. Prandaj do të ishte logjike, që për ndërtimin e këtij rrjeti, të mbështeteshim para së gjithash tek kompanitë evropiane.

Nga ana tjetër, ?shkëputja? sa më shumë që të jetë e mundur nga Kina, nuk është një shans për BE. Koronavirusi dhe fuqitë kryesore po e ndryshojnë globalizimin, por nuk po e zhdukin atë. Prandaj bashkëpunimi është një domosdoshmëri dhe një mundësi.

Dhe në marrëdhëniet tona të drejtpërdrejta me Pekinin, ne mund dhe duhet të artikulojmë qartazi interesat tona, dhe të kultivojmë një bashkëpunim të fuqishëm me qëllim zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Por nuk duhet të kemi frikë të ?përplasim brirët? me Pekinin, kur bëhet fjalë për çështje të vështira siç janë të drejtat e njeriut, siguria dhe teknologjia.

Tek e fundit, kjo gjë ka të bëjë me sovranitetin tonë. Në lidhje me atë që po ndodh në Hong Kong, BE ka miratuar tashymë një paketë gjithëpërfshirëse masash, si pjesë e një përgjigjeje të përbashkët. Kjo përfshin kufizime të mëtejshme të eksporteve të mallrave në lidhje me sigurinë, rregullor më të thjeshtuara të hyrjes dhe qëndrimit për qytetarët e Hong Kongut dhe mbështetje ndaj shoqërisë civile atje.

Për më tepër, pas konsultimeve të ngushta me vendet anëtare të BE-së, Gjermania ka vendosur të pezullojë marrëveshjen e saj për ekstradimet me Hong Kongun. Pra, mesazhi për Pekinin është i qartë:nuk do të ketë ?biznes si zakonisht?, dhe Hong Kongu do të jetë një test për besueshmërinë e Kinës si një partnere ndërkombëtare.

Me planin më të madhe financiar në historinë e saj që arrin në 750 miliardë euro, BE-ja po hedh që tani bazat për të ardhmen evropiane. Një proverb kinez thotë se ?është më mirë të të kenë zili, se sa të mëshirojnë?. Dhe një Evropë e fortë dhe sovrane, me një frymë solidariteti që mbron qytetarët e saj, dhe mbron me vendosmëri vlerat dhe interesat e saj në botë, është sigurisht për t?u pasur zili.

Shënim: Michael Roth, ministër shteti në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, përgjegjës për çështjet evropiane./ Përshtatur nga CNA.al

06:44 Blog

Sa peshojnë retë?

Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...

Lajmet e fundit nga