LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Djali u përpoq të shpëtonte të ëmën”/ I mbijetuari rrëfen momentet e tmerrit kur rrezikuan mbytjen

5 Gusht 2020, 09:47, Sociale CNA
“Djali u përpoq të shpëtonte të ëmën”/

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë sot në Himarë, ku një farkë me katër pjestarë të një familje u fundos nga stuhia.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë kanë arritur të shpëtojnë 3 persona që po mbyteshin në det, ndërsa gruaja rezulton akoma e humbur.

Një nga të shpëtuarit Fatjon Resulaj ka rrëfyer për News 24 momentet e ferrit.

?U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve?, tha i mbijetuari Resulaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga