Connect with Us

I vuri zjarrin pyllit duke rrezikuar dhe banesat përreth/ Arrestohet në flagrancë 57-vjeçari

Kronika

I vuri zjarrin pyllit duke rrezikuar dhe banesat përreth/ Arrestohet në flagrancë 57-vjeçari

Publikuar

-

Zjarr i madh në Vlosh të Roskovecit/ Digjet pylli, rrezikohet kurora me pisha

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi ne flagrancë i shtetasit K. G., 57 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.

Arrestimi i këtij tij u bë pasi i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz dhe për pasojë zjarri ka përfshirë edhe banesën e shtetasit A. T. 48 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për banorët e zonave malore dhe për barinjtë që të tregojnë kujdes dhe të mos tentojnë të vënë zjarr në pyje e kullota, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 129 apo në Komisariatin Dixhital çdo tentativë të zjarrvënies dhe çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Blutë kanë bërë të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

39-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Ndërkaq, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Një tjetër aksident me  pasjë humbje jete është shënuar në rrugët e vendit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja në Vlorë ku dy automjte janë përplaur me njëra-tjetrën.



Si rrjedhojë e aksidentit, një person ka humbur jetën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Publikuar

-

Nga

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Lolaj në Peqin.

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.



Si pasojë e aksidentit dy persona janë plagur, dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE